Krimi në familje trondit vendin/ Burri vret gruan me thikë
Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin, paraditen e ...
Nuk ka kaluar shumë kohë, kur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu kërcënoi vartësit se nëse nuk do të zbulojnë autorët e atentateve mafioze që kanë ndodhur kohët e fundit, do të largohen nga detyra.
Duke iu referuar atentave mafioze, në Vlorë, Elbasan, Shkodër dhe krime të tjera të rënda pothuajse në të gjithë vendin, Veliu kërcënoi me shkundje të Policisë, pra me marrja masash.
Por, çfarë ndodhi pas këtij kërcënimi?
Krimet sa erdhën dhe u shtuan, rendi dhe siguria dolën më tepër jashtë kontrollit, plazhet u përgjakën, rrugët u përgjakën, kufomat nxinë të gjithë vendin dhe Veliu del dhe prezanton lëvizjet e reja turistike në Polici.
Policia në turizëm ndërsa krimi në aksion dhe Veliu nga ana tjetër që krihet e i bën karshillëk situatës së rëndë kriminale që po kalon vendi unë.
Me lëvizjet e prezantuara sot, ai jo vetëm që nuk i shkundi, por i parfumosi dhe i nxori për turizëm.
Veliu nuk bëri gjë veçse ata që ishin në det i çoi në mal dhe anasjelltas.
Marrje masash për rritjen e krimit në vend, nuk do të thotë të bësh turizëm, ti marrësh nga deti dhe ti çosh në mal apo anasjelltas, pasi rend dhe siguri sërish nuk do të ketë.
Nuk do të garantojnë rend dhe siguri lëvizjet e reja, pasi nuk garantuan edhe aty ku ishin.
Ka ndryshuar vetëm zona gjeografike ku drejtonin, ishin në mal e shkuan në fushë, drejtorë ishin e drejtorë janë.
A nuk ka Policia e shtetit emra të rinj, profesionistë në strukturën e saj, apo emra me karrierë që mund të bëjnë diferencën me këta që lëviz Veliu?
Lëvizjet turistike të Veliut
Ndër emrat që Ardi Veliu ka firmosur për të lëvizur ka edhe nga ata oficerë me eksperiencë, siç është Neritan Nallbati që nga drejtor i DVP Berat është transferuar dhe emëruar Drejtor i Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Por, ka edhe nga ata emra që janë të lidhur me dështime dhe skandale.
Si rasti i Edmond Tarkaj deri tani drejtor i Policisë Rrugore i cili është dërguar në kryer të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.
Tarkaj, ka pasur një dështim total në drejtimin e qarkullimit rrugor.
Për më tepër emri i tij, rezulton i luidhur me dosjen e famshme 184, pasi ka qenë drejtues në Policinë e Dibrës, kur ka ndodhur skandali zgjedhor.
Edmond Tarkajn, është akuzuar nga Opozita, si i lidhur atë me kultivimin e kanabisit në Dibër dhe pjesë të dosjes së pergjimeve 184.
PD ka deklaruar, në kohën kur Tarkaj u emërua Drejtori i ri i Policisë Rrugore, se njihet në Polinë e Shtetit si një nga drejtuesit e lartë të policisë i përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e drogës.
Sipas PD, Tarkaj ka bashkëpunuar me disa grupe kriminale në zonën e Dibrës për ta mbjellë atë me kanabis gjatë kohës që drejtoi policinë e Dibrës dhe, bashkë me drejtues të tjerë të policisë.
Pra, Tarkaj nuk është emër i panjohur.
Një tjetër emër i cili lidht me dështime ështe edhe Ferdinand Mara, i cili ka kaluar në Korçë nëpërmjet skandalesh.
Ndërkohë që Korça mbetet një nga linjat kryesore të trafikut të drogës dhe një ndër qytetet me problematikën më të madhe të shpërndarjes dhe përdorimit të saj.
Madje për më tepër ka pasur edhe akuza për lidhje të forta të Policisë me shpërndarësit e drogës në qytetin e Korçës, të cilat të shkonin deri në lidhjet piramidale.
Gjovalin Loka nga ish-Drejtori i Departamentit për Sigurinë është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.
Loka mund të jetë një oficer karriere ndoshta profesionist, por Veliu e heq detyra që kishte dhe e çon në qytetin e quajtur bastion të mafias, në qytetin më të inkriminuar në Shqipëri me problematikën më të madhe të rendit dhe sigurisë.
Nga ana tjetër janë marrë disa nëndrejtorë qarqesh e janë dërguar drejtorë pa asnjë lloj argumenti.
Është krejt në rregull që oficerët e Policisë duhet të vlerësohen edhe në aspektin e karrierës , por kur rendi dhe siguria janë inkezistente, kur parametrat e sigurisë rrugore janë skandaloze, kur gjendja në vend është problematike të marrësh dhe të përdorësh këta njerëz duke i qarkulluar sa në një qytet në tjetrin, përbën një krim më vete.
Kjo do të thotë se Policia e shtetit, nuk ka kuadro, profesionistë apo Policia e Shtetit po drejtohet personalisht nga Ardi Veliu me rrethin e tij të ngushtë dhe lidhjet personale.
Emrat e tjerë që nisën xhiron turistike në Polici
Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër Skënder Hita transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier Bledar Çeliku transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.
Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Ferdinant Mara transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.
Shefi i Komisariatit të Policisë Nr 2 në Tiranë Oltion Bistri transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Ardian Çipa deri tani në Akademinë e Sigurisë transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.
Hamdi Fjore deri tani zv.dr i DVP Korçë transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.
Dhimitraq Ziu deri tani zv.drejtor për sigurinë në DVP Tiranë , transferohet dhe emërohet Drejtor i Policisë Rrugore.
Luigj Vathi drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë deri tani transferohet dhe emërohet Zv.drejtor për sigurinë ne DVP Tiranë.
Neritan Nallbati deri tani drejtor i DVP Berat transferohet dhe emërohet Drejtor i Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Niko Brahimaj transferohet dhe emërohet Drejtor i Institutit të Policisë Shkencore./CNA.al
Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin, paraditen e ...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të vendosë sot pezulli...
Një zjarr i masiv ka shkrumbuar një stallë bagëtish në Lushn...
Një aksident me motor ka ndodhur në fshatin Kamçisht të Lush...
Është riaktivizuar sërish zjarri i rënë në pyjet e zonës së ...
Gazetari Arsen Rusta ka zbardhur dosjen e operacionit “Shpir...
Katër anëtarë të familjes Gjoka nga Lezha, kanë mbetur të pl...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur dosjen e Prokurorisë s...
Një aksion anti-kanabis është ndërmarrë sot nga Policia në r...
Shpejtësia tej normave të lejuara ka qenë shkaku i aksidenti...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të mblidhet nesër për ...
Një e moshuar nga Maqedonia e Veriut e cila ka rrezikuar të ...
Të arrestuarit gjatë operacionit ndërkombëtar “Shpirti” , p...
Nga shpërthimi e disa bombulave në një hotel në Velipojë kan...
Nuk ndalen ngjarjet e rënda në Velipojë. Katër anëtarë të nj...
Ora, 07.05 e mëngjesit të së Dielës ka qenë fatale për famil...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në V...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në a...
Një shqiptar dhe një italian janë rrahur brutalisht jasht nj...
Maksim Sota, prokurori i Vlorës, i arrestuar në kuadër të op...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...