web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pesë Bashki pa kryetar prej dy vitesh/ Meta shkel Kodin Zgjedhor

6 Korrik 2021, 12:37, Aktualitet CNA

Janë 5 nga 61 bashki në rang vendi që drejtohen nga kryetarë të emëruar dhe jo të zgjedhur nga qytetarët.

5 Bashki janë pa kryetarë, pavarësisht se kujt i është besuar administrimi i tyre.

Bëhet fjalë për Bashkitë, Shkodër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Dibër, të cilët janë pa kryetar me mandate kushtetues, që prej dy vitesh.

Fillimisht Shkodra, në gusht të vitit 2019, më pas Vora dhe Durrësi në fund të vitit 2019, Rrogozhina  një vit më parë dhe Dibra pas 25 Prillit që kanë  mbetur pa drejtues në krye të Bashkisë.

Presidenti Ilir Meta, nuk ka dekretuar një datë të re zgjedhjesh në këto bashki.

Neni 10 i Kodit Zgjedhor parashikon se Presidenti duhet te dekretojë datën e zgjedhjeve jo me vonë se 48 orë nga njoftimi për ndërprerjen e mandatit.

Bashkia Shkodër

Në zgjedhjet e 30 Qershorit vitit 2019, në krye të Bashkisë Shkodër u zgjodh Valdrin Pjetri, për shkak se prejek nga Ligji i dekriminalizimit.

Dorëheqja e tij erdhi pasi PD publikoi vendimin e një gjykate në Itali, e cila e kishte dënuar Pjetrin me burg për trafik droge.

Pas kësaj, Kryeministri Edi Rama njoftoi pezullimin e Pjetrit nga PS. Në këto rrethana, në krye të Bashkisë, qëndroi Voltana Ademi, me mandat të përfunduar kushtetues.

Edhe sot Ademi vijon të drejtojë Bashkinë e Shkodrës edhe pse ligjërisht mandati i ka përfunduar në vitin 2019.

Bashkia Durrës

Edhe Bashkia e Durrës është pa kryetarë me mandate kushtetues.

Nga zgjedhjet e 30 Qershorit, Valbona Sako u zgjodh edhe me vendim gjykate, kryetare e Bashkisë së Durrësit.

Ajo qëndroi në këtë detyrë përreth 6 muaj derisa dha dorëheqjen.

Gjithçka ndodhi disa ditë pas tërmetit të 26 Nëntorit, ku Sako u nxitua me një deklaratë që i kushtoi detyrën. Ajo shprehet se ishin të lumtur që kishin 51 viktima nga tërmeti.

Deklarata e saj shkaktoi një tëmer më të madh se vetë tërmeti në media dhe në këtë mënyrë ajo dha dorëhqjen.

Në vendin e saj, fillimisht u emërua Zhyljan Varfi pas dorëheqjes së këtij të fundit për arsye shëndetësore, një tjetër Sako mori drejtimin e e Bashkisë. Ajo është mirjana Sako, e cila vazhdon ta drejtojë edhe sot Bashkinë e Durrësit.

Bashkia e Vorës

Pa kryetar me mandate kushtetues është edhe Bashkia e Vorës.

Në zgjedhjet e 30 Qershorit, kryetar në këtë Bashki u zgjodh Agim Kajmaku.

Por më vonë, rezultoi se Kajmaku nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit problemet që ka pasur me drejtësinë.

Ndaj këtij të fundit kanë nisur hetimer, ndërkohë ai është ende në arrati dhe nga ana tjetër, në Bashkinë e vorë është bërë standart që njëri emërohet dhe tjetri shkarkohet pothuajse çdo muaj.

Sot, Bashkia e Vorës drejtohet nga Gentian Picarin.

Bashkia Rrogozhinë

Në zgjedhjet e 30 Qershorit, në krye të Bashkisë së Rrogozhinës u zgjodh Haxhi Memolla.

Ky i fundit një vit më parë është ndarë nga keta për shkak të një infrakti dhe në krye të Bashkisë së Rrogozhinës ka shkuar nipi i tij Edision Memolla.

Pak a shumë si trashëgimi mbretërorë ëhstë kthyer edhe Bashkia e Rrogozhinës.

Bashkia Dibër

Pas zgjedhjeve të 25 Prillit, dha dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj.

Edhe Imeraj ishte ?prodhuar? kryebashkiak nga zgjedhjet e 30 Qershorit 2019, por pas marrjes së mandatit të deputetit u dorëhoq.

Aktualisht kryetar i Bashkisë Dibër,  në detyrë është Shkëlqim Murrja.





Lajmet e fundit nga