Artan Fuga tregon shkakun e vapës që ka “pushtuar” vendin/ Fshikullon Qeverinë, Bashkinë dhe Opozitën
Akademiku dhe profesori i njohur, Artan Fuga shkruan se në l...
Ish-presidenti Bujar Nishani ndërsa komenton vizitën e kryeministrit Edi Rama në Shkup, dhe Samitin e mbajtur një ditë më parë, shkruan se ajo çafrë ndodhi është minimi i rrugës Europiane, të Ballkanit Perëndimor.
Sipas Nishanit, fjala e kryeministrit Edi Rama në këtë Samit, ishte fyese për imazhin e Shqipërisë.
Gjithashtu Nishani shkruan se Platforma e Jugosllavisë së Re është kryekëput Antievropiane dhe Antishqiptare!
Gjithashtu ai thekson se ?I ashtuquajturi bashkimi ekonomik me hapësira e procedura të lira e të barabarta për të gjithë ne ballkanasit brenda nesh, pa ja patur nevojën Evropës, është një retorikë boshe, e denjë për modelet qeverisëse te kampit socialist të viteve ?60-?70?.
Sipas Nishanit, “Në Shkup u nënshkruan veç disa ?Memorandume?. Asnjë marrëveshje ! Praktikisht asgjë. Memorandumi është veçse shprehje dëshire, asnjë produkt !
Retorika e ?hapsirës çudibërëse ekonomike? Vuçiç-Rama-Zaev, është asgjë !
Ngjyrimi anti-perëndim i kësaj platforme është evident për këdo që e ndjek nga pak politikën !
Palët e treta e kanë platformë strategjike në politikën e tyre, mbajtjen e një terreni hibrid në Ballkan !
Synim i arritshëm ky, përmes ndalimit të proçesit të integrimit evropian dhe izolimin e vendeve të Ballkanit nga përfshirja në BE, qoftë në konceptin ekonomik, shoqëror e më shumë kulturor e civilizues.
Gjetja për realizimin e kësaj platforme strategjike është projekti i Jugosllavisë së Re.”
Postimi i plotë i Nishanit:
Në Shkup vijoi përpjekja për minimin e rrugës evropiane të ?Ballkanit Perëndimor? sipas platformës së Novi Sad-it !
Nga pikpamja formale bëri përshtypje të hidhur ligjërimi i Kryeministrit të Shqipërisë !
Fjala e Edi Ramës në takimin e Shkupit ishte jo thjesht diletante por dhe fyese për imazhin e Shqipërisë.
Ndiheshe keq si shqiptar tek dëgjoje Edi Ramën (Kryeministër) të fliste në një takim çerek rajonal sikur fliste para militantëve të çartur (atyre punistë) të PS në kafenenë e fshatit që presin të gajasen me batutat e ?të madhit? nga Tirana !
Nuk ka asnjë dyshim se iniciativa e Novi Sad-it është një platformë e Jugosllavisë-Bis !
Platforma e Jugosllavisë së Re është kryekëput Antievropiane dhe Antishqiptare !
Pse është Antievropiane ?
I ashtuquajturi b/ekonomik me hapësira e procedura të lira e të barabarta për të gjithë ne ballkanasit brenda nesh, pa ja patur nevojën Evropës, është një retorikë boshe, e denjë për modelet qeverisëse te kampit socialist të viteve ?60-?70 !
Po ta shohim në aspektin ?makro? ;
Në vendet e Ballkanit, jo e jo, por edhe përtej tij nuk mund të ketë ekonomi që komunikojnë, zhvillohen e prosperojnë brenda ciklit të tregjeve dhe mekanizmave rajonalë fiskale.
Kjo është diletante ta thuash !
Ekonomitë dhe dinamika financiare jo vetëm e Ballkanit të vockël por shumë më të gjera se kjo, nuk ekzistojnë dot jashtë euros dhe dollarit.
Çfarë do të na ofrojë Edi Rama (për neve në Shqipëri e kam fjalën të paktën), dimensionin e dinarit serb ???
Po ta shohim në aspektin ?mikro?, askush nuk mund të thotë se ka barriera formale institucionale apo ligjore të pengojnë bisneset apo shkëmbimin ekonomik e tregëtar të lirë e të hapur sot midis bisneseve në vendet e Ballkanit.
E vetmja pengesë është korrupsioni si produkt dhe model i vetë qeverive përkatëse që tentojnë të shesin artifice të tjera për të mbuluar korrupsionin dhe objektivat e tyre antiperëndim.
Narrativa politike edhe në Shkup ishte e qartë !
?Evropa nuk mund të na mbajë peng ne ballkanasve? !!!!
Qesharake, (nuk gjen dot term tjetër ta përkufizosh) !
A thua se Evropa e Bashkuar ka kërkuar të hyjë në Ballkan e jo që vendet e Ballkanit kërkojnë të integrohen në BE !!!!
A thua se BE i ka penguar bisneset e këtyre vendeve të shkëmbejnë dinamikë ekonomike me njëri tjetrin ?!!!!
A thua se BE i ka penguar vendet e Ballkanit të ndërtojnë partneritete tregëtare e mekanizma financiare me njeri tjetrin ?!!!
A thua se BE e ka penguar Edi Ramën ta adresojë financën e Shqipërisë tek dinari serb në vend të euros ?!!!
Prandaj retorika për të bojatisur narrativën e Jugosllavisë-Bis është qesharake !
BE nuk mund të pranojë të bëj pjesë të sajën modelet antidemokratike, korruptive e hibride të Ballkanit pa u ndryshuar ato !
Siç pritej, në Shkup u nënshkruan veç disa ?Memorandume?. Asnjë marrëveshje !
Praktikisht asgjë. Memorandumi është veçse shprehje dëshire, asnjë produkt !
Retorika e ?hapsirës çudibërëse ekonomike? Vuçiç-Rama-Zaev, është asgjë !
Ngjyrimi anti-perëndim i kësaj platforme është evident për këdo që e ndjek nga pak politikën !
Palët e treta e kanë platformë strategjike në politikën e tyre, mbajtjen e një terreni hibrid në Ballkan !
Synim i arritshëm ky, përmes ndalimit të proçesit të integrimit evropian dhe izolimin e vendeve të Ballkanit nga përfshirja në BE, qoftë në konceptin ekonomik, shoqëror e më shumë kulturor e civilizues.
Gjetja për realizimin e kësaj platforme strategjike është projekti i Jugosllavisë së Re.
Nuk është koicidencë që iniciativa është e Serbisë.
Serbia ka orientimin e saj strategjik tek bashkëpunimi i ngushtë në të gjitha dimensionet ; ekonomike, kulturore, ushtarake, shoqërore, ndërkombëtare me Rusinë si superfuqi !
Eshtë e qartë se Serbia nuk e ka si projekt strategjik BE, pikërisht për këtë aleancë strategjike tjetër që ajo ka.
Qartazi misioni i saj politik në kuadrin e kësaj aleance është ta mbajë të gjithë Ballkanin Perëndimor të izoluar e larguar nga BE.
Në fakt vetë koncepti politik e territorjal ?Ballkan Perëndimor? është një nocion tendencioz.
Nëse autoritetet politike të vendeve të Ballkanit Perëndimor do ta kishin vërtet shqetësimin e izolimit të këtij rajoni, pamundësinë e vibrimit ekonomik dhe zhvillimit kulturor atëhere duhet të fokusoheshin pikërisht se si të dilnin nga koncepti jo vetëm ?i vockël? por dhe dashakeq i ?Ballkanit Perëndimor? !
Pra duhet të bënin të kundërtën e kësaj që projektuan në Novi Sad.
Askush nuk ka parë përpjekjet minimale të diplomacisë së qeverisë shqiptare për ta fokusuar interesin e Shqipërisë në dimensionin e Evropës Juglindore, ku hapësira e bashkëpunimit, përveç të tjerave edhe me Slloveninë, Kroacinë, Bullgarinë, Rumaninë, do të ishte me më shumë interes për ekonominë dhe bisnesin shqiptar, veçanërisht në agrobujqësi e turizëm.
Asgjë nga kjo diplomaci për bashkëpunimin në Evropën Mesdhetare ku modelet dhe eksperiencat e Italisë, Spanjës, Greqisë etj., do të ishin shumë më të gjera se sa të Serbisë e Maqedonisë V.
Qëllimi nuk është ; ?mundësi më të shumta e hapësira më të mëdha ekonomike e tregtare në Ballkan (madje veç atë Perëndimorin)? por platforma e Novi Sadi-it !
Pse kjo platformë është edhe antishqiptare ?
Jo thjesht për faktin se mediat qeveritare të Tiranës nxituan të sulmojnë Kosovën gjatë takimit të Shkupit duke sajuar stigmën për ?braktisjen nga A. Kurti? duke patur objektiv Kryeministrin e Kosovës për mospjesmarrje.
Në fakt ai takim nuk u braktis veç nga Kosova por edhe nga Mali i Zi e Bosnjë & Herzegovina.
As për faktin se Serbia po e tërheq edhe Shqipërinë në narrativën e saj ndaj perëndimit si ?Demoni Ballkanit?.
Platforma e Novi Sad-it përmes projektit të Jugosllavisë-Bis e ka të projektuar Kosovën si një Krahinë Autonome, siç e njeh Kushtetuta e Serbisë, duke ja imponuar këtë me djallëzi edhe vendeve të tjera të cilat bëjnë sikur nuk e kuptojnë dhe e pranojnë duke fshehur kokën si struci !
Në këtë djallëzi kuptohet halli i Serbisë, po ashtu dhe i Maqedonisë V., por të çudit halli i Edi Ramës !
Në pamje të parë duket sikur Edi Rama me këtë përfshirje synon të paraqesë veten e tij si vizionar, liberal e mendjehapur përballë kundërshtarëve të këtyre platformave si nacionalistë të mbetur peng i folkut emocional izolacionist e mendjemykur !!!!
Në fakt ky spekullim i dalë boje nuk është arsyeja e vërtetë e Edi Ramës.
Halli i madh, në funksion të pushtetit abuzues, të paaftë për të projektuar platforma funksionale dhe moderrne, kapitulluese ndaj përgjegjësisë, të bëjnë të dorëzosh çdo integritet e interes madhor !
Akademiku dhe profesori i njohur, Artan Fuga shkruan se në l...
Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar kryebashkiakun e Tiran...
Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka reaguar pas dekla...
Tymi dhe bloza, kanë mbuluar për disa ditë me radhë qytetin ...
Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pas disa ditësh, për djegi...
Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo komentoi qëndrimin e krye...
Kreu i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi ka reaguar për he...
Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi ndërsa ka rea...
Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi k...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ...
Një incident ka ndodhur pas mbarimit të “Forumit Ekonomik”në...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Vlorë, Arbi Aga...
Andrea Mano, i cili dha dorëheqjen nga drejtimi i PD-së së K...
Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike në Korçë, Andrea Man...
Akademiku dhe profesori i Univeritetit të Tiranës, Artan Fug...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në nj...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kreun e Ko...
Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka...
Ish ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Malaj ka koment...
Ish -Ministri i Financave Arben Malaj, ka dalë sërish me një...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...