Marash Kumbulla shënon gol para syve të Mourinhos
Roma siguron fitoren e dytë radhazi në miqësore. Skuadra e J...
Atletja shqiptare, Luiza Gega e cila do të garojë në Lojrat Olimpike, ?Tokyo 2020?, ka zgjedhur Korçën, për tu stërvitur.
Në një intervistë ekskluzive për CNA.al, atletja Luiza Gega tregon se Korça është vendi që kalon më shumë kohë, pasi është më e freskët dhe më e përshtatshme për tu stërvitur.
Duke qënë sportiste distancash më bën shumë mirë të stërvitem në lartësi. Në fakt unë qëndroj në Dardhë dhe stërvitem në stadiumin e Skënderbeut. Arsyeja tjetër është që Korça është më e freskët se qytetet e tjera dhe unë në fakt ndihem me fat që kam zgjedhur Korcën sepse më pëlqen vërtet shumë edhe kaloj më shumë kohë se në Tiranë që unë jetoj. Pjesën më të madhe e kaloj në Korçë.?-tha Luiza Gega, për CNA.al.
Duke u ndalur tek Lojrat Olimpike, Luiza Gega u shpreh mjaft optimiste, ndërsa tregoi edhe objektivat që ka për këtë aktivitet, duke theksuar se qëllimi i saj është finalja.
?Shkoj si pretendente për të hyrë në finale. Rezultatet e mia janë fakt për të hyrë në finale dhe ky është objektivi im kryesor hyrja në finale.?-u shpreh Luiza Gega për CNA.al.
Më tej, ajo foli edhe për gjendjen e saj, ku theksoi se ?Ndër arsyet që unë jam kaq e lumtur dhe i pres me kaq emocion është pikërisht kjo që unë gëzoj shëndet të plotë dhe jam në gjendje të mirë fizike. Jam vërtet optimiste?.
Më poshtë intervista e plotë e atletes Luiza Gega, për CNA.al:
-Pse ke zgjedhur Korçën këtë vit për të bërë stërvitje?
Në fakt jo vetëm këtë vit, unë kam shumë vite që zgjedh Korçën kryesisht në sezonin e verës për dy arsye. E para është që duke qënë sportiste distancash më bën shumë mirë të stërvitem në lartësi. Në fakt unë qëndroj në Dardhë dhe stërvitem në stadiumin e Skënderbeut. Arsyeja tjetër është që Korça është më e freskët se qytetet e tjera dhe unë në fakt ndihem me fat që kam zgjedhur Korcën sepse më pëlqen vërtet shumë edhe kaloj më shumë kohë se në Tiranë që unë jetoj. Pjesën më të madhe e kaloj në Korçë.
Vitin e kaluar keni bërë stërvitje në Kenia, si ka qënë ajo eksperiencë duke qënë se ka qënë pandemi?
Atëherë unë shkova pikërisht për t?u stërvitur për Lojrat Olimpike. Shkoj në fakt në Kenia në periudhën e dimrit sepse edhe i ftohti nuk është se na jep rezultate në stërvitje dhe për këtë arsye unë zgjodha Kenian sepse është më ngrohtë dhe është lartësi. Ndërkohë qëlloi që ishte periudha e fillimit të pandemisë dhe u bllokuan të gjitha rrugët dhe unë ngela në Kenia për 3 muaj e gjysëm. Pastaj ishte më e vështirë nga sa unë e prisja sepse momentin që unë shkova në Kenia, Komiteti Olimpik Botëror deklaroi që lojrat olimpike do shtyheshin për 1 vit dhe atëherë ishte shumë e vështirë dhe mezi u ktheva në Shqipëri.
Objektivi juaj për këto Lojra Olimpike?
Lojrat olimpike le të themi që janë ëndërr për çdo sportist, është evenimenti më i madh botëror dhe sportistët stërviten për 4 vite për të qënë pikërisht për këto lojra. Jam shumë e lumtur që shkoj me norma në këto Lojra Olimpike dhe shkoj si pretendente për të hyrë në finale. Rezultatet e mia janë fakt për të hyrë në finale dhe ky është objektivi im kryesor hyrja në finale.
Në çfarë distance do të konkuroni këtë vit?
Atëherë unë shkoj në disiplinën 3000 metra me pengesa dhe jam e kualifikuar. Në 2019 unë për herë të parë edhe në historinë e atletikës shqiptare por edhe unë si sportiste hyra në finalen e botërorit dhe u radhita e 9-ta. Hyra në top 10-shen më të mirë të botës.Tani unë me plus -minus me të njëjtët sportistë do të konkuroj dhe për këtë flas me bindje të plotë që finalja është e arritshme dhe do jetë fakt e sukses për mua, për karrierèn time sportive por dhe për sportin e atletikës sepse kurrë nuk kishte hyrë në një finale europiani, pastaj botërori dhe të shpresojmë që do të jetë olimpiade.
Trajneri çfarë thotë lidhur edhe me gjendjen tënde fizike?
Gjithcka ka shkuar mirë dhe kemi pasur një fokus për këtë garë dhe gjithë viti pavarsisht se ketë vit nuk shkova jashtë dhe në verë dhe në dimër pavarsiht vështirësive të stërvitem në Shqipëri. I ftohti, ditët me shi na ndikojnë në progresin e stërvitjes por për fat të mirë çdo gjë ka shkuar mirë. Për fat të mirë nuk kam asnjë dëmtim pasi në Lojrat e shkuara Olimpike në Rio unë shkova në fakt e dëmtuar në tendinën e Akilit dhe ka qënë shumë e vështirë për mua. Kjo është ndër arsyet që unë jam kaq e lumtur dhe i pres me kaq emocion është pikërisht kjo që unë gëzoj shëndet të plotë dhe jam në gjendje të mirë fizike. Jam vërtet optimiste./CNA.al
Roma siguron fitoren e dytë radhazi në miqësore. Skuadra e J...
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Uruguai ku futbollisti Ui...
Olimpiada e Tokios nuk ka filluar akoma, megjithatë në Fshat...
PSG-ja nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Pasi kanë firmo...
Romelo Lukaku kthehet në fushë të stërvitet për sezonin e ri...
Cristiano Ronaldo tremb Juventusin me një mesazh të koduar. ...
Mërgim Mavraj befasoi jo pak me lëvizjen e tij në këtë merka...
Chelsea ka njoftuar rinovimin e kontratës me Armando Brojën....
Çmimi i madh i Britanisë ka nisur me një aksind të frikshëm....
Goditje me perspektivë për Lacion e Igli Tares! Bardhekaltri...
Pedri është emri më i lakuar në këtë merkato verore. Mesfush...
Ronaldinjo është padyshim një nga personazhet më karizmatike...
Debutim i hidhur për Elseid Hysajn në rrjetet sociale si loj...
Milani ka mirëpritur afrimin e pestë në këtë merkato vere. B...
Mauro Ikardi dëshiron të kthehet në Itali, teksa Juventusi d...
Mauricio Sarri është kthyer në stol dhe ka marrë drejtimin e...
Imami kishte jo pak meritë në kualifikimin e Vllaznisë në tu...
Emri i Mauro Icardit dhe Juventusi janë përmendur pranë njër...
Një incident i pabesueshëm ka ndodhur në miqësoren mes Kortr...
Elseid Hysaj është bërë pjesë e Lazios tashmë dhe ka nisur s...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...