Video-Nxirret nga makina e mitura në gjendje të rëndë/ Dyshohet për viktima
Në aksidentin e ndodhur sot në autostradën Fier-Vlorë, deri...
Nga Edward Lucas ?Center for European Policy Analysis?
Partia Komuniste Kineze mbush 100 vjeç më datën 1 korrik. Burokratët e partisë-shtet, do ta festojnë atë me pompozitetin e tyre të zakonshëm. Të gjithë ata që kanë fatin të jetojnë në liri, duhet ta përkujtojnë këtë përvjetor me marrjen e disa hapave, për t?u siguruar që të mos ketë shumë përvjetorë të tillë në të ardhmen.
Si fillim, duhet t?i jini mirënjohës fatit që keni. Asnjë nga problemet e vendeve që jetojnë në hijen e Rusisë, nuk i afrohet vuajtjes së tibetianëve, ujgurëve, kazakëve, mongolëve dhe pakicave të tjera etnike nën sundimin shovinist të partisë-shtet në Kinë.
Edhe shumë kinezë vuajnë, sidomos besimtarët praktikantë, intelektualët që besojnë tek liria e mendimit, dhe kushdo që mbështetet të drejtat e tyre. Fatmirësisht arrestimi arbitrar, censura, de-kulturalizimi, dëbimet dhe mundimet e tjera të përjetuara nga sovjetikët, po zbehen nga kujtesa e gjallë në ish-perandorinë e Kremlinit.
Por tani ato po ndodhin në Kinë. Njerëzit me para mund të bëjnë donacione. Ata që kanë kohë mund ta kursejnë atë për t?u angazhuar sadopak në këtë kauzë. Edhe përfaqësuesit e zgjedhur duhet të bëjnë më shumë (qoftë edhe diçka sadopak domethënëse) kundër regjimit të Pekinit, apo në emër të viktimave të tij.
Të burgosurit politikë variojnë nga Pançen Lama, i rrëmbyer që fëmijë, tek ?Dy Majkëllat?, qytetarë kanadezët që mbahen peng në kushte të vështira. Drejtuesit e bashkive mund të riemërtojnë rrugët dhe vendet të tjera me rëndësi.
Bashkia e Budapestit në Hungari sapo e ka bërë këtë, me rrugë të emërtuara për nder të protestuesve të Hong Kongut, dëshmorëve ujgurë dhe peshkopit katolik të përndjekur Xie Shiguang. Por ndoshta kauza më e madhe përfshin Tajvanin.
Kina kontinentale është duke bërë gjithçka për të dëmtuar demokracinë në ishull. Ndërhyrjet në ajër dhe det nga ushtria kineze, janë gjithnjë e më të shpeshta dhe të guximshme. Nëse Tajvani hakmerret, rrezikon një përshkallëzim të situatës në të cilin do të dalë humbës.
Nëse nuk hakmerret, atëherë do të duket si një vend shumë i dobët. Garancia e paqartë dypalëshe e sigurisë nga ana e SHBA-së, po vihet nën një presion në rritje. Evropa mund të ndihmojë jo pak. Për shembull, dërgimi i anijeve detare në Ngushticat e Tajvanit, do t’i tregonte regjimit të Pekinit, se Tajvani nuk është vetëm një çështje SHBA-Kinë.
Këtë mund ta bëjnë Franca, Gjermania dhe Britania. Por edhe vendet pa flota detare të mëdha, mund të ndihmojnë në fronte të tjera. Unë sugjeroj që shumë vende të bëhen bashkë dhe të ndërmarrin hapa, madje edhe të vegjël, për të përmirësuar marrëdhëniet e tyre me autoritetet në Taipei.
Ndër hapat kryesore në këtë drejtim mund të jenë:
Dërgimi i politikanëve dhe zyrtarëve në Tajvan për takime ?joformale? apo ?humanitare?;
politikanëve të opozitës, kryetarëve të bashkive dhe figurave të pavarura publike (delegacioni çek i verës së kaluar, ishte një shembull i shkëlqyer);
Përmirësimi i statusit të misioneve gati-diplomatike në Taipei (p.sh shtimi i një atasheu ushtarak); ftesa ndaj zyrtarëve tajvanezë për takime joformale apo edhe zyrtare; zmbrapsja e përpjekjeve të Kinës për të zhdukur Tajvanin nga jeta publike.
Sigurimi që ajo të shfaqet si ?Tajvan, Republika e Kinës?, jo si ?Taipei Kinez? apo gabime të ngjashme; inkurajimi i aleatëve të Tajvanit, veçanërisht ata me peshë si Selia e Shenjtë, Paraguai dhe Guatemala, që t?i rezistojnë presionit për të kaluar në anën e Pekinit.
Së fundmi parandalimi i kompanive perëndimore që të jenë bashkëpunëtore në ngacmimin e Tajvanit, për shembull në përkuljen ndaj presionit të Kinës, dhe refuzimin e furnizimit me vaksina të vendit ishullor.
Individualisht, asnjë nga këto masa nuk mund të ndryshojë ndonjë gjë. Por së bashku, ato ndihmojnë në rrëzimin e tabusë, dhe e bëjnë më të lehtë që vendet e tjera të ndërmarrin hapa të ngjashëm. Nëse mjaftueshëm vende e ndjekin këtë shembull, kjo mund të ndryshojnë llogaritjet e rrezikut në Pekin.
Po ashtu ne mund ta ndihmojmë Tajvanin me trajnimin e tij për luftën politike. Prej vitesh, kultura politike atje ka qenë e kujdesshme, burokratike dhe respektuese. Tani duhet të jetë e shkathët, e guximshme dhe dinamike.
Në këtë aspekt, vendet me përvojë të gjatë në marrëdhëniet me Rusinë, kanë shumë për t?i ofruar Tajvanit. Prandaj pritini në takime zyrtarë, gazetarë dhe aktivistët tajvanezë në qendrat tuaja kërkimore si dhe agjencitë qeveritare./CNA.al
Në aksidentin e ndodhur sot në autostradën Fier-Vlorë, deri...
Ish-Ministri i Drejtësisë në Qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Gazetari Arjan Çani është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisio...
Nënkryetarja e Komisionit të Integrimit, Senida Mesi, në emi...
Analisti Arjan Vasjari foli mbrëmjen e sotme për vendimin e ...
Gjykata Kushtetuese pezulloi dje gjykimin e zgjedhjeve vendo...
Zv. Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Senida Mesi shpreh...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin ...
Qindra punonjës të shërbimit zjarrfikës e të kërkim-shpëtimi...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për shtyrjen e hapjes së ne...
Kryeministri Edi Rama, ka folur për shpalljen “non grata” të...
Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit të Brendshëm ...
Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Rudina Haj...
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, ...
Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Rudina Haj...
Njësia Speciale Antikorrupsion po zhvillon një kontroll blic...
Gazetari Mentor Kikia u shpreh në Euronews Albania se pezull...
Përgjimet fundosin Ilir Metën?/ Bleu vota me para të kompani...
Ish-kreu i Kuvendit, ish-Kryeministri, ish-Ministri i Jashtë...
Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli dhe Këshilli Bashkiak ka...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...