web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrau ish-dhëndrin dhe plagosi avokatin/ Autori, ish-punonjës policie

4 Qershor 2021, 11:36, Kronika CNA

Të tjera detaje vijojnë të dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Tiranën mesditën e sotme, ku një person u ekzekutua me armë zjarri, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Mësohet se Mexhit Picari, autori i dyshuar për vrasjen e ish-dhëndrit Kudret Saliaj dhe plagosjen e avokatit Adriatik Cama, është një ish-polic burgu.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:50, në bulevardin ?Gjergj Fishta?, në një lokal të njohur në Gjykatën e Tiranës.

Autori, pak pas krimit është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një makinë Hyundai, duke u arrstuar pak orë më vonë.

Mësohet se shkak i vrasjes është bërë procesi i divorcit që kishte nisur mes vajzës së autorit dhe viktimës, ndërsa martesa ishte shoqëruar me sherre, dhunë dhe akuza të ndërsjellta.

Të shtëna me armë zjarri pranë Gjykatës së Tiranës/ Dyshohet për një të plagosur

Zbardhen detajet e vrasjes në Tiranë/ Viktima kërkoi divorcin, sot ishte seanca e 6 gjyqësore

Të shtëna me armë zjarri pranë Gjykatës së Tiranës/ Dyshohet për një të plagosur





Lajmet e fundit nga