Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett tha se Kosova ka detyrim të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se shtetet kanë detyrim që të respektojnë marrëveshjet dhe zotimet e tyre.
Ai i bëri këto komente në një intervistë për Radion Kontakt Plus, një media në gjuhën serbe në veriun e Kosovës, përgjatë një vizitë në atë zonë.
“Shtetet e Bashkuara me të vërtetë besojnë se Kosova ka një detyrim për të formuar Asociacionin e Komunave Serbe. Historia nuk filloi në ditën kur u formua qeveria e Albin Kurtit, dhe ne besojmë se vendet kanë detyrimin të respektojnë marrëveshjet dhe zotimet e bëra më herët?, tha ambasadori Kosnett sipas një përkthimi të radios Kontakt Plus.
Komentet e tij u bënë pak pasi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të martën në Bruksel se ?Asociacioni nuk është për serbët por kundër Kosovës ashtu siç është dizajnuar?.
Duke u përgjigjur në kërkesën e Beogradit për themelimin e atij asociacioni, kryeministri Kurti tha se ?ne dëshirojmë që qytetarët e Republikës së Kosovës që janë të përkatësisë kombëtare serbe t?i kenë të gjitha të drejtat sikur të gjithë të tjerët, pra ne nuk duam që shumica të jetë e privilegjuar karshi pakicës, por në të njëjtën kohë nuk mund të lejojmë përsëritjen e skenarit të Bosnje dhe Hercegovinës?.
Kosova dhe Serbia në vitin 2013 arritën disa marrëveshje në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve, në mesin e të cilave edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, për të cilën u rinegociua në vitin 2015.
Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti shkelje të shumta në marrëveshje dhe sipas opinionit të saj, asociacioni mund të krijohet vetëm sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.
Ambasadori Kosnett tha se qeveria në Prishtinë ankohet se nuk ka pasur asnjë kompromis nga Beogradi, se Beogradi nuk i ka përmbushur të gjitha detyrimet e tij.
?Kjo është pikërisht ajo për të cilën palët duhet të ulen dhe të flasin dhe Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqimisht procesin e udhëhequr nga Bashkimi Evropian?, tha ai.
Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur më 2008 me mbështetjen e fuqive kryesore perëndimore, por të dyja palët janë përfshirë në bisedime të lehtësuara nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011 për arritjen e një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.
Bisedimet pritet të vazhdojnë nga fundi i muajit korrik./ VOA
Dy lagje palestineze në Jeruzalemin Lindor kanë qenë pika te...
Reporterët pa Kufij paralajmëruan për “zhdukjen graduale” të...
Sot ishte takimi i fundit i samitit mes presidentit rus Vlad...
Dritan Hoti, pedagog për Marrëdhëniet Ndërkombëtare thotë se...
Ushtria e Izraelit kreu sulme ajrore në Rripin e Gazës të më...
Tashmë, janë 16 shtete që kanë nisur të përdorin ‘Certifikat...
Presidenti rus Vladimir Putin po mban një konferencë shtypi ...
Në Gjenevë të Zvicrës përfundoi samiti midis presidentit të ...
Autoritetet e qytetit të Moskës njoftuan të mërkurën se të g...
Një studim i ri në Shtetet e Bashkuara zbulon se rreth 25 pë...
Në Kosovë u raportua të mërkurën edhe për 15 persona të infe...
Pandemia e ka rritur radikalizimin e qytetarëve në Gjermani ...
Në Gjenevë të Zvicrës ka filluar samiti ndërmjet presidentit...
Mediat holandeze raportojnë sot se Parlamenti i Holandës mbë...
Pas vizitës së presidentit amerikan, Joe Biden në Bruksel dh...
Përpara takimit të tij me Biden në Gjenevë, Putin i konsider...
Shtëpia e Bardhë thotë se sulmet kibernetike do të jenë një ...
Presidentët Biden dhe Putin takohen të mërkurën në një kohë ...
Presidenti amerikan Joe Biden shpalli atë që ai e quajti pla...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...