Protesta e 46 kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Për të gjetur humbjen e fundit të jetës nga COVID, duhet ?udhëtuar? pas në kohë në 26 qershor. Madje dhe në katër javët që paraprinë 26 qershorin, numri i vdekjeve nga COVID ishte 9 të tilla, ku asnjë ditë nuk kishte patur më shumë se 1 humbje jete dhe ditë të tëra e kishin zero këtë parametër tragjik.
Sidoqoftë, situata nuk është pa zile alarmi. Numri i rasteve ditore është rritur ndjeshëm. Gjatë dy javëshit të fundit, numri i rasteve të diagnostikuar ka qenë 248, më shumë se trefishi i dy javëshit paraardhës (74) dhe i atij përpara (69).
Në këto kushte, dy pyetjet më të rëndësishme janë:
?Sa rrezikon Shqipëria?
?Çfarë masash duhen marrë?
Së pari, nuk ka dyshim se në vend qarkullon varianti delta. Fakti që ai nuk po përhapet për të shkaktuar valën e radhës (sikundër po ndodh në pothuajse çdo vend europian) lidhet me imunitetin natyral të grupit që shqiptarët tashmë e kanë arritur. Janë rreth 2 milion shqiptarë që kanë kaluar COVID-in dhe janë imunë kundër tij dhe kjo shifër përbën rreth 72% të krejt popullatës shqiptare. Për paralelizëm vetëm 22% e popullatës kanë marrë dy doza vaksine, ku dihet se pjesa dërrmuese kanë marrë vaksinën CoronaVac, me efektivitet të dyshimtë.
PRA, KEMI 72% TË POPULLSISË TË IMUNIZUAR NË RRUGË NATYRORE DHE 22% TË IMUNIZUAR NËPËRMJET VAKSINËS.
Për të kuptuar rolin e vaksinës kineze në parandalimin e COVID, mjafton të shohim Kilin. Ky vend ka vaksinuar mbi 73% të popullatës me dy doza (mbi 90% e vaksinave të përdorura janë ato kineze, CoronaVac). Rezultati është një epidemi që nuk ka të ndalur dhe një numër ditor prej dhjetëra vdekjesh, të cilat herë pas here i kalojnë 150 apo 200 humbje jete ditore!
Pra është e qartë se imunizimi i 22% të popullatës me vaksinën kineze nuk ka rol, përderisa nuk ka patur rol as në Kili ku mbulesa vaksinale është disa fish më e lartë se në Shqipëri.
Në se Shqipëria e ka arritur imunitetin e grupit, si shpjegohet rritja e rasteve në dy javët e fundit?
Rritja e rasteve lidhet me rastet e importuara të COVID-it dhe penetrimin e infeksionit midis popullatës prej 20 deri 30% që ende nuk është e imunizuar në mënyrë natyrore. Personat e infektuar që vijnë prej vendeve me përhapje shumë më të lartë të infeksionit se Shqipëria bien në kontakt me personat në ?xhepat? e paimunizuar dhe shkaktojnë vatra të infeksionit, si ato që janë shfaqur ditët e fundit.
Sa rrezikojnë këto raste të kthehen në një ?valë? të re të sëmundjes?
Kësaj pyetjeje nuk mund t?i jepet një përgjigje përfundimtare, pasi në botë nuk ka asnjë rast të ngjashëm me Shqipërinë që ta ketë arritur imunitetin e grupit në mënyrë natyrore. Për këtë arsye, mund të hidhen vetëm hipoteza.
Fakti që që deri tani virusi delta nuk ka arritur të shkaktojë valë, numri i rasteve ditore shkon në maksimumi në 30-40 dhe përqindja e testeve pozitive luhatet rreth 1%, është shumë pozitiv.
Një shpjegim i mundshëm (madje më i besueshmi për mendimin tim) është se imuniteti natyror i grupit mbron nga përhapja e infeksionit më tepër se imuniteti artificial (nëpërmjet vaksinimit). Ndryshe nuk ka si shpjegohet që vendet europiane janë të gjitha duke përjetuar valë të reja të epidemisë, megjithëse janë të imunizuar nëpërmjet vaksinave, kurse Shqipëria jo.
Sidoqoftë, interpretimi i mësipërm mbetet ende një hipotezë. Derisa kjo hipotezë të vërtetohet ose nga të dhënat epidemiologjike, ose nga ato eksperimentale duhet kujdes në këto drejtime:
?Së pari, disiplinimi i hyrjeve në kufi. Çdo personi që hyn në Shqipëri duhet t?i kërkohet rezultat testi negativ, certifikatë vaksinimi ose certifikatë mjeksore si person që ka kaluar COVID-in.
?Së dyti, menaxhimi i kujdesshëm i rasteve aktive duke garantuar izolimin e pacientëve dhe gjurmimin e kontakteve. Kjo duhet bërë për sa kohë numri i rasteve është akoma i menaxhueshëm (raste aktive janë rreth 250 dhe rastet ditore luhaten midis 30 dhe 40).
?Së treti, garantimi i të paktën një doze të një vaksine të sigurt për të gjithë qytetarët para stinës së virozave 2021-22. Qytetarët nuk i besojnë vaksinës CoronaVac dhe e vetmja mënyrë për të garantuar mbulesë të kënaqshme vaksinale është t?u ofrohen atyre vaksina cilësore si Pfizer, Moderna apo Astra Zeneca.
Shqiptarët sot kanë imunitet natyror ndaj SARS-CoV-2, të fituar me çmimin e dhimbshëm të mbi 15 mijë vdekjeve të shkaktuara nga COVID. Derisa të garantohemi se ky imunitet është afatgjatë dhe ofron mbrojtje ndaj varianteve të virusit, kujdesi duhet të jetë maksimal.
Sidomos disiplinimi i hyrjeve në kufi dhe vaksinimi me vaksina të sigurta para vjeshtës duhet të jenë objektivat madhorë të ministrisë dhe komitetit të ekspertëve.
Koha për veprim është tani!
Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, teksa ka folur pë...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj deklaron se fenomeni...
Nga Dr.Blerta Brati, mjeke mikrobiologe prane ISHPAi “karakt...
Pak ditë më parë në media qarkulloi një foto e këngëtares Ge...
Moderatorja Eva Murati ka zbuluar se së shpejti do ta shohim...
Antonela Berishaj trazoi ujërat në Përputhen që me hyrjen e ...
Mevlani dhe Ledjana janë dy prej persoanzheve që u bënë shum...
Yana Yatskovskaya është një nga modelet më të pëlqyera në rr...
Stefanie Gurzanski është një modele dhe një aktore shumë e n...
Amber Field është një modele dhe sportiste e njohur. Ajo ka ...
Këngëtarja Dua Lipan a surprizoi të gjithëve teksa së fundi ...
Këngëtari Robert Berisha ka folur për një nga fenomente që p...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...
Pak kohë më parë, Sara dhe Atdheu zbuluan se i kishin dhënë ...
Biznesmeni gay Elton Ilirjani, i ftuar në emisionin Zonë e L...
Sara Malaj është një nga vajzat më të përfolura të Përputhen...
Mjeku infeksionit, profesor Tritan Kalo vijon të japë mesazh...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se sot ...
Antonela Berishaj është kthyer në një nga personazhet më të ...
Megjithëse në vendin tone nuk ka ende një konfirmim zyrtar p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...