web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vakancat në sistemin e drejtësisë/ Soreca takon kreun e KED

30 Qershor 2021, 13:09, Aktualitet CNA

Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e KED Ervin Pupe.

Në një postim në Facebook, Soreca shkruan se takimi vjen në kuadër të takimeve me kryetarë të institucioneve të drejtësisë.

Ambasadori i BE-se vë theksin në vijimin e emërimeve nga Gjykata e Lartë të gjyqtarëve të mbetur të Gjykatës Kushtetuese, që të sigurohet sipas tij, pavarësia e saj e plotë.

?Kënaqësi të takoja përsëri Kryetarin e KED-së Z. Ervin Pupe gjatë turit tim të takimeve me kryetarë të institucioneve të drejtësisë. Me rëndësi të vazhdohet me emërimin nga Gjykata e Lartë të gjyqtarëve të mbetur të Gjykatës Kushtetuese, që të sigurohet pavarësia e saj e plotë?, shkruhet në postimin e delegacionit të BE-së në Tiranë./CNA.al





Lajmet e fundit nga