web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nis aventura europiane për Prishtinën, kryeqytetasit luajnë gjysmëfinalen në Elbasan

22 Qershor 2021, 05:55, Sport CNA

Prishtina mundi të kthehet te titulli kampion këtë sezon dhe u kualifikua në Champions League, ku do e nisë aventurën nga turneu paraeliminator, të cilin UEFA ka vendosur ta zhvilloje në Durrës dhe Elbasan.

Skuadra e Zekirija Ramadani luan sot gjysmëfinalen e miniturneut, ku sfidon Folgore nga San Marino. Ndeshja nis në orën 20:00 dhe luhet në ?Elbasan Arena?. Kampionët e Kosovës janë favoritë absolutë në këtë sfidë.

Gjithçka vendoset në ndeshjen e sotme dhe në rast se Prishtina fiton ndaj miqve nga San Marino, do të ndeshet me fituesin e çiftit Havnar Boltfelag-Inter d?Escalades, që luajnë në të njëjtën orë në stadiumin ?Niko Dovana? të Durrësit.





Lajmet e fundit nga