Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
SHBA-ja propozon që Liqeni i Ujmanit të rregullohet sipas traktatit të lumit Kolumbia. Studimi i fizibilitetit për liqenin e Ujmanit nga SHBA-ja ishte pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dorëzuan Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë studimin e fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, që ishte pjesë e Marrëveshjes së 4 Shtatorit 2020, që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë në prezencë edhe të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump. Me këtë marrëveshje synohej përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi.
Si model traktati i SHBA me Kanadanë
Në njoftimin e Ambasadës amerikane në Kosovë thuhet se raporti i Departamentit Amerikan të Energjisë, propozon formimin e një komisioni apo komiteti për lumin Ibër që gjendet në pjesën veriore të Kosovës që do të ndihmonte diskutimin midis palëve për mundësitë e menaxhimit të burimeve ujore. Liqeni i Ujmanit është një liqe artificial i ndërtuar në shtratin e lumit Ibër, në veri të Kosovës. “Ne propozojmë që Kosova dhe Serbia të marrin në konsideratë aranzhimet teknike nga traktati ndërmjet SHBA-së dhe Kanadasë për lumin Kolumbia në lidhje me furnizimin me ujë, të agjencive të energjisë dhe kontrollimit të përmbytjeve duke modeluar nevojat institucionale për të mbështetur një komision të tillë edhe për lumin Ibër?, thuhet në dokument.
Më tej theksohet se “sistemi i Ujmanit duket se luan një rol të njëjtë të digës në lumin Kolumbia në Paqësorin Veri-Perëndimor në Shtetet e Bashkuara sa i takon kontributit të tij për shërbimet e ruajtjes për furnizimin me ujë sezonal, energjisë dhe në shërbimet e kontrollit të përmbytjeve?. Traktati i lumit Kolumbia është arritur në vitin 1961 midis Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara. Sipas kësaj marrëveshje u ndërtuan katër diga: tri në Kanada dhe një në shtetin Montana në SHBA.
Priten reagimet
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë ende nuk kanë reaguar ndaj propozimit amerikan për Liqenin e Ujmanit. Mirëpo, tri ditë më parë në një deklaratë për media, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu kishte deklaruar në mes tjerash se “marrëveshja e 4 Shtatorit në Uashington, e nënshkruar nga qeveria Hoti, nuk ka vlerë dhe natyrë juridike?, për faktin se “ajo asnjëherë nuk ka shkuar në Kuvend për votim?.
Sapo ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ia dorëzuan Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë, studimin e fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, reagoi ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, që ishte nënshkrues i kësaj marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë sa bashku me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq. Hoti ishte kritikuar shumë për këtë marrëveshje nga kryeministri i tashëm, Albin Kurti.
Sipas Hotit, studimi i fizibilitetit për liqenin e Ujmanit, nuk e cënon sovranitetin e Kosovës ashtu siç kritikohej nga kryeministri Kurti. “Ata që tani janë në Qeveri duhet të kujdesen për realizimin e projekteve që burojnë nga Marrëveshja e Uashingtonit: projektet e hekurudhave dhe autostradave, energjisë së ripërtërishme, furnizimit me gaz, si dhe krijimin e mundësive për financim për bizneset private të Kosovës në tregje financiare të SHBA-së. Ndryshe nuk do ta kenë të gjatë, siç nuk e patën të gjatë as vitin e kaluar?, shkroi ish-kryeministri në facebook. Avdullah Hoti ka kujtuar, se edhe “administrata e Presidentit Biden e ka konfirmuar se do të vazhdojë të realizojë këtë marrëveshje, sepse eshtë në përputhje me interesat e përbashkëta të SHBA-së dhe Kosovës?.
Rekomandimet për Liqenin e Ujmanit
Në raportin e SHBA-së të studimit të fizibilitetit për liqenin e Ujmanit, rekomandohet: përmirësimi i infrastrukturës së ujërave dhe zbatimi i udhëzimeve të Bankës Botërore për riparimin dhe mirëmbajtjen e kanalit Ibër-Lepenc, përfshirë rezervuarin e ujit në Mihaliq. Raporti gjithashtu rekomandon që të zbatohet sistemi i Kontrollit Mbikëqyrës dhe Marrjes së të Dhënave (SCADA) në hidrocentralin e Ujmanit në mënyrë që të rriten të ardhurat dhe të ndihmohet në balancimin e ngarkesës. Raporti thotë se përmes këtij rekomandimi do të ofrohej edhe mundësia për KOSTT-in, Tregu i Energjisë Elektrike në Kosovë, që të balancojë ngarkesën dhe të menaxhojë çmimet rajonale të energjisë elektrike.
Në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ka nisur qysh në vitin 2011, Serbia vazhdimisht insiston në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe që menaxhimin e liqenit të Ujmanit ta bëjë pikërisht ky asociacion. Por kjo kërkesë vazhdimisht është hedhur poshtë nga Prishtina zyrtare.
Liqeni i Ujmanit që gjendet në pjesën veriore të Kosovës, konsiderohet një pikë strategjike për Kosovën, për faktin që furnizon me ujë, një zonë me mbi 500 mijë banorë, nga 1.7 milionë banorë të Kosovës. Nga liqeni i Ujmanit, me ujë furnizohen 7 komuna, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Vushtrria, Drenasi, Skënderaj dhe një pjesë e Prishtinës. Edhe ndërmarrjet më të mëdha të Kosovës termocentralet Kosova A dhe Kosova B, gjiganti industrial Trepça dhe Ferronikeli, varen nga furnizimi me ujë nga ky liqen artificial./DW
Presidenti francez, Emmanuel Macron u bëri thirrje Kosovës d...
Castel Volturno në jug të Italisë është një nga qendrat e ko...
Izraeli njoftoi të mërkurën (23 qershor) se do të shtyjë leh...
Më shumë se 50 për qind e trupave amerikane janë tërhequr ng...
Babai i dy fëmijëve dhe i martuar po planifikon dasmën me dy...
Këshilli i Evropës ka kërkuar një hetim të plotë dhe të pava...
Piloti që mbyti gruan e tij 20 vjeçare para pak ditësh ka që...
Ministria e Shëndetësisë në Greqi, ka njoftuar se duke nisur...
Mjeku ligjor Grigoris Leon në një intervistë për mediat grek...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ligji hungarez që...
Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan edhe për një vik...
Raportet nga Rusia njoftuan se një anije patrulluese dhe një...
Reagimet në Shkup pas vetos së re bullgare, që bllokoi çelje...
Presidenti Filipin, Rodrigo Duterte ka dhënë urdhër të arres...
Serbia nuk ka nevojë për një konflikt të ngrirë me Kosovën, ...
Bjellorusia i konsideron sanksionet perëndimore kundër saj s...
Norvegjia i ka dhuruar 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka marrë një dozë të vMod...
Ministri i punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio u bër...
Kur kanë kaluar 5 vjet nga vendimi i Mbretërisë së Bashkuar ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...