Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e së enjtes një rast unik mbi mënyrën se si trajtohen pacientët në poliklinikën e Lushnjes.
Denoncimi erdhi nga një qytetare nga Lushnja e cila kishte çuar nënën e saj 77 vjeçare në poliklinikën e Lushnjes. Me rekomandim nga mjeku i familjes 77 vjeçarja do të kryente analizat e hemoglobinës së glukozuar. Sipas denoncimit laborantja Donika Kote pasi i ka marrë gjakun të moshuarës ia ka dhënë atë në një shiringe dhe i ka drejtuar për të kryer ekzaminimet në një laborator privat i quajtur Talasemial, ngjitur me poliklinikën. Ky ekzaminim i kushtoi pensionistes 21 mijë lekë të vjetra.
Bashkë me gazetarët e Fiskit e moshuara i drejtohet edhe njëherë poliklinikës , por kësaj radhe pa rekomandimin e mjekuar për të përsëritur të njëjtën analizë. Nuk gjejnë të njëjtën laborante, por edhe ajo që takuan me një arrogancë u thotë se nuk duhet ta përsërisin analizën, pasi e kanë bërë njëherë. Megjithatë pa rekomandim mjeku ajo thotë se e moshuara duhet të paguajë. Pyetjes së Fiksit se pse nuk bëhet kjo analizë në spital por i drejtoni pacientët në privat, ajo përgjigjet se shteti nuk e bën pasi nuk ka reagent. ?Ne bëjmë analizë të thjeshtë glicemie dhe për këtë duhet të paguash? thotë laborantja. Pasi i merr 77 vjeçares gjakun bashkë me fletën e pagesës i drejton drejt recepsionit për të bërë pagesën. Në recepsion gazetarja e Fiksit pyet se si ka mundësi që me rekomandim të mjekut të familjes duhet të shkojë tek privati që të bëj analizat. Dhe recepsionista për ankesën e drejton drejt shefit te poliklinikës i quajtur Doktor Fredi.
Para se të paraqiten tek drejtori gazetarja bashkë me 77 vjeçaren marrin analizat tek laboratori privat. Edhe aty gazetarja e Fiksit pyet se përse këto analiza nuk kryhen në shtet, dhe punonjësi i laboratorit privat i përgjigjet se në dijeninë e tij shteti nuk ka reagent.
Bashkë me fletën e analizave në dorë e moshuara dhe gazetarja e Fiksit i drejtohen drejtorit. Ai u thotë se spitali i bën ato analiza dhe se përgjegjësit do mbajnë përgjegjësi. Ai thërret në zyrë mjeken e laboratorit e cila i shpjegon se për kryerjen e këtyre analizave nuk kanë reagent, por që drejtimi i laborantes drejt privatit nuk është i dejtë dhe për këtë duhet të merren masa. Ajo shpjegon se laborantja Donika Kote e ka bërë disa herë këtë gjë duke i orientuar pacientët drejt këtij laboratori privat. Drejtori i poliklinikës i orienton që t?i drejtohen drejtorisë së spitalit Bashkiak të Lushnjes.
Drejtuesi i këtij institucioni, zoti Perin Vogli pasi u njoh me ankesën e pacientes 77 vjeçare, pranoi se këto ishin raste të përsëritura. Pasi qytetarja depozitoi ankesën me shkrim pranë administratës së spitalit, drejtori i spitalit të Lushnjes, vendosi pezullimin nga detyra të laborantes Donika Kote.
Takim me shefin e poliklinikës
Fiksi: Si jeni? Doktor Fredi?
Shefi: Po
Fiksi: Unë kam një problem këtu tek laboratori poshtë.
Shefi: Po
Fiksi: Nëna pardje me rekomandim, ka ardhur të bëj analizën e diabetit.
Shefi: Po
Fiksi: Laborantja i ka marrë vetëm gjakun i ka dhënë shiringën në dorë dhe i ka thënë shko tek laboratori këtu përballë, bëje dhe paguaje.
Shefi: Cilat analiza?
Fiksi: Urdhëro, ja ku i ke se i mora tani tek laboratori dhe ka paguar 2100 lekë për këto analiza.
Shefi: Kush ta tha këtë, kjo këtu?
Fiksi: Kjo këtu poshtë.Pyeta tek recepsioni dhe më thanë shko tek shefi.
Shefi: Një minut, një minut mos u?.
Fiksi: Edhe çudia është që i kanë dhënë shiringën me gjak në dorë dhe i kanë thënë shko tek ai përballë.
Shefi: Mos u mërzit nuk ka problem do ta gjejmë përgjegjësen ç?ke ti.
Shefi thërret në zyrë përgjegjësen e laboratorit
Shefi: Nuk e kanë sqaruar fare të sëmurin,i kanë dhënë një shiringë dhe shko bëje atje mbrapa.
Përgjegjësja: Ka tre muaj hemoglobina e glukozuar që nuk bëhet.
Shefi: Mirë mirë do ta shohim.Kush ishte pardje?
Përgjegjësja: Donika . Nuk bëhen, po se ku i thojnë bëje dhe ku i drejtojnë nuk e di.
Shefi: Jo jo
Fiksi: Po mirë në qoftë se nuk bëhen këtu, nuk ka pse t?ja marri gjakun, t?i japi shiringën në dorë dhe ti thotë shko bëje atje.
Përgjegjësja: Ja pra kjo është, këtë nuk duhet ta bëjë.Ti thotë bëje ku të duash.Nuk ka punë ti thotë
Fiksi: Po mirë ky mjeku i familjes të jep rekomandimin dhe i të thotë shko tek poliklinika dhe bëj këto analizat. Mjeku përse e ka rekomanduar këtu?
Përgjegjësja: Mjeku i familjes e ka rekomanduar sepse nuk e di se çfare bëjmë ne të spitalit se është drejtori tjetër. Ai thotë thjesht na bëji, po a i bën spitali apo nuk i bën nuk e di.
Shefi: Ne do ta çojmë në drejtori rastin.
Përgjegjësja: Veprimin që kanë bërë të merren masa.
Shefi: Do shkoni në drejtori, drejtor është Perin Vogli do i thoni ishim te shef Fredi dhe na dërgoi këtu tek spitali.Do të të presi dhe do të të presi mirë jam i garantuar që do të sqaroj mirë. Bëni ankesën në rrugë zyrtare për këto që po bëhen./tch
Edmond Shytko, është prokurori i Korçës i cili ka dhënë një ...
Historia e Nurije Cevanit nga Burreli është trajtuar dhe në ...
Nurije Cevani e cila jeton në Burrel ka treguar sot në emisi...
Dhjetëra banorë të Shkodrës janë ankuar në redaksinë e emisi...
Një grup tregtarësh, të cilët shesin shpendë të gjalla në El...
Në “Stop” ka ardhur një denoncim nga Saranda. Romand Kuka ës...
Gjen age në mishin e gicit të blerë në dyqan, ballafaqohet m...
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu është kallëzuar ...
Emisionit Fiks Fare solli fakte nga mënyra sesi tregtarët ab...
Para 1 viti e gjysmë “Stop” investigoi rastin e përvetësimit...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka publikuar sot investigimin për...
Ermira Muça nga Mamurrasi ka denoncuar në emisionin “Stop” n...
Një zonjë nga Fieri është mashtruar nga një person i huaj në...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes sorollatjet e një i...
Emisioni Fiks Fare edhe mbrëmjen e së mërkurës denoncoi fakt...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes zvarritjet e procese...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të enjte problematikën e për...
Në një tjetër rast të diplomave me porosi, një bashkëpunëtor...
Temat e diplomave për cikle të caktuara studimesh Bachelor o...
Në emisionin Fiks Fare ankohet një studente se është mashtru...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...