“Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime”/ Flet ish i dënuari, akuza oficerit të policisë gjyqësore
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ndryshimin në ligjin për policinë e shtetit për të bërë vëzhgime masive të qytetarëve pa lejen e prokurorisë dhe të gjykatës.
Në lidhje me këtë vendim ka reaguar Avokati i Popullit duke e cilësuar vendimin e Kushtetueses një fitore në mbrojtje të qytetarëve nga përgjimet masive pa autorizim.
Reagimi i Avokatit të popullit:
Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë sot Avokatit të Popullit, pas një kërkese të këtij të fundit për të shfuqizuar disa nene të ligjit të Policisë së Shtetit, që i jepnin kësaj të fundit kompetencë për të kryer përgjime masive ndaj qytetarëve pa një autorizim nga gjykata.
Më 18 shkurt 2021, Avokati i Popullit parashtroi në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për ta shqyrtuar e shfuqizuar këtë ligj. Më konkretisht, Avokati i Popullit kërkoi shfuqizimin e nenit 131 të ligjit nr. 108/2014 ?Për Policinë e Shtetit?, të ndryshuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe pezullimin e zbatimit të nenit 131 të ligjit nr. 108/2014 ?Për Policinë e Shtetit?, të ndryshuar, deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.
Shfuqizimi i Nenit 131 të këtij ligji ishte kërkuar pranë Gjykatës Kushtetuese edhe nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Ndërkohë, në mbështetje të kërkesave nga Avokati i Popullit dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, institucioni i Presidentit të Republikës i cili më herët kishte ushtruar kompetencën e tij me dekret për ta kthyer këtë ligj për shkak se binte ndesh me Kushtetutën, ka kërkuar shfuqizimin e nenit 6, pika 29/1 të këtij ligji.
Avokati i Popullit, si një institucion kushtetues në mbrojtje dhe garantim të të drejtave të njeriut ka argumentuar se në rastin konkret kemi një cenim të së drejtës, të garantuar nga neni 8 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e për rrjedhojë edhe cënim të të drejtave dhe garancive kushtetuese për shtetasit shqiptarë.
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka pohuar në mënyrë të përsëritur se çdo ndërhyrje nga një autoritet publik në të drejtën e një individi për të respektuar jetën private dhe korrespondencën duhet të jetë ?në përputhje me ligjin?. Kjo shprehje jo vetëm që kërkon pajtueshmëri me ligjin e brendshëm, por gjithashtu lidhet me cilësinë e këtij ligji, duke kërkuar që ajo të jetë në përputhje me shtetin e së drejtës.
Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se neni 131, i lidhur me nenin 6, pika 29/1, i ligjit nr. 108/2014 ?Për Policinë e Shtetit?, të ndryshuar, vendos kufizim të së drejtës kushtetuese të jetës private, duke mos respektuar kriterin kushtetues ?vetëm me ligj?, sipas nenit 17 të Kushtetutës, pasi ligji nuk rregullon në mënyrë shteruese dhe të qartë ?masat e veçanta?, që zbaton Policia e Shtetit, duke prekur njëherazi edhe parimin e sigurisë juridike në drejtim të saktësisë së ligjit dhe koherencës së rendit juridik.
Për këtë arsye, Gjykata Kushtetuese vendosi t?i japë të drejtë Avokatit të Popullit dhe t?i shfuqizojë e pezullojë nenet e cituara në shkelje të Kushtetutës.
Avokati i Popullit në Shqipëri do të vazhdojë të shërbejë si një garant dhe kujdestar i të drejtave të njeriut në vendin tonë duke luftuar me çdo mjet e instrument ligjor që këto të drejta të mos cënohen në asnjë rrethanë e për asnjë arsye. Fitorja në betejën e fundit ligjore është vetëm një provë e kësaj gatishmërie./ CNA.al
Artistja e njohur Raffaella Carra është ndarë nga jeta në mo...
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar edhe nga kryeministri Edi ...
Policia e Shtetit ka bërë me dije e vijojnë kontrollet në të...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ndryshimin në ligjin për poli...
Gazetari Artan Hoxha duke u nisur nga zhvillimet e fundit gj...
Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar ka bërë një njoftim t...
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Teatrit ka degjeneruar në...
Kreu i SPAK, Arben Kraja, në konferencën antikorrupsion, ka ...
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj po zhvillon një konfer...
Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca ishte i pranish...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar edhe nga kryeministri Edi ...
Gjykata e Lartë e cila u boshatis nga Vetingu, ka mbyllur të...
Kur kanë kaluar tre ditë, vatrat e zjarrit në Vithkuq të Kor...
Prej 7 ditësh zjarri në Malin e Tomorrit, vijon të shkrumboj...
Regjisori Robert Budina ishte I ftuar pasditen e sotme në MC...
Policia Rrugore ka vijuar kontrollet ku ka ndëshkuar një num...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Përfundon seanca për caktimin e masave të sigurisë për 28 të...
Prokurori Maksim Sota është shprehur sot para GJKKO se ka pa...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...