Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Situata në Shqipëri shfaqet alarmante përsa i përket zjarreve që pothuasje kanë prekur të gjithë vendin.
Brenda muajit Korriku janë shënuar shumë vatra zjarresh aktive. Rreziku në disa prej zonave mbetet i madh, sidomos në pjesën jugore të Shqipërisë. Deri më tani mësohet se situata e zjarreve në Karaburun është alarmante, por po punohet intensivisht nga Forcat e Armatosura në shuarjen e flakëve.
Ndërkaq zjarre aktive ka edhe në qarqet si Kukësi, Tirana, Elbasani, Fieri , Berati, Korça, Vlora dhe Gjirokastra.
Sipas të dhënave të IGJEUM, më poshtë po iu pasqyrojmë situatën aktuale për disa prej qarqeve që janë përfshirë më shumë nga zjarri.
Qarku i Kukësit
Në Kukës janë dy vatra zjarri të shfaqura në ditët e fundit, një në fshatin Shikaj dhe një në fshatin Bardhoc. Mësohet se zjarret janë izoluar tërësisht.
Qarku i Tiranës
Një qark problematik mbetet edhe Tirana, ku shënohen mbi 10 deri në 12 vatra zjarri. Zonat më problematike shfaqen në malin e Dajtit, zona të Krrabë dhe Farkës. Forcat e armatosura janë në lëvizje për sigurimin e mospërhapjes së zjarreve. Në qarkun e Tiranës herë pas here po krijohen vatra të reja, ku shkak janë bërë edhe pikniqet që organizojnë qytetarët me zgara apo hedhja e cigareve.
Qarku i Fierit
Një nga qarqet që prej javësh është përfshirë nga flakët është edhe Fieri. Vetëm gjatë muajit Korrik është raportuar për 100 vatra që kanë djegur qindra hektarë bimësi. Prej ditësh janë djegur edhe mbetjet në zonën e Mbrostarit e sërish disa vatra janë aktivizuar në zona të tjera. Flakët e zjarrit kanë përfshirë kodrat në fshatin Cakran të Fierit, që janë përhapur në një zonë me ullinj dhe shumë bimë janë djegur. Në qarkun e Fierit vatra e zjarrit në Kreshpan është fikur plotësisht, ndërkohë në vatrën e zjarrit në vendgrumbullimin e plehrave, sipas verifikimit të përfaqësuesve të AKMC- së, situata është drejt normalizimit. Kjo, falë punës së organizuar në nivel qarku, pasi është bërë izolimi i pothuajse 70% të sipërfaqes nga hedhja e dherave dhe masave të tjera të marra.
Qarku i Beratit
Berati ka qenë qark i rrezikshëm dhe i prekur nga flakët. Në qarkun e Beratit është prekur mali i Tomorrit, ku zjarri është riaktivizuar edhe pasi situata është normalizuar. Zjarri i parë dogji Malin e Tomorrit për 9 ditë rresht, duke shkrumbuar më shumë se 25 hektarë pyje. Ndërkohë për shkak të terrenit të vështirë vatrat e zjarrit u përhapën në pjesën jugore dhe ishte ndërhyrja nga ajri ajo që bëri të mundur shuarjen e tyre. Për këtë situatë në një prononcim për mediat drejtori i ADZM, Fatos Nako ka bërë një përmbledhje të të gjithë situatës nga zjarret e ditëve të fundit në malin e Tomorrit.
?Fillimisht ai u shfaq në një zonë të vështirë në një lartësi mbi 1400 metër mbi nivelin e detit, por terreni i vështirë bëri të mundur përhapjen e mëtejshme të tij. Më pas, është ngritur dhe shtabi i emergjencave duke bërë të mundur koordinimin e të gjithë forcave për të bërë të mundur shuarjen e vatrave të zjarrit. Në ditën e katër ne u bë i mundur dhe përfshirja e forcës njerëzore përveç helikopterit. Terreni i vështirë ka qenë dhe ndër shkaqet kryesore të përhapjes së flakëve. Deri më tani nuk mund të futemi për të bërë dhe raportin në lidhje me sipërfaqen që është djegur, por mendojmë se mbi 200 hektarë mund të jetë dëmtuar?, ka thënë ai.
Qarku i Vlorës
Prej disa ditësh është rrethuar nga zjarret që kanë përfshirë zonën e Radhimës, zonën pranë Orikumit dhe Karaburunin. Një vatër tjetër është në Selenicë. Për të mbajtur nën kontroll minsitri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka vënë në dispozicion 500 efektivë të ushtrisë që po punojnë për të shuar flakën në rrugë tokësore, ndërkohë edhe tre helikopterë janë në aksion për të shuar flakët në rrugë ajrore.
Qarku i Sarandës
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë javën e fundit të Korrikut, edhe një sipërfaqe toke në një fshat të Sarandës, i quajtur Shelegar.Nga zjarri i rënë janë djegur edhe 350 rrënjë ullinj.
Pas Vlorës, Rradhimës, Karaburunit dhe Selenicës flakët zbriten në skajin jugor të vendit. Një zjarr masiv është duke avancuar drejt zonës së banuar në Ksamil. Sipas kreut të zjarrfikëseve, zjarri që nisi rreth mesditës së 31 Korrikut në lartësinë e kullotave malore përparoi me shpejtësi i favorizuar edhe nga era dhe tani gjendet pranë një blloku ullinjsh gati 500 metra nga banesat.
Aktualisht situata më e ngarkuar është ajo e Vlorës, në pjesën e Karaburunit dhe fshatit Dukat. Forcat e Armatosura janë në gadishmëri dhe po punojnë për eleminimin e përhapjes së zjarrit më tej. /CNA.AL
Rihapet portali e-Albania për regjistrimin online të nxënësv...
Pasuria e kreut të SPAK, Arben Kraja shtrihet nga qendra në ...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi po vëzhgon situatën e zjar...
Gjykata e Apelit ka kthyer sërish në shqyrtim dosjen për vra...
Policia e Elbasanit ka goditur edhe një tjetër rast të kulti...
Ish-Ministri i Drejtësisë në Qeverinë “Rama “, Ylli Manjani ...
“Grabitet shtëpia e kreut të SPAK Arben Kraja, në Gjirin e L...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka nisur pushimet në...
Prej më shumë se 10 ditësh, qarku i Vlorës është nën pushtet...
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka folur mbi situatën ...
Të gjithë ne e kemi përjetuar djegien nga dielli kur e ekzag...
Fenomenet ekstreme të motit si përmbytjet po shpeshtohen. Nj...
Edhe ditën e sotme ka vijuar ndërhyrja nga ajri për të shuar...
Ambasada gjermane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësish...
Kreshnik Spahiu, ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, ka denoncuar ...
Policia rrugore ka bërë me dije se, përgjatë 24 orëve të fun...
Të mërkurën në datën 4 gusht shërbimi i transportit publik n...
Prokurorëve duket se u janë futur të dyja këmbët një këpucë,...
Ambasada amerikane njofton se pjesë e stafit të tyre do të j...
Një përleshje mediatike në sy të publikut ka nisur prej disa...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...