Fillon samiti Biden-Putin
Në Gjenevë të Zvicrës ka filluar samiti ndërmjet presidentit...
Pandemia e ka rritur radikalizimin e qytetarëve në Gjermani konstaton raporti vjetor i Entit për Mbrojtjen e Kushtetutës.
44 692 vepra penale me sfond politik kanë regjistruar organet gjermane të sigurisë në vitin 2020. Kjo është shifra më e lartë që kur kanë filluar të mbahen statistikat, tha ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, të martën në Berlin. Së bashku me Presidentin e Entit Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës, Thomas Haldenwang, ai prezantoi raportin vjetor të veprave dhe aktiviteteve që kërcënojnë rendin.”
Raporti nxjerr në pah se pandemia i ka radikalizuar qytetarët. “Ekstremistët dhe terroristët nuk shkojnë në lockdown”, tha presidenti i Zyrës Federale për mbrojtjen e Kushtetutës, Thomas Haldenwang. “Ata punojnë nga shtëpia dhe merren me aktivitete antikushtetuese”.
Kërcënimi më i madh për rendin e lirë demokratik në Gjermani vjen nga ekstremizmi i djathtë dhe antisemitizmi. Numri i personave të involvuar në vepra penale me motive ekstremiste të djathta është rritur vitin e kaluar me 3,8 për qind deri në 33 300, tha Seehofer. Enti për mbrojtjen e Kushtetutës konstaton, se 40 për qind e tyre janë të gatshëm për dhunë ose të dhunshëm.
Ekstremistët e djathtë janë përpjekur në kohën e pandemisë që të influencojnë te shtresat e mesme nëpërmjet protestave kundër masave të parandalimit të pandemisë, tha Seehofer.
Ekstremistët e djathtë të organizatës Reichsbürger (Shtetasit e Rajhut) duke demonstruar në Berlin kundër masave për parandalimin e pandemisë, 20. 3. 2021
Organizata antikushtetuese “Shtetasit e Rajhut”, “Reichsbürger” është rritur me 5 për qind, dhe numëron tashmë deri në 20 000 anëtarë. “Shtetasit e Rajhut” nuk e njohin Republikën Federale të Gjermanisë si shtet. Ata pretendojnë se janë shtetas të Perandorisë Gjermane. Për rrjedhojë nuk njohin as kushtetutën, as autoritetet dhe gjykatat dhe as vendimet zyrtare.
Edhe ekstremizmi i majtë është rritur vitin e kaluar. Numri i veprave penale ka qenë në nivelin më të lartë të se më parë, me 6632.Veprat penale ekstremiste te dhunshme të spektrit të majtë janë shtuar me mbi 34 përqind, në gjithsej 1237. Edhe këtu është rritur numri i aktivistëve me 3 përqind, në 34 300.
Demonstrata e 1 majit në Hamburg – Policia shpërndan me ujë ekstremistët e majtë të grupimit “Rote Flora” (Flora e kuqe)
Ndërsa më parë aksionet e ekstremistëve të majtë bëheshin kryesisht gjatë demonstratave, tani vihen re gjithmonë e më shumë aksione klandestine dhe të planifikuara nga grupimet të majta, të gatshme për dhunë.
Edhe islamizmi politik shihet si rrezik për shoqërinë e lirë dhe të hapur demokratike. Por salafistët, rryma më e madhe islamiste në Gjermani, në vitin 2020, janë të vetmit që nuk kanë pësuar rritje, thuhet në raport: Numri i tyre ka mbetur i njëjtë: 12.150.
Policia në Berlin duke bërë një aksion kontrolli kundër organizatës salafiste Jama’atu
Organi i mbrojtjes së Kushtetutës vëren edhe rrezikun e spiunazheve dhe fushatave dezinformuese nga shërbimet e fshehta të huaja. Veç marrjes së informacioneve në mënyrë ilegale, shërbimet e fshehta të huaja kryejnë edhe aktivitete të paligjshme që kanë të bëjnë me spiunimin dhe sabotimin e grupeve opozitare nga vendet e treta. Shërbimet e fshehta mundohen gjithashtu të ndikojnë politikisht duke sulmuar enkas nëpërmjet internetit parti dhe kandidatë para zgjedhjeve, thuhet në raport. Falë punës nga shtëpia që po aplikohet gjatë pandemisë, është rritur në mënyrë drastike mundësia për spiunazh dhe sabotim kibernetik, thonë organet zyrtare. /DW
Në Gjenevë të Zvicrës ka filluar samiti ndërmjet presidentit...
Mediat holandeze raportojnë sot se Parlamenti i Holandës mbë...
Pas vizitës së presidentit amerikan, Joe Biden në Bruksel dh...
Përpara takimit të tij me Biden në Gjenevë, Putin i konsider...
Shtëpia e Bardhë thotë se sulmet kibernetike do të jenë një ...
Presidentët Biden dhe Putin takohen të mërkurën në një kohë ...
Presidenti amerikan Joe Biden shpalli atë që ai e quajti pla...
Një vit më parë, Gjeneva nuk ishte në qendër të vëmendjes di...
Komplekset fëminore, lavatriçja e RDGJ, goditja nga Gheddafi...
Në Kosovë u raportuan të marten 12 raste të reja me koronavi...
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord t...
Në qëndrimin ndaj vendeve si Rusia dhe Kina kandidati i CDU/...
Persona të armatosur sulmuan disa ekipe për vaksinim kundër ...
Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të NATO-s në...
Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani, caktoi 17 tetorin e kët...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosov...
Numri i rasteve të reja me koronavirus ka rënë në shtatë jav...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një prononcim ...
Presidenti Joe Biden e shfrytëzoi pjesëmarrjen e tij të parë...
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Sig...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...