Fiton konkursin për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, e përjashtojnë se ka syze optike
Në emisionin “Stop” sot është transmetuar historia e Griseld...
Reforma në Drejtësi dhe institucionet e reja të dala prej saj, të trumbetuara fort jo vetëm nga politika por edhe nga faktori ndërkombëtar, janë parë si shpresa që më në fund shqiptarët të gjejnë drejtësinë e munguar.
Një ndër institucionet e reja të drejtësisë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur ndryshe si SPAK, pretendohet se është institucioni që do godasë korrupsionin në radhët e politikës dhe zyrtarëve të lartë, dhe që më më në fund ata do të marrin ndëshkimin e merituar.
Pra, SPAK është shpresa e shqiptarëve që më në fund në të ndëshkohen të ashtuquajturit ?peshqit e mëdhenj?, në Shqipëri.
Por, çfarë ndodh
Gjatë ditëve të fundit, në media janë trumbetuar fort aksionet e SPAK, në Bashkinë e Lushnjes, ku u vu në pranga edhe drejtuesi i kësaj bashkie, Fatos Tushe.
Më tej, shkojmë tek operacioni i pak ditëve më parë në Ministrinë e Brendshme, ku u vunë në pranga nëntë persona, përfshirë ish-drejtoreshën e Prokurimeve Publike në këtë institucion, Edlira Naqellari. Kjo e fundit, e shkarkuar nga detyra vetëm një javë para arrestimit nga SPAK.
Këto operacioni të SPAK, vërtetë janë për tu përgëzuar dhe bëhet shumë mirë që çdo abuzues me paratë e taksapaguesve shqiptarë, të marrë ndëshkimin që meriton.
Çdo person që ka abuzuar qoftë edhe një qindarkë nga taksat e qytetarëve, duhet të përballet me drejtësinë. Dhe për këtë SPAK meriton të duartrokitet.
Por, ka edhe një detaj. Përtej trumbetimit dhe bujës së madhe që bëri në media operacioni i SPAK, në Lushnje, në Ministrinë e Brendshme, apo edhe sot vënia nën akuzë e ish-kryebashkiakut të Pogradecit, Eduart Kapri, është fakti se ?peshqit e mëdhenj? nuk janë ndëshkuar. SPAK duket se deri tani është marrë vetëm me ?cironka?, ndërsa peshqit e mëdhenj nuk janë ndëshkuar asnjë.
Nëse do ti referoheshim rastit të Ministrisë së Brendshme, ku dëmi është dhjetra deri qindra milionë euro, SPAK ka arrestuar vetëm ?cironkat?, ndërsa ?peshkaqenët? janë të lirë.
Një tjetër ?dosje e nxehtë? në dorën e SPAK, e cila do të çontë në pranga vërtetë ata që mund të quhen ?peshqit e mëdhenj?, është çështja e inceneratorëve, e cila mund të quhet afera e shekullit.
Për dosjen e inceneratorëve ka pasur disa denoncime, jo vetëm nga media por edhe nga politika. Gjithashtu ka një denoncim nga nisma ?Thurje? edhe në SPAK, në lidhje me këtë aferë.
Po ashtu, CNA.al ka publikuar një dosje të plotë investigative, ku tregohet qartë skema e përdorur, e deri tek lidhjet qeveri-inceneratorë-media.
CNA.al, ka mundur të zbërthejë skemën, sesi qeveria shqiptare ka dhënë 50 milion euro për dy inceneratorë, atë në Elbasan dhe në Fier. Ku në një mënyrë të qartë, duke investiguar dokumentat, duke siguruar dhe materiale ekskluzive, kemi treguar se janë të njëjtët persona që fshihen pas inceneratorëve. Të cilët janë shtetasi Klodian Zoto, shtetasi Mirel Mërtiri dhe bashkëjetuesja e këtij të fundit Stela Gugallja. Këta persona janë njerëzit kryesorë të cilët kanë marrë dy ofertat e pakërkuara për inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit, për të cilat qeveria shqiptare duhet të paguajë të paktën 50 milion euro. (Lexo këtu)
Po ashtu e njëjta skemë është përdorur edhe për inceneratorin e Tiranës. Një koncesion 128 milion euro, për 30 vite. Një investim i cili përfshin landfillin e Sharrës, ku do pretendohet se do të ndërtohet edhe një incenerator për të prodhuar energji dhe gjithashtu do të bëhet edhe trajtimi i mbetjeve urbane dhe mbetjeve të tjera. Por, edhe pse thuhet inceneratori i Tiranës, në fakt aty ka vetëm një landfill. (Lexo këtu)
Janë këta pronarë inceneratorësh, të cilët më pas kanë lidhur ortakëri me pronarë dhe drejtues mediash, sic është rasti i ortakërisë me Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin. (Lexo këtu)
Pra, nëse ka një çështje që duhet folur e bërtitur me zë të lartë është ajo e inceneratorëve.
SPAK duhet të zgjohet dhe të përfundojë hetimet në lidhje me denoncimet për atë që quhet afera korruptive e shekullit, që shkon në vlera rreth 400 milionë euro.
SPAK duhet të zgjohet pas padive të bëra nga Nisma Thurje, nga Partia Demokratike, por edhe në mediat investigative, përfshirë dhe CNA.al.
Të gjitha kanë provuar me fakte dhe dokumente aferën korruptive të inceneratorëve, milionat e eurove që paguhen nga taksat e shqiptarëve, për llogari të Stela Gugallës, Klodian Zotos apo Mirel Mërtirit.
Një skemë e qartë e disa bizneseve që marrin para nga qeveria dhe më pas krijojnë ortakëri me mediat, apo drejtuesit e tyre./CNA.al
Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek
Afera korruptive e shekullit/ Kur do zgjohet SPAK për inceneratorët?
Zbulohen dokumentet që ?fundosin? Ben Blushin/ Ortak me pronarët e inceneratorëve
Denoncimet e CNA.al/ SPAK merr në hetim ortakët e Ben Blushit dhe Vjollca Hoxhës
Qeveria pranon aferën e inceneratorëve/ Nuk shkon të përballet
Në emisionin “Stop” sot është transmetuar historia e Griseld...
Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e të hënës rastin e një të ash...
Vajza e drejtuar në “Stop” ka përfunduar 2 ciklet e studimev...
Në redaksinë e emisionit “Stop” ka ardhur një ankesë, që ka ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një tjetër de...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e nj...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar çështjen e një pacien...
Fenomeni “Verjana Gega” nuk ka të ndalur. Zonja Gega vazhdon...
Emisioni “Stop” publikoi këtë të martë rastin e aksidentit t...
Drejtori i shërbimeve publike në bashkinë Kukës, Xhevdet Sop...
Tani nuk ka më asgjë nën sipërfaqe, apo të kamufluar me ko...
Jona Ago, punonjëse prej 4 vjetësh e policisë Bashkiake Devo...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës “luftën për shezllonë...
Banorët e fshatit Bashaj, në Selenicë, i janë drejtuar emisi...
Emisioni “Stop” në Tv Klan këtë të premte ka publikuar histo...
Emisioni Stop në Tv Klan ka shkuar në Pogradec për problemin...
Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e së enjtes një rast unik mbi mën...
Edmond Shytko, është prokurori i Korçës i cili ka dhënë një ...
Historia e Nurije Cevanit nga Burreli është trajtuar dhe në ...
Nurije Cevani e cila jeton në Burrel ka treguar sot në emisi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...