SPAK hap thirrjen për 40 hetues të rinj në BKH/ Braho: Hetimet moderne kërkojnë kapacitete të reja
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se Prokuroria e Posaç...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se Prokuroria e Posaç...
Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania po bashkëpunojnë për të luftuar kundërshtimin e holokaustit dhe antisemitizmin, përpjekje kjo për të cilën Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se garanton segjeneratat e tanishme dhe ato të ardhshme të mësojnë rreth holokaustit dhe të nxjerrin mësimet nga e kaluara.
Duke folur të enjten nga Memoriali i Hebrenjve të Vrarë të Evropës, zoti Blinken tha se mohimi i Holokaustit dhe antisemitizmi janë të njëjta me homofobinë, ksenofobinë, racizmin dhe format e tjera të diskriminimit, që siç tha ai janë kthyer në mjete të atyre që synojnë shkatërrimin e demokracisë.
?Këto diskutime do të na ndihmojnë të kuptojmë gjithçka që mund të humbasim, por gjithashtu na ndihmojnë të shkohim gjithçka që mund të shpëtojmë nëse zgjedhim të veprojmë, në vend që të mos bëjmë asgjë?, tha ai.
Ai dhe Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass nënshkruan edhe një dokument bashkëpunimi.
Sekretari Blinken tha se dy qeveritë do të punojnë drejt forcimit të edukimit dhe luftimit të mohimit dhe shtrembërimit të së vërtetës, duke ndihmuar publikun të kuptojë në thellësi Holokaustin dhe antisemitizmin dhe duke i bërë ata të ndjejnë përgjegjësi për të ndaluar mizoritë.
Po të enjten, kryediplomati amerikan dhe Kryeministri i përkohshëm libian Abdulhamid Dabaiba, zhvilluan bisedime në Berlin në kuadër të një konference ndërkombëtare që përqëndrohej në mbështetjen e tranzicionit të Libisë në një qeveri të përhershme dhe të qëndrueshme.
Konferenca e së mërkurës, e organizuar nga Gjermania dhe Kombet e Bashkuara, përfshiu zyrtarë nga 17 vende duke përforcuar mbështetjen për zgjedhjet kombëtare në Libi që pritet të mbahen në fund të dhjetorit.
?Ne kemi qëllimin e përbashkët për një Libi të pavarur, të qëndrueshme, të bashkuar dhe të sigurt pa ndërhyrje ndërkombëtare. Populli i Libisë e meriton këtë. Kjo është e rëndësishme për sigurinë e rajonit. Për t?u arritur kjo, zgjedhjet kombëtare duhet të zhvillohen në dhjetor dhe kjo nënkupton se duhet një marrëveshje mbi kushtetutën dhe çështjet ligjore që pasojnë zgjedhjet?, tha zoti Blinken në një konferencë para takimit me përfaqësuesit libian.
Një deklaratë zyrtare nga të pranishmit në konferencë kërkon nga ?të gjitha forcat e huaja dhe ato mercenare që të tërhiqen pa vonesë nga Libia?.
Libia përjeton paqëndrueshmëri politike që nga kryengritja e mbështetur nga NATO e vitit 2011 që rrëzoi nga pushteti udhëheqësin shumëvjeçar Moammar Gadhafi.
Qeveri kundërshtare vepruan në pjesë të ndara të vendit për vite të tëra përpara një marrëveshjeje armëpushimi në tetor që përfshinte edhe kërkesën për largimin brenda 90 ditësh të të gjithë luftëtarëve të huaj dhe mercenarëve.
Ministrja e Jashtme e Libisë, Najla Mangoush, tha në një konferencë shtypi se ka përparim në largimin e luftëtarëve të huaj dhe se shpresojnë që brenda pak ditësh do të tërhiqen edhe mercenarët e të gjitha palëve.
Në kuadër të turneut në Evropë, Sekretari Blinken udhëton drejt Francës për t?u takuar me Presidentin Emmanuel Macron, vizitë kjo që pason takimet e fundit të Presidentit amerikan Joe Biden me aleatët në rajon me qëllim forcimin e marrëdhënieve transatlantike.
Mposhtja e Shtetit Islamik do të jetë në qendër të një konference të organizuar nga Sekretari Blinken dhe Ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio në Romë.
Gjithashtu, shefi i diplomacisë amerikane merr pjesë në një takim ministror në Itali për të diskutuar rreth Sirisë dhe nevojës humanitare në atë vend.
Sekretari Blinken do të vizitojë edhe Vatikanin, ku në krye të axhendës është luftimi i ndryshimeve klimatike dhe trafikimit të qenieve njerëzore./ VOA
Në Bundestag mbizotëron fryma e lamtumirës. Për herë të fund...
Çfarë dinë Pentagoni, FBI-ja dhe agjencitë e tjera të inteli...
Moska dhe Londra vazhdojnë të bëjnë deklarata kundërthënëse ...
Dy viktima dhe 14 raste të reja me koronavirus u raportuan t...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçic, kryeministri Edi Rama dhe...
Për shkak se në Francë po shtohen numri i vdekjeve të bletëv...
Presidenti i SHBA, Joe Biden u zotua të zvogëlojë dhunën me ...
SHBA-ja propozon që Liqeni i Ujmanit të rregullohet sipas tr...
Presidenti francez, Emmanuel Macron u bëri thirrje Kosovës d...
Castel Volturno në jug të Italisë është një nga qendrat e ko...
Izraeli njoftoi të mërkurën (23 qershor) se do të shtyjë leh...
Më shumë se 50 për qind e trupave amerikane janë tërhequr ng...
Babai i dy fëmijëve dhe i martuar po planifikon dasmën me dy...
Këshilli i Evropës ka kërkuar një hetim të plotë dhe të pava...
Piloti që mbyti gruan e tij 20 vjeçare para pak ditësh ka që...
Ministria e Shëndetësisë në Greqi, ka njoftuar se duke nisur...
Mjeku ligjor Grigoris Leon në një intervistë për mediat grek...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ligji hungarez që...
Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan edhe për një vik...
Raportet nga Rusia njoftuan se një anije patrulluese dhe një...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...