Operacion masiv anti-korrupsion/ SPAK arreston disa persona, mes tyre dhe politikanë
SPAK ka ndërmarrë një operacion masiv, antikorrupsion, në ku...
Paraditen e sotme Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka finalizuar një operacion masiv në Kadastrën e Lushnjes, në kuadër të të cilit janë arrestuar 10 persona, mes tyre edhe kryetari i Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe.
Fatos Tushe dyshohet se ka dhënë leje ndërtimi të paligjshme për subjekte dhe individë të caktuar duke shfrytëzuar pozitën e tij si kryebashkiak i Lushnjes.
Por, kush është Fatos Tushe
Fatos Tushe drejton këtë bashki prej 3 mandatesh, ndërsa përfaqëson Partinë Socialiste.
Emri i Fatos Tushes u lakua në media në fillim të vitit 2020, pasi iu bë një atentat i mbetur në tentativë, nga ish-shoferi i tij, Gëzim Saraçi.
Në atë kohë gazetarja Klodiana Lala tha se Saraçi ka qenë një ndër njerëzit më të besuar të kryebashkiakut, por pretendon se mes tyre ka konflikte të forta.
?Ish-shoferi ka qenë një ndër njerëzit më të besuar. Ai ka punuar si shoferi i tij deri në gjysmën e dytë të mandatit të dytë. Ka qenë ndër njerëzit më të besuar, sigurisht ka pasur konflikte të forta mes tyre. Së pari flitet për një borxh mes tyre, një borxh shumë të madh. Kryetari i bashkisë i kishte borxh shoferit. Në fakt ishte një shofer biznesmen që kishte një lokal, kishte një problem me alkoolin?, u shpreh gazetarja.(Lexo ketu)
Tushe ka qenë kryetar i bashkisë Lushnje edhe përgjatë vitet 2007?2009, më tej ai është zgjedhur deputet në legjislaturën XVIII deri më 31.03.2011. Më pas dha dorëheqjen sepse kandidoi për Bashkinë e Lushnjes në zgjedhjet lokale të vitit 2011, ku edhe arrititi të fitonte.
Gjatë kohës që ka drejtuar Bashkinë e Lushnjës ai është shenjëstruar jo pak herë nga Opozita.
Në vitin 2016 Tushe u bë pjesë e një ngjarje të pakëndshme me një tregtare, të cilën u tha se e kërcënoi, për shkak se ajo nuk pranonte të largohej nga vendi ku shiste.
Më pas në media u raportua se ai e ftoi në zyrën e tij, gruan që kërcënoi .
Për ngjarjen pati reagime edhe nga Avokati i Popullit dhe Partia Demokratike, ndërsa kryebashkiaku në atë kohë u shpreh i penduar për veprimet e tij.
CNA.al gjithashtu ka zbardhur edhe pasurinë e kryebashkiakut Tushe.
Kryebashkiaku i Ramës rezulton se në vitin 2010, kohën kur ka qenë deputet kishte në pronësi një shtëpi banimi 2-katëshe me sipërfaqe 118 m2, një apartament me sipërfaqe 60 m2 në Durrës, një tjetër apartament 70.38 m2 në Lushnjë.
Gjithashtu ai rezulton bashkëpronar me 50% i një toke me sip. 500 m2 në Voskopojë, blerë më 26.04.2006, në vlerën 1 500 000 lekë, pronar me 100% i një lokali me sip. 28.6 m2 në Lushnjë, blerë më 05.03.2010, në vlerën 1 720 590 lekë, pronar me 100% i një lokali me sip. 79 m2 në Lushnjë, blerë më 05.03.2010, në vlerën 4 752 680 lekë, pronar me 100% i një veture tip Mercedes Benz, blerë më 23.01.2006, në vlerën 850 000 lekë. Për më tepër rezulton se ka dhënë hua 70 000 euro një personi.
Më vonë ka deklaruar se dy prej lokaleve dhe makinave i ka shitur.
Në linkun më poshtë, pasuria e deklaruar nga Fatos Tushe, sipas të dhënave të Open Spending Albania./CNA.al
Në kërkim të një mandati tjetër/ Fatos Tushe me pasuri nga Durrësi në Velipojë
Operacion masiv anti-korrupsion/ SPAK arreston disa persona, mes tyre dhe politikanë
SPAK ka ndërmarrë një operacion masiv, antikorrupsion, në ku...
Policia e Tiranes bën të ditur se pas një hetimi 5-mujor, ës...
Policia ka vënë në pranga 51-vjeçarin Artan Ismalaja, i cili...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ...
Operacioni ndërkombëtar anti-drogë “Shpirti”, dyshohet se do...
Dy gra kanë përfunduar në spital pas një sherri që kanë patu...
Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në afërsi të Spitalit R...
Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje nga dosja “Shpirti...
Tre pushues kanë rrezikuar jetën sot në plazhin e Velipojës,...
Më 21 tetor të vitit 2016, trafikantët e lëndës narkotike të...
Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit, p...
Një aksident është regjistruar mesditën e sotmë në vendin e ...
Në trafikun ndërkombëtarë të drogës është i përfshirë edhe n...
Për shkak të pezullimit nga detyra të prokurorit Edmond Karr...
Me 10 vota pro (në mungesë të anëtares Esmeralda Keshi), KLP...
Një krim i rëndë që ndodhi sot në Bubq, ku një burrë vrau m...
Nuk ka kaluar shumë kohë, kur Drejtori i Përgjithshëm i Poli...
Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin, paraditen e ...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të vendosë sot pezulli...
Një zjarr i masiv ka shkrumbuar një stallë bagëtish në Lushn...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...