Tensioni Meta-Kryemadhi në GJKKO/ Avokati sqaron situatën: Dyshoi për komplot
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Vendi është nën pushtetin e krimit. Rendi dhe siguria kanë rënë. Çdo ditë thuajse raportohet, për vrasje, plagosje, djegie, aksidente.
Dhe pasojat janë tragjike të ngjashme me ato të luftës. Shqipëria nuk është luftë, por pasojat e krimit kanë prodhuar bilanc lufte.
Terror me plumba, atentate mafioze, përgjakje plazhesh, përgjakje rrugësh, dhunë, drogë, zjarre. Kjo është situata në të cilën po kalon vendi ynë, më keq se në kohët e errëta të Shqipërisë, kur çdo gjë ishte jashtë kontrollit, pasi sot pretendohet se kemi një shtet, kemi struktura, kemi Ligje.
Në fakt i kemi, por vetëm formalisht.
Pasi, përballë kësaj situate të rëndë, kemi një Ministër të Brendshëm që shfaqet i lumtur për sukseset e tij imagjinare. Bledi Çuçi, del dhe përgëzon Policinë, ndërkohë që krimi hedh valle, kufomat janë radhitur para syve të tyre.
Me paturpësinë më të madhe, Çuçi, meritë quan, masakrat me të vrarë, apo krimet që viktimat nuk u gjenden. ?Të tjera rezultate domethënëse do të ketë në luftën me paligjshmërinë?, shprehej Çuçi një ditë më parë.
Por, a e di të thotë, ky i ashtuquajtur Ministër se cilat ishin rezultatet e deritanishme?
Me sukseset imagjinare Bledi Çuçi vetëm Ministër i Brendshëm nuk mund të quhet më. Tashmë Qeveria ka një Ministër të ri, që quhet ?Ministri i kufomave? dhe ai është Bledi Çuçi, i cili jo vetëm që nuk arriti të mbulonte dështimet e paraardhësve të tij, por u zhyt vetë thellë e më thellë.
U zhyt në gjakun e të vrarëve, të cilët i konsideron si sukses të tij dhe sukses të Policisë.
Vetëm muajin që lamë pas, nuk ka pasur ditë që mos të raportohen krime të rënda, të cilat kulmuan me masakrën në Velipojë ku humbën jetën katër persona, mes tyre një 20 vjeçar që sapo kishte nisur ditën e parë të punës.
Një tjetër ngjarje që kulmoi në Qershor dhe që tregoi se rendi dhe siguria janë jashtë kontrollit, ishte aksidenti makabër ku humbi jetën familja me katër anëtarë, si pasojë e papërgjegjshmërisë së Policisë.
Por, për Çuçin këto krime janë suksese të tij dhe të Policisë.
Krimet si sukses i Çuçit
Në datë 1 qershor u ekzekutua në Tepelën biznesmeni Çajup Selimi. (Lexo ketu)
Në datë 02.06.2021, rreth orës 23:47, në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, është vrarë një person dhe është plagosur i biri.
Në datën 3 qershor, Vlora u trondit në mesnatë nga një atentat, ku viktimë mbeti Shkëlzen Velaj.(Lexo ketu)
Në datë 4 qershor, një tjetër ngjarje e rëndë kriminale trondit kryeqytetin, ku vjjehhri vrau ish dhëndërin dhe u plagos ish-prokurori Adriatik Camaj..(Lexo ketu)
Me 5 qershor në media u raportua për një tjetër krim tronditës, në Shkodër, ku vëllai ka vrarë motrën e tij. Lexo ketu)
Më 6 qershor në Ksamil ka mbetur i vrarë me armë zjarri biznesmeni Gramoz Memaj, 40 vjeç nga Tepelena. (Lexo ketu)
Më 8 qershor u vra me pistoletë në Peqin, Ylber Xhahysa.
Më 9 qershor një e moshuar 72 vjeç, mbeti sërish viktimë në aksidentet rrugore.(Lexo ketu).
Më 11 qershor një aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin i mori jetën një personi dhe plagosi katër të tjerë.
Më 15 qershor një 57 vjeçar me iniciale F.P nga Korça i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri në bodrumin e banesës së tij.
Më 16 qershor, një i moshuar u bë viktima e radhës e aksidenteve rrugore, ku në Xhafzotaj, në Durrës një 21-vjeçar përplasi për vdekje një 62-vjeçar.(lexo ketu).
Me 18 qershor një person i dha fund jetës duke u vetëvarë në banesën e tij.
Me 25 qershor, një familje e tërë është shuar pas një aksidenti të rëndë automobilistik në aksin Fier-Vlorë. (Lexo ketu)
Me 26 Qershor katër persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur nga shkëmbimi i zjarrit mes pronarëve të dy bizneseve në Velipojë.
Me datë 2 Korrik, një aksident i rëndë është regjistruar në rrugën nacionale Lushnje-Berat. Një furgon ka marrë përpara një 77 vjeçar i cili po udhëtonte me një karroce me gomar. Për pasojë 77 vjeçari i cili identifikohet me inicialet K.V, ka humbur jetën.
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 810 aksidente me makinë, 344 aksidente me motor, 157 aksidente me biçikletë dhe 166 aksidente me këmbësorë.
Këto janë sukseset e Bledi Çuçit, ka plot me çfarë të krenohet me veten e tij dhe me Policinë./CNA.al
Qershori i zi/ Vrasjet dhe aksidentet përgjakin vendin, shifra e denjë për bilanc lufte
Presidenti Ilir Meta, ka apeluar që shqiptarët të mos largoh...
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion...
Kryeprokurori i përkohshëm i Kukësit, Edmond Karriqi, i cili...
Kreu i PD Lulzim Basha, pas humbjes së thellë me 25 Prill po...
“Ju vratë ëndrrat e çdo shqiptari për të jetuar në këtë vend...
SPAK njoftoi sot se mes 38 emrave të arrestuar në kuadër të ...
Ish koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka tr...
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për hapjen e listave për ish ...
Ish koordiatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ishte ...
Zvicra bëri një paraqitje heroike kundër Spanjës duke u elim...
Një zjarr masiv ka përfshirë disa kullota në afërsi të Mali...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardh...
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ndërti...
Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimin për çështjen e Teatrit...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje të pr...
Sot KQZ vendosi të linte në detyrë kreun e Bashkisë Mallakas...
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është bërë i gjallë sërish s...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me operacionin “S...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhj...
Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca, ka reaguar në ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...