web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Cilët janë tre drejtuesit e PD që do të humbnin mandatin nëse lista do të ishte 100% e hapur?

2 Korrik 2021, 09:19, Politikë CNA

Më 30 korrik 2020, Partia Socialiste ndryshoi Kushtetutën për të ndryshuar sistemin zgjedhor me votat e Myslim Murrizit, Rudina Hajdarit e deputetëve të tjerë që lanë radhët e opozitës dhe nuk dogjën mandatet për të krijuar të ashtuquajturën ?opozitën e re?. Më pas, më 5 tetor 2020, Edi Rama, nëpërmjet Taulant Ballës, mblodhi votat që i duheshin nga kjo ?opozitë e re? për ta zbatuar në Kodin Zgjedhor sistemin e ri që kishte sajuar Gjiknuri për shefin e tij. Misioni u krye, sistemi u ndërrua siç donte Edi Rama.

Nuk do të kishte më koalicion të madh kundër tij, PD dhe LSI do të përçaheshin siç ndodhi më 25 prill, ndaj tani e kishte më të lehtë fitoren. Për këtë arritje u hodhi një kockë Murrizit, Hajdarit dhe pasuesve të tyre si Jenisheri, Gjuzi apo deputetja e kërpëratave, që nuk merrnin vesh gjë nga sistemi zgjedhor. Kocka ishte lista e hapur. Ajo listë ishte e hapur boll, por jo aq sa kërkonin opozitarët e rinj. E gjitha përfundoi me lëpirje kocke sepse të gjithë u zhdukën nga skena e re politike me 25 prill.

Lulzim Basha, në maninë e tij për të kundërshtuar Ramën në çdo gjë apo për të fshehur pazarin e tij për t?ia dhuruar edhe një herë zgjedhjet Ramës, bërtiste se i donte listat 100% të hapura. Teatrit të tij i shtoi edhe gjoja votimet ?një antar një votë kundër? për përzgjedhjen e kandidatëve që vetëm futi sherr më shumë në PD.

Pasi i çoroditi radhët e antarësisë me fushatë negative kundër njëri-tjetrit, Lul Basha bëri atë që di më mirë: nuk i nxori kandidatët deri në momentin e fundit.

Por mjeshtërinë e arriti kur hodhi në plehra Komisionin Ruli-Nishani, megjithë vendimet e tij.

Emra si Ervin Salianji e Tritan Shehu që u përjashtuan formalisht nga antarësia u rifutën në listë nga Basha. Kryetarë degësh si ai i Durrësit, i famshëm për zotimin se do të rregullonte cilësinë e diellit, u fut ne listë pa dhënë dorëheqjen nga kryetar dege e pa iu nënshtruar votës negative të antarësisë.

Po kështu, ikona të korrupsionit lokal të kohës së qeverisjes së PD 2005-2013 u futën në listë, ndërkohë përflitet se çuan çanta të mbushura plot në Tiranë tek Basha dhe enturazhi i tij.

Personazhe të botës së hijeve të politikës si Alfred Rrushaj, ish-zëvendësministër i Berishës në tepsinë e financave që ishin zhdukur nga sytë e publikut dhe i përshkruar si një fixer apo kallauz aferash, u graduan papritur në parti dhe më pas u katapultuan si drejtues politik e në majat e listave të qarqeve përkatëse.

Sigurisht, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe dy nënkryetarët fasadë, Paloka dhe Spaho apo kryetarja besnike e forumit të gruas, Albana Vokshi, që ka një dekadë që drejton e pazgjedhur gratë demokratase, edhe këta morën ofiqin e drejtuesit politik dhe Basha i vendosi të sigurtë në majat e listave në Elbasan, Durrës, Korçë apo Tiranë.

Sistemi i Gjiknurit mbron elitat e partisë dhe kjo nuk ka të keqe sa kohë elitat zgjidhen jo se janë lëpirësit e kryetarit por sepse kanë vlerë e peshë.

Basha i urdhëroi, madje kërcënoi kandidatët që të mos bënin fushatë personale por vetëm për partinë dhe se vota e partisë do të kishte më shumë rëndësi për të sesa vota personale. Fundja autokrati i vogël i PD më shumë kishte hallin të bëhej vetë kryeministër. Më pas do ta vendoste ai kë donte për ministër, jo vota personale.

Po sikur të humbte, a nuk do të ishte më mirë që të mos kishte sfidantë, siç ndodhi me Agron Shehajn që denoncoi edhe presionet e Bashës kundër fushatës personale?

Zbulohet mesazhi i Bardhit për demokratët/ Tani nis analiza, në 17 korrik KuvendiErdhën zgjedhjet dhe rezultati doli. Masakër apo jo, shifrat janë aty, përfshirë vota personale e kandidatëve. Basha humbi.

Por ja ku erdhi edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese që hoqi formulën e herësit që cakton minimumin e votave që i duhet një kandidati që të thyejë renditjen që ka bërë partia e të zgjidhet. Shumë gëzuan për vendimin e thanë se listat u hapën 100%. Madje ka kandidatë nga të dy krahët e politikës që kanë filluar të mendojnë se u zgjodhën, po shtrojnë dreka, kanë dalë të blejne kostume e fustane të reja për seancën e hapjes se parlamentit, të lumtur që dhjetëra e qindra miliona lekët që hodhën, shpesh duke blerë votat e antarëve të partisë së vet, nuk shkuan dëm.

Nëse kjo do të ndodhte, në selinë e SHQUP-it do të binte heshtja. Në Elbasan do të ikte nga lista vetë sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi. Aq shumë i përkëdhelur dhe pompuar nga Basha (një Zot e di ç?punë i ka mbaruar kur e vuri ministër teknik drejtësie në 2017), thuhet se u shpëtua me ndërhyrje të Bashës gjatë numërimit.

PD nuk kërkoi hapje të kutive në Elbasan, por edhe PS nuk u ndje edhe pse Bardhi qe protagonist i një prej akteve me të rënda në fushatë që përfundoi me një të vdekur, disa të plagosur e arrestime.

Kjo ngjarje jo vetëm i kushtoi vota PD në Elbasan dhe Shqipëri, por u reflektua në rezultatin e ulët të Bardhit.

Nëse KQZ hap kutitë mund të gjejë rezultat tjetër për Bardhin. Sado i pompuar, ai ka një nga rezultatet më të ulta midis drejtuesve të listave të PD. Nëse lista do të ishte e hapur, Bardhin që mori 3999 vota do ta zëvendësonte një i panjohur si Qani Xhafa që mori 4193 vota. Selia e SHQUP-it u nxitua që të nxirrte tabela ku Bardhi nuk prekej por ndërkohë eleminohej Flutura Açka si më me pak vota se Bardhi. Në fakt Kodi Zgjedhor e ndalon që një mashkull të zëvendësojë një femër, ndaj ai që fluturon është Bardhi. Me siguri Basha tmerrohet nga kjo.

Të njëjtin fat kanë Paloka që zëvendësohet nga një grua, Manjola Luku që thonë nuk është kursyer që të kapërcente herësin, apo edhe ylli në ngjitje e ndoshta sekretari i ri i përgjithshëm i Bashës Alfred Rrushaj, i cili duhet t?ia lirojë vendin një tjetër femre të oborrit të Bashës, Orjela Nebiajt.

Do të largohej edhe besnikja Albana Vokshi, drejtuese e grave që as gratë nuk e mbështetën me votë. Vendin e saj do ta zinte Asllan Dogjani, ish deputet që ka bredhur sa nga PS tek PD. Por për fat të keq të Dogjanit, Vokshin e mbron jo vetëm servilizmi ndaj Bashës por edhe kuota gjinore. Si në rastin e Haçkajt në Elbasan, një burrë nuk e zëvendëson dot një grua.

Pyetja të vjen natyrshëm: A ishte i qartë Basha kur kërkonte me ngulm lista 100% të hapura?

A do t?i largojë Basha këta drejtues që performuan kaq dobët?

Tani është kohë analize në selinë e SHQUP-it dhe kjo mund të ndodhë në teori. Vetë Basha e vrau analizën e vet me zgjedhjet ku e votuan vetëm 40% e antarësisë prej 75.000 antarësh te deklaruar para votimit apo më pak se 30% e 105.000 antarëve kur ai fitoi me mbështetjen e Berishës kundër rebelit Olldashi.

Siç dihet, Basha do t?i mbajë këta drejtues humbës. Fundja, si ai edhe ata kanë frikë për të ardhmen e tyre politike të diskretituar nga humbjet radhazi dhe frikacakët i vënë shpatullat njëri-tjetrit për tu mbrojtur nga të tjerët. Pjesa tjetër është film i vjetër./CNA.al





Lajmet e fundit nga