Krimi në Maliq, Lamallari dhe Hita nisen drejt Korçës/ Ministri tregon gjendjen e efektivit të plagosur
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
Këshilli Drejtues i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) miratoi të mërkurën rregulloren e fundit të lidhur me heqjen përfundimtare të tarifave roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Rregullorja ?Mbi Zbatimin e Politikës së Përdorimit të Drejtë dhe Metodologjinë e Vlerësimit të Qëndrueshmërisë së Heqjes së Tarifave Roaming me Pakicë me Ballkanin Perëndimor. Parashikon politikat e përdorimit të drejtë për të shmangur përdorimin abuziv apo anormal të shërbimeve të roaming pas datës 1 korrik 2021.
Duke filluar nga muaji i ardhshëm, hyn në fuqi detyrimi për heqjen e të gjitha tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Përdoruesit e telefonisë celulare të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës do të mund përdorin shërbimin roaming në rajon me të njëjtat tarifa si në vendin e tyre. Ky proces nisi në mesin e vitit 2019, me uljen e përshkallëzuar të tarifave roaming, deri në heqjen e plotë të tyre, në 1 korrik 2021.
Rregullorja e AKEP përcakton se operatorët celularë duhet të ofrojnë shërbime të rregulluara roaming me pakicë, sipas çmimeve përkatëse brenda vendit për pajtimtarët e tyre, të cilët zakonisht janë rezidentë në Shqipëri, në kohën që ata udhëtojnë në vendet e Ballkanit Përëndimor.
Për qëllime të një politike të përdorimit të drejtë, ofruesi i roaming ka të drejtë të kërkojë nga pajtimtarët e tij roaming të japin prova të qëndrimit apo banimit normal në Shqipëri, ose të lidhjeve të tjera të qëndrueshme me Shqipërinë, që sjell një prani të shpeshtë në territorin e Shqipërisë. Këto rregulla synojnë të shmangin përdorimin e roaming përmes operatorëve shqiptarë prej individëve që nuk janë rezidentë në Shqipëri.
Rregullorja e AKEP përcakton gjithashtu metodologjinë e vlerësimit në rastet kur operatorët celularë mund të kërkojnë zbatimin e një tarife shtesë në roaming. Megjithëse nga korriku, tarifat roaming në Ballkanin Perëndimor do të hiqen, rregullorja lë hapësira që operatorët të mund të kërkojnë vendosjen e tarifave shtesë, në rastet kur ata nuk janë në gjendje të mbulojnë kostot, gjë që sjell si pasojë dëmtimin e qëndrueshmërisë së tarifimit të shërbimeve brenda vendit.
AKEP mund të pranojë vendosjen e një tarife shtesë në roaming vetëm në rastet kur vlera absolute e marzhit neto negativ të shitjes me pakicë të roaming të aplikuesit është e barabartë ose më e madhe se 3% e vlerës së marzhit të tij të shërbimeve celulare. E thënë më thjeshtë, tarifat shtesë mund të vendosen në rastin kur humbjet në roaming tejkalojnë 3% të fitimet nga shërbimet celulare të operatorit aplikues.
Megjithatë, edhe kur provohet një diferencë e tillë, AKEP mund ta refuzojë aplikimin për tarifë roaming shtesë. Kjo mund të ndodhë kur operatori është pjesë e një grupi biznesi dhe ka prova të transferimit të brendshëm të çmimit në favor të filialeve të tjerë të grupit brenda Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në funksion të disbalancave të konsiderueshme të tarifave të shitjes me shumicë të zbatuara brenda grupit.
Gjithashtu, kërkesa për tarifa shtesë do të refuzohet kur shkalla e konkurrencës në tregun brenda vendit krijon hapësira për të përballuar marzhet e reduktuara, ose kur zbatimi i një politike më kufizuese të përdorimit të drejtë do të ulte marzhin neto të shitjes me pakicë në roaming në më pak se 3%.
Gjithashtu, në rrethana të jashtëzakonshme, kur një operator ka një marzh negativ të shërbimeve celulare dhe një marzh neto negativ të shitjes me pakicë të roaming, AKEP do të autorizojë aplikimin e një tarife shtesë për shërbimet e rregulluara të roaming./monitor
Edhe pak orë dhe Shqipëria mund të bëhet anëtare e Këshillit...
Policia e Tiranës ka arrestuar 19-vjeçarin me iniciale J.B, ...
Maturantët ditën e sotme do të zhvillojnë provimin e tretë t...
Holanda suprizoi me një deklaratë shpresëdhënëse disa ditë m...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i ndodhur pasditen e ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin pak ditë...
Situata nga covid 19 në vendin tonë është drejt përmirësimit...
Një aksident është shënuar pasditen e sotme në kryeqytet, ku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokuro...
Byroja Kombëtare e Hetimit ka bërë me dije se është mbyllur ...
Ditën e sotme ka dalë ekspertiza malazeze e oficerit të anti...
Deputeti Andi Përmeti ka dalë me një reagim shumë të ashpër ...
Tirana është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu dhe bre...
Policia ka njoftuar se janë sekuestruar pasuri me vlerë rret...
Disa prona me vlerën 3 milionë eruo janë sekuestruar nga Gjy...
Në një lagje të Prishtinës, dy vajza janë përfshirë në një s...
Sot Policia e durrësit ka vënë në pranga dy persona të akuzu...
Presidenti i Policisë çeke Gjeneral Major Jan Švejdar, i sho...
Policia ka vënë në pranga një 47 vjeçar, i cili ishte shpall...
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të dominojnë në të...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në datë 4 qershor 2026, në mbledhjen...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...