Trump kërcënon Iranin: Do të godasim urat dhe termocentralet nëse nuk riktheheni në negociata
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Akademiku i njohur, profesor Artan Fuga ka ngritur në fokus çështjen në lidhje me origjinën e shqiptarëve.
Në një postim në rrjetet sociale, profesor Fuga thekson se diçka krejt tjetër është origjina dhe tjetër identiteti i një populli.
Fuga shkruan se ka bindjen e provave të shumta që paraardhësit tanë të hershëm në origjinë janë Ilirët.
?Origjinat ilire, nuk përjashtojnë aspak kryqëzimet me popujt dhe kulturat e tjera. Sa është bërthama e mbetur origjinale dhe sa është shkalla e huazimit dhe e kryqëzimit kjo është një çështje e gjerë dhe e gjatë. Por origjina nuk duhet ngatërruar me identitetin sikurse e bëjnë këtë disa pseudoshkencëtarë që diplomën universitare e kanë për gjë tjetër dhe titullin profesor a akademik e kanë në një fushë tjetër. Amatorë të pandreqshëm.?, shkruan Fuga.
Postimi i plotë i Artan Fugës:
Tjetër origjina dhe tjetër identiteti
Unë kam bindjen e provave të shumta që paraardhësit tanë të hershëm në origjinë janë Ilirët. Me shumë se prova arkeologjike më bindin ato gjuhësore dhe historike. Arkeologjikisht nuk kam ende ndonjë besueshmëri në provat e sjellura. Por mbase gabohem dhe nuk e di mirë këtë aspekt.
Por, tjetër është origjina aq sa njohim, dhe tjetër të thuash se ne rjedhim ekskluzivisht nga ilirët. Tjetër është koncepti i origjinave dhe tjetër koncepti i identitetit.
Në albanologji, që vuan mungesën e filozofisë, sepse albanologët kurrë nuk e kanë dashur filozofinë dhe nuk kanë hapje drejt saj, nuk është bërë si duhet dallimi midis origjinave dhe identitetit. Madje jo pak i bëjnë çorap këto dy koncepte.
Këtij gabimi i bashkëngjitet edhe një i dytë; ai i linearitetit historik. Nga ilirët direkt te arbërit dhe te shqiptarët. Ky kuptim linear i historisë identitare është ideologjik, përjashtues dhe nuk u përmbahet fakteve.
As nuk mund të mendohet që gjatë historisë stërgjyshërit dhe stërgjyshet tona nuk janë kryqëzuar me helenë, me romakë, sikurse tregojnë shumë stela varresh, a dokumenta gjendjeje civile, nuk janë kryqëzuar me sllavë, bullgarë, maqedonas, serbë, malazezë, etj, pastaj me turq për t?u mjaftuar te ata që kanë jetuar me shekuj në këto treva si kalimtarë, pushtues, a sundues.
Padyshim që ne jemi të prejardhur nga këto kryqëzime genetike, kulturore, lingusitike, arkitekturore, etj.
Ndryshe kush kërkon pastërtinë e linjës iliro-arbëre-shqiptare do të thyejë hundët para fakteve madhore që ndajnë ideologjinë nacionaliste shqiptare nga të vërtetat shkencore.
Merita e bërthamës ilire është forca e saj që pavarësisht se këtej kanë kaluar kultura të mëdha që kanë shenjuar racën njerëzore si helenike, romake, ostrogote, sllave, osmane, etj., ka ditur të vetëruhet, të mbijetojë, të marrë dhe të japë në mijëra vite pa u shuar, por duke u transformuar, përshtatur, rinovuar. Madje, jo vetëm që nuk ka humbur, por ka arritur t?i fusë brenda lëvozhgës së vet gjuhësore të ardhurit e mbetur këtu si minoritete helene, greke, romake, sllave, ostrogote, turke, madje edhe hebre.
Kjo është madhështia e saj. Por sa për kryqëzime gjenetike, gjuhësore, kulturore, njerëzore, racore me të tjerët nuk mund të thuhet se jemi veçmas popujve të tjerë që edhe ata janë produkt kryqëzimesh dhe emigrime kulturash.
Nuk erdhën hebrenjtë në Romë, nuk u përzjenë helenët me romakët, nuk u përzjenë arabët me spanjollët, nuk u përzjenë francezët me algjerianët, marokenët, etj., nuk do të përzjehen gjermanët me sirianët, e pa fund fakte të mëdhenj historikë?
?Gjaku i pastër? është një budallallik racist!
Prandaj origjinat ilire, nuk përjashtojnë aspak kryqëzimet me popujt dhe kulturat e tjera. Sa është bërthama e mbetur origjinale dhe sa është shkalla e huazimit dhe e kryqëzimit kjo është një çështje e gjerë dhe e gjatë.
Por origjina nuk duhet ngatërruar me identitetin sikurse e bëjnë këtë disa pseudoshkencëtarë që diplomën universitare e kanë për gjë tjetër dhe titullin profesor a akademik e kanë në një fushë tjetër.
Amatorë të pandreqshëm./CNA.al
Gjykata e Sarandës ka vendosur 12 vite burg për ish-mësuesin...
Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Albert Derv...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Maliq ku një...
Dy ditë më parë Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, u kërkoi nje...
Materiali i prokurorisë për rastin “Tushe & co” ndaj të cil...
Mjekët e Spitalit të Traumës, kanë vijuar ditën e dytë të pr...
Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, raportohet se ka thi...
Sot nisin zyrtarisht fluturimet nga aeroporti Ndërkombëtar i...
Edhe pse Shqipëria ka bërë një reformë thelbësore në sistemi...
Një prej zyrtarëve të Bashkisë së Lushnjës, Ani Simoni ka kë...
Një vit e gjysmë pas ngritjes së Strukturës së Posaçme kundë...
Policia e Sarandës ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen...
KPA ka vendosur të pezullojë hetimin disiplinor ndaj gjyqtar...
Një tjetër vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në “...
Gjykata e Apelit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me bur...
Ka përfunduar seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj...
Gazetari Artan Hoxha ka dalë më një reagim të fortë në rrjet...
Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur...
Nga përgjimet e realizuara nga SPAK, në kuadër të hetimeve p...
Pas një viti hetimesh nga SPAK, kryebashkiaku i Lushnjes, Fa...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...