Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, po vazhdon të tregojë se është një nga më të suksesshmit në futbollin shqiptar. Në krye të ?demave të kuq?, strategu 54- vjeçar arriti t?i rikthejë në Kupat e Europës pas një viti mungesë dhe në raundin e parë të Ligës së Konferencës, udhëhoqi skuadrën e tij drejt dy fitoreve përballë Sfintulit, me rezultatin e përgjithshëm 8-4.
Sulmi i Ilir Dajës po shkëlqen, me Stenio Zhuniorin në krye, por dhe Cara e Kardozo po bëjnë mjaft mirë. Daja, në një intervistë për ?Panorama Sport? foli për kualifikimin kundër Sfintulit, ndeshjen e ardhshme ndaj Bazelit, gjendjen e ekipit të tij e disa tema të tjera. Pyetjes nëse cikli ?Daja? ka nisur, trajneri 54-vjeçar iu përgjigj se nuk është vetëm politikë e tij që t?u besojë lojtarëve të rinj e të krijojë një plan afatgjatë, por dhe e klubit të Partizanit, prandaj hap pas hapi po shkon drejt krijimit të një ekipi që garanton shumë për të ardhmen.
Profesor, urime për kualifikimin kundër Sfintulit. Shënuat 8 gola dhe i fituat të dyja sfidat, e mendonit se do të ishte kaq e lehtë?
Normalisht, kur mbaron ndeshja duket se ishte e lehtë, por në fillim nuk e menduam të tillë. Po t?i referoheshim para nisjes së ndeshjeve, vitin e kaluar Sfintuli luajti në Kupat e Europës, ndërsa Partizani jo. Ata kaluan edhe një tur dhe u eliminuan me vështirësi nga Partizani i Beogradit, ndërsa ne po rikrijonim një ekip, pasi kishim shumë largime.
Grupi që kishim në dispozicion për sfidat kundër Sfintulit ishte 2-3 javor, një proces 2-3 javor. Duke u nisur nga gjithë këto, e mendonim se do të ishte një sfidë shumë e vështirë. Sfintuli kishte ritmin e ndeshjeve, pasi kishin luajtur në Superkupë dhe një ndeshje në kampionat. Ndërsa ne vinim nga një fazë përgatitore e ngjeshur dhe nga disa largime, por në fund ekipi që kishim në dispozicion bëri maksimumin dhe mori kualifikimin.
Tetë gola të shënuar në dy ndeshjet e para të sezonit janë një statistikë e mirë dhe kualifikimi ishte i merituar për ju dhe për lojtarët, por keni pësuar gjithashtu dhe 4 gola në 180 minuta. A e shqetëson kjo statistikë Dajën, duke pasur parasysh se skuadrat tuaja nuk shënojnë kaq shumë?
Unë jam nga ata trajnerë që meritat fillimisht ua jap lojtarëve, pastaj stafit teknik, pasi nuk jam vetëm unë, por jemi staf. Kishim zgjedhur një filozofi loje që ta mbanim topin sa më shumë, pasi akoma nuk jemi konsoliduar në të dyja fazat. Pësimi i golave ka ardhur në momentet më të mira tonat. Kishim avantazh dy gola në ndeshjen e parë, e më pas pësuam. Ndërsa më pas ishim në avantazh 4-1, por pësuam sërish. Megjithatë, nuk kemi pasur kohën e duhur për t?u konsoliduar në të dyja fazat e lojës, por gjëja pozitive është që shënojmë rregullisht, duke ruajtur ecurinë e sezoni të kaluar, kur ishim ekipi me sulmin më me shumë gola në Superiore.
Në ndeshjen e kthimit u ndëshkuat shpejt me një penallti të dyshimtë. Ekipi nuk e nisi mirë përballjen, deri në momentin kur barazuat. Menduat për ndonjë moment se Partizani mund ta ?djegë? kualifikimin, duke parë mënyrën si e filluat takimin?
Ishin disa faktorë që ndikuan në startin jo të mirë, por nuk dua t?i them sepse nuk dua të fokusohem te kritikat. Ne e kishim studiuar kundërshtarin dhe ata taktikisht luanin shumë mirë, përpos gabimeve individuale. Na ndëshkuan që në minutën e katërt dhe sigurisht që u befasuam, kishin zgjedhur edhe një mënyrë tjetër loje, çka bëri që fillimisht të binim në presionin e kundërshtarit. Por, futbollistët treguan karakter, pasi ishin dy herë në disavantazh dhe dy herë arritën të barazonin, ndërsa më pas shënuam edhe golin e fitores dhe aty u vulos gjithçka.
Në 8 golat që ka shënuar ekipi juaj, gjysmën e tyre i ka shënuar Stenio Zhunior. Ju kënaq gjendja e sulmuesit tuaj dhe a do të jetë ai lojtari kryesor i ekipit?
Futbolli është një lojë kolektive, por brenda këtij kolektivi ka dhe lojtarë që spikasin. Sigurisht, një prej këtyre lojtarëve është Stenio Zhunior. Ka kualitete dhe cilësi të mira dhe këtë gjë e kanë treguar edhe golat e shënuar. Mirëpo, mua nuk më kënaq vetëm shënimi i golave, por dhe altruizmi që ka treguar, pasi ka asistuar tre gola të tjerë. Ka shërbyer shumë për skuadrën dhe lufton shumë. Kjo është një gjë shumë pozitive dhe shpresojmë që dhe vazhdimësinë ta ketë në të njëjtën nivel.
Sezonin e shkuar, Partizanit i mungoi sulmuesi tipik që mund të shënojë 20 apo më shumë gola gjatë një sezoni. Duke parë formën e Zhuniorit, mendoni se do të jetë ai lojtari që do ta udhëheqë ekipin përpara dhe të jetë sulmuesi që i ka munguar ekipit?
Ne shpresojmë që të jetë Zhunior dhe jo vetëm, sepse kur ka disa sulmues që shënojnë, si Cara e Lukas, ne presim nga të gjithë. Por sigurisht, ne urojmë që Zhunior të mbajë këtë ritëm. Gjithsesi, nuk duhet vënë në presion, pasi sulmuesit kanë dhe disa momente jo, kanë vështirësi për të shkuar te goli. Të shpresojmë që t?i ketë sa më të rralla këto momentet jo dhe të jetë golashënuesi i kampionatit.
Përmendët dhe emrat e Lukasit dhe Carës si lojtarë që kanë bërë mirë për ekipin. Duke parë moshën e re të Carës, mund të themi se ka besimin e Dajës dhe a mund të shohim ndonjë emër tjetër të ri në rolin e titullarit?
Kardozo ka bërë shumë mirë në dy ndeshjet e Ligës së Konferencës, shënoi dy gola në ndeshjen e parë dhe dha asist në ndeshjen e dytë. Është një lojtar që i jep shumë ekipit në fazën ofensive, si me golat, ashtu dhe me altruizmin e tij kundrejt shokëve të skuadrës. Besimin tim, e kanë të gjithë lojtarët që janë të gatshëm për të kapur fanellën e titullarit. Këtë gjë, Cara e ka treguar dhe vitin e shkuar, ku në disa ndeshje ka qenë titullar. Besoj se është në rrugën e duhur, por duhet të punojë edhe më fort. Cilësitë nuk i mungojnë, por natyrshëm që edhe lojtarët më me eksperiencë do i japin suport. Te Partizani është evidente kjo gjë, ka një bashkëpunim shumë të mirë mes të rinjve dhe lojtarëve me eksperiencë.
Në sfidën e kthimit kundër Sfintulit, mosha mesatare e Partizanit ishte shumë e re, me Rrapajn, Muratajn dhe Koten. Mendoni se kjo mungesë eksperience në moshë mund të ndikojë negativisht në vazhdimësinë e sezonit?
Ne e kemi politikë si klub që përveç afrimit të lojtarëve cilësorë dhe me eksperiencë, këtë vit do të afrojmë dhe lojtarë të rinj. Nuk dua t?i prezantoj apo t?i them me emra, pasi besoj se do ta bëjnë vetë prezantimin gjatë sezonit. Kemi një ndërthurje të lojtarëve me eksperiencë dhe lojtarëve të rinj, që na e bën të mundur që të mos kemi një Partizan sot për nesër, por të kemi një projekt afatgjatë dhe për të ardhmen. Në përbërje kemi dhe një lojtar si Jurgen Bardhi, që edhe pse në një moshë ende të re, ka shumë vite eksperiencë në Superiore dhe është një vlerë e madhe e ekipit, që pak a shumë edhe balancon mungesën e eksperiencës nga lojtarët e tjerë të rinj, si Rrapaj e Kote.
Pra, mund të themi se cikli ?Daja? ka nisur te Partizani?
Në këtë periudhë që jemi, duke ditur dhe se gjendjen nuk e kemi optimale, natyrshëm që do të kemi dhe rrotacione, sepse në fund fare, edhe lojtarët e rinj kanë nevojë për të marrë eksperiencë dhe mënyra më e mirë, është të merret duke luajtur sa më shumë. Për të qenë i sinqertë, nuk është vetëm politikë e imja personale që të afroj lojtarë të rinj, por dhe e klubit të Partizanit. Kanë edhe suportin për t?i hedhur në lojë. E kemi nisur këtë gjë që vitin e shkuar dhe hap pas hapi do të mundohemi ta realizojmë sa më shumë këtë gjë.
Profesor, për të kaluar te ndeshja e shumëpritur kundër Bazelit. Keni filluar ta analizoni kundërshtarin dhe si e shihni këtë përplasje?
Deri ditën e enjte nuk kam menduar për Bazelin, ishim të fokusuar vetëm te Sfintuli, kërkonim kualifikimin përballë këtij ekipi për të shkuar më pas te Bazeli. Duke filluar që nga dita e premte e në vazhdimësi, koha është shumë e shkurtër për të analizuar me detaje kundërshtarin. Por, duhet të jemi me këmbë në tokë, do të kemi përballë një ekip me shumë cilësi, Bazeli ka dhe shumë eksperiencë edhe në Kupat e Europës, ku rregullisht ka luajtur në grupet e Ligës së Kampionëve. Ne do të shkojmë të bëjmë lojën tonë, do të ndërtojmë strategjinë tonë për kaq ditë sa kemi në dispozicion dhe shpresoj që të jetë ajo e duhura për të përballuar kualitetet që ka kundërshtari.
Te Bazeli luajnë 5 shqiptarë, me në krye Taulant Xhakën. Në këtë prizëm, ndryshon ndonjë gjë sa u takon përgatitjeve të Partizanit?
Fillimisht, dua të jap një përgjigje jo si trajner i Partizanit. Më vjen mirë që futbollistët shqiptarë luajnë në Europë dhe në klube të rëndësishme siç është Bazeli. Kjo është pozitive për të gjithë shqiptarët. Ndërsa si trajner i Partizanit do t?i shoh si kundërshtarë për 180 minuta, duke i respektuar, por që në fund fare duke ditur vlerat që kanë, do të na duhet që t?i përballojmë.
Këtë sezon, është hequr rregulli i golit në fushën kundërshtare. Do të dëshironit që ky rregull të ishte ende në fuqi dhe të shpresonit në shënimin e një goli në Zvicër?
Edhe vetë si individ jam nga ata që shikoj përpara. Përderisa rregulli ka ndryshuar, ne duhet të përshtatemi tashmë. Jo vetëm që duhet të mbrohemi shumë mirë, por dhe duhet të shënojmë. Tani nuk mund të kualifikohemi me barazim në gol në fushë të kundërshtarit, prandaj duhet ta fitosh ndeshjen në 180 minuta. Kjo do të jetë dhe filozofia e jonë, që të mbrojmë në grup, ashtu dhe të sulmojmë në grup, por duke pasur parasysh gjithmonë se luajmë kundër një ekipi me shumë kualitet.
Në Zvicër parashikohet një mbështetje e madhe e tifozëve për Bazelin, duke parë dhe kapacitetin e madh të stadiumit. Si do të ndikojë kjo gjë te futbollistët tuaj?
E mira është që futbolli ka ardhur në një moment kur janë rikthyer tifozët në stadium. Edhe po të jenë tifozë kundërshtarë, lojtarët tanë do të kenë një motivim më të lartë, pasi në fund fare, futbolli është spektakël për tifozët. Ajo që unë do të thosha për këtë ndeshje të parë, është fakti që në një numër të konsiderueshëm të tifozëve, edhe pse do të jenë për Bazelin, është më mirë se në një stadium me shkallët bosh.
Profesor, e fundit. Për çfarë do të luajë Partizani juaj në Zvicër?
Ne po e përgatisim ndeshjen në këto tri ditë që kemi në dispozicion. Lojtarët titullarë që luajtën në Moldavi, janë kthyer të premten në orët e para të mëngjesit dhe i kemi lënë pushim. Të shtunën kanë bërë një stërvitje riardhjeje. Pra, vetëm të dielën (dje) e nisëm përgatitjen ashtu siç duhet. Kjo do të thotë që kemi shumë pak kohë në dispozicion për ta përgatitur ndeshjen, vetëm tri ditë, por kjo gjë nuk do të na ndalojë që dhe ne të jemi në formën optimalë dhe të kemi strategjitë tona. Do të studiojmë disa variante që të paktën të bëjmë më të mirën e mundshme në këtë moment që jemi.
Pas hedhjes së shortit për kalendarin e sezonit të ri, Seria...
Emanuel Egbo ka folur për mikrofonin e “Report TV“, ku ka ko...
Brahim Diaz rikthehet të veshë fanellën e Milanit. Pasi sezo...
Emanuele Ndoj është afër rikthimit në elitën e futbollit ita...
Jurgen Bardhi është i Partizanit dhe për Kupat e Europës. Bu...
E ardhmja e tij ende nuk është përcaktuar, por kjo nuk e shq...
Brazili ka fluturuar drejt Tokios me një grup shumë të ri dh...
Pas një periudhe të errët të klubit, Dinamo ka nisur një pro...
Çështja e këngës së Elseid Hysajt si rit prezantimi para sho...
Andi Hoti ka nënshkruar kontratën e parë profesioniste me In...
Moderatorja e njohur, Lei Kraja ka rrëfyer momentin më të fr...
Klubet shqiptare kanë filluar përgatitjet e tyre për sfidat ...
Diego Longo nuk humbet kohë. Pas prezantimit, trajneri i sap...
Ardhja e Jose Mourinho në pankinë, ka krijuar entuziazëm të ...
Një nga fanellat e realizuara për Zinedine Zidane për finale...
Vllaznia do të ketë një mungesë të sigurt në takimin e parë ...
Albin Thaqi është mbrojtësi i talentuar shqiptar që ka luajt...
Elseid Hysaj shkoi te Lazio pa një prezantim zyrtar të klubi...
Klubet shqiptare kanë filluar përgatitjet e tyre për sfidat ...
Futbollisti me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj, është duke...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...