web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ALBtelecom në një maratonë tradite e dhuratash!

3 Gusht 2021, 12:20, Aktualitet CNA

ALBtelecom që në zanafillën e tij ka ofruar mbështetje të vazhdueshme ndaj artit dhe traditës shqiptare. Duke konsideruar përherë rëndësinë që kanë rrënjët e historisë, kulturës dhe trashëgimisë sonë, përgjatë viteve ALBtelecom ka promovuar kulturën në qendër të vëmendjes publike, përmes eventeve të ndryshme e shumëngjyrëshe.

Kjo verë do të jetë e paharrueshme, jo vetëm për Tiranën, por për të gjithë Shqipërinë. Ne do të jemi pranë jush në sheshet kryesore të qyteteve të Shqipërisë përmes maratonës ?Këngë moj?.

Eventi shumë i dashur ?Këngë moj?, i kthyer tashmë në traditë me sukses të mirënjohur do të sjellë jo vetëm muzikën në çdo qytet të Shqipërisë, por dhe oferta e dhurata në stendat e ALBtelecom.

Çdo qytet ku do të ndalet maratona ? Këngë moj? do të përjetojë një natë të jashtëzakonshme, sepse maratona vjen si një spektakël i freskët që promovon turizmin; një projekt që gjallëron jetën artistike, atë çka kemi më shumë nevojë në këtë sezon veror.

Spektakli është një manifestim i vlerave muzikore, artistike e kulturore, i cili do t?i tejkalojë dimensionet e këngës, duke shpalosur atë që është në të vërtetë: ekovimin e vlerave muzikore shqiptare dhe një homazh për figurat e mëdha të kësaj tradite.

Kjo do të jetë një verë e nxehtë me një maratonë fantastike muzikore, në 14 qytete ku do të dhurohet shumë më shumë se sa vetëm argëtim.

Ndaj, ndiqni faqen e ALBtelecomFacebook dhe Instagram, informohuni mbi datat ku ?Këngë moj? do të jetë pranë jush dhe ejani të zbuloni ofertat e dedikuara për qytetin tuaj!

Me ALBtelecom, këtë verë do ta shijojmë si kurrë më parë!





Lajmet e fundit nga