Si të shpjegojmë shpejtësinë e 'rrufesë' me të cilën përhapet varianti Delta?
Nga Dr.Blerta Brati, mjeke mikrobiologe prane ISHPAi “karakt...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj deklaron se fenomeni i korrupsionit në sistemin e shëndetësisë mbetet një problem.
Gjatë intervistës me gazetaren e Euronews Albania, Bruna Çifligu, ai tha se gjatë detyrës si ministër Shëndetësie nuk ia doli që ta zhdukte këtë fenomen.
?Fakti që kemi kaq kohë që e dimë që është si problem, nuk kemi qenë në gjendje ta zgjidhim. Më takon të flas më pak se kam pasur detyrë të përballem me këtë gjë për 3 vite gjysmë. Mesa duket nuk ia kam dalë?, tha ndër të tjera ish-ministri i Shëndetësisë.
Ish-deputeti deklaroi se rezultati jo i mirë i PS-së në qarkun Shkodër është përgjegjësi e tij.
?Nëse vijmë tek rezultati që morëm në Shkodër, është një rezultat jo i mirë, përgjegjësitë kryesore janë të miat si drejtues politik?, tha ish-deputeti.
Ai komentoi edhe punën në sistemin shëndetësor gjatë pandemisë, ku pohoi se gjithçka është një provim i kaluar me sukses.
Intervista:
Në historinë pluraliste një parti ka fituar 3 mandate radhazi. Si mendoni, cilat ishin arsyet që shumica e qytetarëve ju votoi?
Nëse vijmë tek rasti konkret i mandatit të tretë të fituar nga PS, unë besoj se midis të tjerash PS në 30 vite, por edhe në këtë pjesë të qeverisjes, ka qenë në gjendje të tregojë dy gjëra. Është në pararojë të ndryshimit edhe brenda vetes, nuk është skllave apo peng i tabuve, dogmave. Besoj se gjatë qeverisjes në dy momente të rëndësishme, qoftë në situatën shumë të vështire që ne gjetëm vendin në 2013, por dhe me pandeminë, ne qenë në gjendje t?i përgjigjeshim mirë nevojave të vendit, duke plotësuar prapë mirë pritshmëritë e qytetarëve.
Ju u renditët i katërti si kandidat në qarkun e Shkodrës, por pa siguruar mandatin e deputetit. Pse ky rezultat jo i mirë i PS-së në Shkodër?
Fakti që u rendita i katërti nuk ishte një zgjedhje e imja apo një vendim për Shkodrën, por ishte një vendim i marrë në kryesinë e PS-së. Nëse vijmë tek rezultati që morëm në Shkodër, është një rezultat jo i mirë, përgjegjësitë kryesore janë të miat si drejtues politik. Më shumë unë ndjej përgjegjësi pse PS nuk mori 4 katër dhe më pastaj fakti që Ilir Beqaj nuk është deputet.
Momentin që ju u njoftuat që do të ishit i katërti në këtë renditje, ndiheshit i rrezikuar?
Nuk jam ndjerë i rrezikuar sepse në radhë të parë vërtet është bastion i djathtë, por edhe objektivi i PS-së nuk ishte që të fitonte atë qark. Nuk ishte objektivi që të fitonte 6 mandate. PD në Shkodër nuk ishte më i mirë se ai i herës së kaluar.
Fitorja e PSD në Shkodër ishte një fitore e modelit klientelist?
Sigurisht ishte një rezultat i lartë i numrit të votave për PSD, por nëse do të marrim votat në vetvete, nuk ishte një rezultat shumë i ndryshëm nga numri i votave që kishin marrë në 2013. Sigurisht mandati i marrë, ishte një mandat që iu hoq PS.
Më shumë rezultat më i dobët i PS, kryesisht i përqendruar në dy tre njësi administrative, ku do duhet të gërshetohet edhe krijimi i një perceptimi për mua jo me shumë baza, PS pak ka bërë në veri, pak ka bërë në Shkodër. Ndërkohë ai është një qark ku unë mendoj që ka një pjesë të elektoratit ku ne mënyrë të brendshme nga subkoshienca, njerëzit priren të besojnë aty ku mendojnë se mund të jetë fituesi.
Ju dhe eksponentë të PS-së nuk do të jenë pjesë e parlamentit, ju vjen keq?
Unë besoj se çdo gjë ka një fillim dhe një fund. E rëndësishme është që PS fitoi zgjedhjet. Në 12 vite si deputet jam përpjekur që të jap më të mirën, qoftë si deputet opozitë, qoftë si deputet maxhorance, qoftë si ministër.
Tashmë që nuk jeni në parlament, cili do të ishte reflektimi për karrierën tuaj parlamentare?
Ka qenë një periudhë atipike, qoftë mungesa e jetës së mirëfilltë kundërshtare e zjarrtë parlamentare dhe pjesa e shoqëruar me tërmetin dhe pandeminë. Ky ka qenë një 4-vjeçar që politikisht ka qenë jo i zakonshëm.
Si e shihni ju shëndetësinë në përiudhë që drejtohet nga znj. Manastirliu?
Pandemia preku shëndetin, shëndetësinë, kujdesin shëndetësor. Nuk është momenti për të vlerësuar çfarë ka ndodhur me reformat që u programuan , por është momenti për reflektuar sesi sistemi ynë shëndetësor u përball me pandeminë. Përgjigjja ime është besoj se mjatueshmërisht mirë, gjë që tregoi: ishte aty për t?u shërbyer qytetarëve, nuk kaloi në kolaps. Ka qenë një provim i kaluar me sukses.
Kur flasim për sistemin shëndetësor në Shqipëri nuk mund të lemë një prej probleme më të mëdha që është kthyer në gangrenë, e kam fjalën për korrupsionin në shëndetësi. Është e vështirë të luftohet korrupsioni, ryshfeti në sistemin shëndetësor?
Mesa duket qenka. Fakti që kemi kaq kohë që e dimë që është si problem, nuk kemi qenë në gjendje ta zgjidhim. Më takon të flas më pak se kam pasur detyrë të përballem me këtë gjë për 3 vite gjysmë. Mesa duket nuk ia kam dalë. Fokusi ynë më së pari ishte përmirësojmë dhe të zgjerojmë ofertën e kujdesit shëndetësor publik. Pa dashur t?i shmangen përgjegjësisë, mesa duket është pjesë e një kulture që ne kemi si shoqëri, ku përzihen elementë të jugut të Mesdheut me ato të orientit të afërt. Në diskutimet e ditëve të fundit janë përdorur 2 fjalë, unë do shtoja një fjalë të tretë, peshqeshi, bakshishi dhe ryshfeti. Janë të ndryshme, kjo e bën pak të vështirë edhe përballjen me këtë gjë. Nuk besoj se zgjidhja është vetëm shpërblimi.
Nga Dr.Blerta Brati, mjeke mikrobiologe prane ISHPAi “karakt...
Pak ditë më parë në media qarkulloi një foto e këngëtares Ge...
Moderatorja Eva Murati ka zbuluar se së shpejti do ta shohim...
Antonela Berishaj trazoi ujërat në Përputhen që me hyrjen e ...
Mevlani dhe Ledjana janë dy prej persoanzheve që u bënë shum...
Yana Yatskovskaya është një nga modelet më të pëlqyera në rr...
Stefanie Gurzanski është një modele dhe një aktore shumë e n...
Amber Field është një modele dhe sportiste e njohur. Ajo ka ...
Këngëtarja Dua Lipan a surprizoi të gjithëve teksa së fundi ...
Këngëtari Robert Berisha ka folur për një nga fenomente që p...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...
Pak kohë më parë, Sara dhe Atdheu zbuluan se i kishin dhënë ...
Biznesmeni gay Elton Ilirjani, i ftuar në emisionin Zonë e L...
Sara Malaj është një nga vajzat më të përfolura të Përputhen...
Mjeku infeksionit, profesor Tritan Kalo vijon të japë mesazh...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se sot ...
Antonela Berishaj është kthyer në një nga personazhet më të ...
Megjithëse në vendin tone nuk ka ende një konfirmim zyrtar p...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka rekomanduar aprovimin ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...