Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Shqipëria po përjeton një valë të zgjatur emigracioni, që po jep gjithnjë e më shumë pasoja në ekonomi, pasi po largohet në pjesën më të madhe forca e re e punës.
Të dhënat e Eurostat për kërkesat për azil sipas grupmoshave, tregojnë se që nga viti 2011 kur raportohen të dhënat deri në 2020-n, pjesa dërrmuese e aplikimeve në 27 vendet e Bashkimit Europian, mesatarisht rreth 77-78% përbëhet nga grupmosha nën 34 vjeç.
Në vitin 2020 kishte gjithsej rreth 7 mijë aplikime për azil, nga të cilët 30% ishin të grupmoshës nën 18 vjeç, 47% të grupmoshës 18 vjeç (77% nën 34 vjeç). 22% të atyre që kanë tentuar të ikin, duke kërkuar azil ishin të grupmoshës 35-64 vjeç dhe 1% mbi 65 vjeç.
E njëjta strukturë konstatohet përgjatë gjithë dekadës së fundit. (shiko grafikun: Aplikimet për azil në Be-27, sipas grupmoshave, 2011-2020). Në total janë rreth 160 mijë të rinj, që kanë kërkuar azil në dekadën e fundit në një nga 27 vendet e bashkimit Europian.
Të dhënat e tjera kombëtare të INSTAT tregojnë se emigracioni i lartë i të rinjve, i kombinuar me rënien e lindjeve dhe plakjen graduale të popullsisë po ul popullsinë e re aktive në vend. Popullsia në grup moshën 15-29 vjeç shënoi tkurrje me rreth 18 mijë persona në 2020-n. Në këtë interval moshe pakësimi më i madh ishte për të rinjtë 15-19 vjeç me mbi 8 mijë persona.
Teksa forca e punës në grup-moshat e reja po tkurret me shpejtësi, bizneset në të gjithë vendin po ndejnë vështirësitë që po krijon mungesa e punonjësve. Njësitë e shërbimeve, hotele dhe restorante në të gjithë vendin sidomos në zonat turistike, sektori fason dhe call center po ndjejnë mangësitë.
Kriza pandemike e cila erdhi edhe si një krizë ekonomike pritet të ketë ndikim negativ në treguesit demografike, sidomos në drejtim të emigracionit.
Ilir Gëdeshi, ekspert i njohur i çështjeve të emigracionit, tha se krizat ekonomike në Shqipëri janë pasuar nga valë emigracioni. Krizat e vitit 1990, 1997, 2008 e kanë vërtetuar këtë fakt. Edhe kriza pandemike, sipas zotit Gëdeshi, rrezikon të përshkallëzojë emigracionin në vend.
Në vitet e ardhshme, pritet që fenomeni të përkeqësohet pasi do të tentojnë të ikë pjesa që kishte planifikuar dhe nuk emigroi gjatë pandemisë. Përkeqësimi i kushteve të ekonomisë mund të nxisë të tjerë emigrantë që para pandemisë nuk kishin planifikuar të largoheshin, tha zoti Gëdeshi.
Të dhënat ndërkombëtare tregojnë se kriza e pandemisë ka kthyer tendencat e vjetra të emigracionit. Në planin afatshkurtër, pandemia mbylli kufijtë dhe kufizoi udhëtimet, duke shkaktuar rënie të ndjeshme të emigrimit. Sidoqoftë, goditjet që pandemia ka dhënë në ekonominë e vendeve të varfra dhe atyre në zhvillim lajmërojnë valë të reja emigracioni. Ekspertët ndërkombëtarë lajmërojnë se vala e emigrimit ndodh dy ose tre vjet pas krizave që tronditin jetën e njerëzve.
Për periudhën 20211 deri në 2020, në total në vendet e BE-27 (pa Mbretërinë e Bashkuar) aplikuan rreth 202 mijë shqiptarë. Rekordi u arrit në 2015-n, me 66 mijë persona, duke shënuar më pas një tendencë rënëse, në 20.4 mijë persona në 2019-n. Në vitin 2020, për shkak të pandemisë, aplikimet ranë me 66%, por mbetën sërish më të lartat në rajon dhe ndër më të lartat në botë në raport me popullsinë./Monitor
Territori shqiptar vijon të jetë në prezencën e masave ajror...
Në emisionin e radhës “Përse” vjen dëshmia e një gruaje që p...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njoft...
Edhe për ditën e sotme, vijon moti i kthjellët në bregdet, p...
Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në vend...
“Vendimi i Gjykatës ishte i turpshëm, për ne ka ardhur si nj...
Edhe pse në një vit pandemik, që kufizoi udhëtimet, mbi 2 mi...
Kjo javë pritet të jetë një ndër javët më të vështira sa i p...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njoft...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën të ditur se...
Koha e gëzimit të pensionit pësoi një ulje të ndjeshme në vi...
Gjatë kësaj jave vendi ynë pritet të ketë mot këtë javë të n...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njoft...
Të ndikuar nga masa ajrore të qëndrueshme me orijginë nga ju...
Një zjarr masiv ka përfshirë zonën Ballaxhiaj dhe Miricë në ...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njoft...
Duke nisur nga e hëna pritet të ketë një rrijte të ndjeshme ...
Edvin Prençe, kreu i shoqatës së fasonëve, është shprehur se...
Kjo fundjavë parashikohet e këndshme për të gjithë adhuruesi...
Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, ka reagu...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...