Operacioni i BKH-së pa praninë e Policisë së Shtetit/ Flet kreu i BKH-së, Joni Keta
Kreu i BKH-së Joni Keta ka folur për operacionin ku u arre...
Kreu i BKH-së Joni Keta ka folur për operacionin ku u arre...
Më shumë se 50 për qind e trupave amerikane janë tërhequr nga Afganistani, por vendi është përfshirë nga dhuna, ndërsa Talibanët vazhdojnë të zgjerojnë territorin e tyre. Këto zhvillimi ndodhin ndërsa Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me presidentin afgan këtë javë. Korrespondenjta e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti njofton nga Shtëpia e Bardhë.
Të shtënat me armë dëgjohen në distancë, ndërsa Talibanët marrin nën kontroll provincën e Konduzit në veri të Afganistanit pranë kufirit me Taxhikistanin.
“Situata në Kunduz është shumë e rëndë. Nuk ka siguri. Ka shumë të plagosur në spital“, thotë Abdul Rahim, banor Zaa Khail.
Talibanët po zgjerojnë territorin e tyre ndërsa trupat amerikane po largohen, me një afat të prerë deri në shtator. Deri më tani, kryengritësit kanë pushtuar 60 rrethe.
Kjo ishte temë debati të martën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Deborah Lyons, Përfaqësuese Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së
“Shumica e zonave të kapura ndodhen rreth kryeqyteteve provinciale, që mund të jetë një shenjë se Talibanët janë duke u pozicionuar për të marrë nën kontroll këto kryeqytete menjëherë pas tërheqjes së plotë të forcave të huaja“, tha Deborah Lyons, përfaqësuese speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
Në një intervistë ekskluzive me Zërin e Amerikës, Nënpresidenti i Parë i Afganistanit, Amrullah Saleh tha se Talibanët kanë fituar besim pas fillimit të largimit të forcave amerikane.
“Ata kanë një bindje të rreme se i kanë mundur të huajt dhe tani duhet të mposhtin vetëm forcat afgane“, tha ai.
Pra, sfida kryesore për Shtetet e Bashkuara është sjellja e Talibanëve në tryezën e bisedimeve të paqes. Kjo do të jetë në rendin e ditës kur Presidenti Joe Biden të takohet të premten me Presidentin e Afganistanit Ashraf Ghani dhe Kryetarin e Këshillit të Lartë për Pajtimin Kombëtar Abdullah Abdullah.
“Ata do të diskutojnë mbi bashkëpunimin e nevojshëm për t?u siguruar që Afganistani kurrë të mos bëhet një strehë e sigurt për grupet terroriste që përbëjnë një kërcënim për Shtetet e Bashkuara. Ata do të diskutojnë edhe për vazhdimin e ndihmës humanitare dhe ndihmave të tjera për të cilat Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara“, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.
Ish ambasadori amerikan në Afganistan Ronald Neumann thotë se takimi i së premtes nuk do të jetë thjeshtë simbolik.
?Ftesa është një simbol i vendosmërisë amerikane për të qëndruar të përfshirë, të angazhuar me Afganistanin dhe për të vazhduar ndihmën për Afganistanin, megjithë largimin e trupave amerikane. Gjithashtu, është e rëndësishme që të dy udhëheqësit, Dr. Abdullah dhe Presidenti Ghani, po vijnë së bashku. Unë mendoj se kjo është një shenjë shumë e rëndësishme dhe e dukshme e unitetit që është shumë e nevojshme në Kabul?, tha ai.
Shtetet e Bashkuara po ofrojnë më shumë se 266 milionë dollarë ndihmë të re humanitare për Afganistanin ndërsa Uashingtoni tërhiqet nga lufta e tij më e gjatë në histori. Sipas OKB-së, 18 milionë afganë kanë nevojë për ndihmë dhe gati 5 milionë janë të zhvendosur brenda vendit.
Babai i dy fëmijëve dhe i martuar po planifikon dasmën me dy...
Këshilli i Evropës ka kërkuar një hetim të plotë dhe të pava...
Piloti që mbyti gruan e tij 20 vjeçare para pak ditësh ka që...
Ministria e Shëndetësisë në Greqi, ka njoftuar se duke nisur...
Mjeku ligjor Grigoris Leon në një intervistë për mediat grek...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ligji hungarez që...
Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan edhe për një vik...
Raportet nga Rusia njoftuan se një anije patrulluese dhe një...
Reagimet në Shkup pas vetos së re bullgare, që bllokoi çelje...
Presidenti Filipin, Rodrigo Duterte ka dhënë urdhër të arres...
Serbia nuk ka nevojë për një konflikt të ngrirë me Kosovën, ...
Bjellorusia i konsideron sanksionet perëndimore kundër saj s...
Norvegjia i ka dhuruar 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka marrë një dozë të vMod...
Ministri i punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio u bër...
Kur kanë kaluar 5 vjet nga vendimi i Mbretërisë së Bashkuar ...
Mbytja e 20-vjeçares nga burri në sy të foshnjës vazhdon që ...
Hungaria filloi zbatimin e kartave të imunitetit, një dokume...
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shte...
Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi di Maio ka zhvilluar ditë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...