“Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime”/ Flet ish i dënuari, akuza oficerit të policisë gjyqësore
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Prokurorëve duket se u janë futur të dyja këmbët një këpucë, që me emërimin e Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm.
Ky i fundit nuk ka qëndruar indiferent pas marrjes së detyrës, por është përqëndruar tek udhëzimet që disiplinojnë punën e prokurorëve.
Gjithashtu Çela ka zbritur vetë në terren duke kryer inspektime, prokurori më prokurori dhe duke marrë menjëherë masa për prokurorët që kanë dështuar në punë.
Çela e ka bombarduar Inspektoriatin e lartë të Drejtësisë me ankesa, ku kërkon marrje të masave për prokurorë të caktuar, duke treguar kështu, se nuk do të lejojë më, që prokurorët të tallen me qytetarët, duke zvarritur hetime, apo duke pushuar çështjen pa bërë hetime.
Kujtojmë se Prokurori i Përgjithshëm, i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë inspektime në 7 prokurori.
Bëhet fjalë për prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Shkodër e Vlorë, për periudhën Mars 2020 ? Mars 2021. Pra për kohën që ai ka qenë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.
Gjithashtu, Çela ka denoncuar edhe emra konkretë pranë ILD-së.
Prokurorët e denoncuar
Janë pesë prokurorë për të cilët Kryeprokurori ka kërkuar hetime, me emër dhe mbiemër.
Sagën e denoncimeve në ILD, Çela e ka nisur me prokurorin e Pogradecit, Shkëlqim Kokona.
Prokurori i Përgjithshëm z. Olsian Çela me 30.10.2020 i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurorit Shkëlqim Kokona në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.
Në një deklaratë, për media bëhej me dije se pas informacioneve të marra nga Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, Sektori i Monitorimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka vijuar me ndjekjen dhe monitorimin e rastit, duke konstatuar veprime të cilat përbëjnë indicie për shkelje disiplinore në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurorit Kokona.
Kokona shënon rastin e parë që nga krijimi i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë që Prokurori i Përgjithshëm i kërkon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e inspektimit disiplinor për një prokuror.
Hetim disiplinor, Kryeprokurori Çela ka kërkuar edhe për prokuroren e Elbasanit, Armanda Xhaferri.
Me datë 05.05.2021, Çela i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurores.
?Pas informacioneve të marra për zvarritje të veprimeve procedurale në hetimin e procedimeve penale nga ana e prokurores, Sektori i Monitorimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka vijuar me ndjekjen dhe monitorimin e rastit, duke konstatuar veprime të cilat mund të përbëjnë shkelje disiplinore në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurores Xhaferri në lidhje me funksionin e saj si magjistrate?, thuhej në njoftimin për mediat.
Ndërsa, me datë 21.05.2021, Kryeprokurori i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës për prokuroren Belina Zeneli dhe prokuroren Xhoana Mehmetaj në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër pasi janë konstatuar veprime të cilat mund të përbëjnë zvarritje të rëndë të veprimtarisë procedurale, si dhe shkelje të dispozitave ligjore urdhëruese të Kodit të Procedurës Penale
Pjesë e këtij inspektimi është kërkuar të jetë dhe veprimtaria drejtuese e drejtuesit të prokurorisë Rifat Kojku, për mënyrën se si janë ushtruar kompetencat e dhëna nga ligji Nr 97/2016, në lidhje me masat e marra nga ana e tij, për të parandaluar situatën e krijuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër./CNA.al
Ambasada amerikane njofton se pjesë e stafit të tyre do të j...
Një përleshje mediatike në sy të publikut ka nisur prej disa...
Akulloret e hapura që tregtohen në Tiranë nuk duhet të konsu...
Plehra, rrugë të rrënuara, pa ndriçim dhe në kaos. Nuk po fl...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Durr...
CNA.al ka denoncuar me fakte dhe dokumenta, një mega-skandal...
Byroja Kombëtare e Hetimit ka përfunduar intervistimin e 163...
Përdorimi pa kriter i rrjeteve sociale ndonjëherë edhe për f...
Sot Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar përsa i përke...
Alenaca për Teatrin ka reaguar ashpër kundër VKM-së që ka pë...
Policia e Shkodrës ka proceduar penalisht pronarin dhe menax...
Nuk kanë të ndaluar zjarret në qarkun e Vlorës. Mali i Tragj...
Pacientja 20 vjeçare gjatë një proçedure rutinë te Stomatolo...
Gazetari dhe moderatori i njohur shqiptar Adi Krasta ka krit...
Pacientja 20 vjeçare gjatë një proçedure rutinë te Stomatolo...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar një video, k...
“Ka 7 vite që nuk e sheh. Më së fundmi e bija, Ruxhdie Balli...
Nga Matteo Neçori, student i Fakultetit të Mjekësisë.Shfaqje...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kualifikimit të atletes...
Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Burre...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...