Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Memorie.al publikon historinë e panjohur të Foto Balës me origjinë nga fashti Vuno i Vlorës, babai i të cilit, Dhimitri, pasi kishte shërbyer si Rreth-Komandant i Xhandarmërisë në Libohovë dhe Delvinë, në vitin 1924 ai marri pjesë në ?Revolucionin e Qershorit? të udhëhequr prej Fan Nolit, (mikut të tij të ?Vatrës? në periudhën e emigracionit në SHBA-ve) dhe pas rënies së qeverisë së tij e kthimit të Zogut në pushtet, ai emigroi jashtë për t?u kthyer në vitin 1939 pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, duke u emëruar si Kuestor në rrethin e Vlorës. Shkollimi i Fotos në Licen e Gjirokastrës dhe më pas atë të Korçës, ku ndër shokët më të ngushtë të tij, ishte Enver Hoxha, me të cilin flinin bashkë në një dhomë në shtëpinë e Teto Poliksenit, deri sa u diplomuan dhe të dy fituan nga një bursë shtetëror nga qeveria e Mbretit Zog për të studjuar në Universitetin e Montpeljesë në Francë. Kthimi i Fotos në Shqipëri dhe emërimi si pedagog në Liceun e Tiranës dhe të Korçës ku në vitin 1939, ai pati një debat të ashpër me shokun e tij, Enver Hoxhën, i cili i tha: ?Kur të marrim pushtetin ne komunistët, ti Foto dhe gjithë sërës tënde, nuk do t?u zënë këmbët dhe asgjëkundi??. Arrestimi i profesor Balës në vitin 1946 me ?Grupin e deputetëve? dhe dënimi I tij fillimisht me vdekje dhe më pas në 25 vjet, prej të cilave ai vuajti plot 17 vjet, pasi nuk kishte pranuar t?i kërkonte falje ish-shokut të tij të shkollës, ?Komandantit të Përgjithshëm?, Enver Hoxhës, gjatë një vizite që ai bëri në korrikun e vitit 1952 në kampin e Rinasit ku të burgosurit politikë po ndërtonin aerportin e ri!
Nga Dashnor Kaloçi
Ishte fund korriku i vitit 1952. Në Aeroportin e Rinasit me qindra të burgosur politikë që punonin me kazma, lopata e karroca dore në mes asaj vape përvëluese, u njoftuan nga komanda e kampit, se atë ditë do të mbërrinte aty për të parë punimet, vetë Komandanti i Përgjithshëm, gjeneral-kolonel, Enver Hoxha.
Një prej të burgosurve, një burrë i gjatë dhe pak i dobët, i cili në kokë kishte vënë një kapele prej letre çimentoje për t?u mbrojtur nga dielli zhuritës që i binte kryq e tërthor asaj fushe pa mbarim që kur lindte e deri në perëndim, ndërsa fshinte djersët që i kullonin çurk përmbi karrocën e dorës të mbushur dëng me dhè, dëgjoi se dikush nga shokët e tij i thirri: ?Profesor, profesor, ju kërkojnë në komandë?. Foto Bala ish- studenti i Filozofisë i lauruar në Montpelje të Francës dhe profesor i Liceve klasikë të Korçës e Tiranës, nën vështrimet kureshtare të bashkëvuajtësve të tij të burgosur, u nis ngadalë në drejtim të zyrave të komandës, ku e priste në takim një nga ish-shokët e tij më të ngushtë që tashmë drejtonte shtetin komunist: Enver Hoxha.
Dhimitër Bala, prefekt në Korçë dhe Durrës e Kuesor në Vlorë!
Foto ishte djali i vetëm i Dhimitër Balës, i cili kishte lindur në fshatin Vuno të bregdetit Vlorës, në vitin 1895 në një nga familjet më të mëdha të asaj krahine. Asokohe ai mori pjesë aktive, duke dhënë kontributin e tij në administratën shtetërore të shtetit të sapodalë nga Kongresi i Lushnjes. Kështu ai u emërua si Rreth-komandant i Xhandarmërisë në Libohovë dhe në Delvinë. Në vitin 1924, gjatë kryengritjes së armatosur të forcave antiqeveritare të kryesuara nga Fan Noli, Bajram Curi, Luigj Gurakuqi etj., apo siç është njohur ndryshe nga historiografia dhe propaganda e regjimit komunist të para viteve ?90-të, si ?Revolucioni i Qershorit? që çoi në përmbysjen e Zogut, Dhimitër Bala u rreshtua përkrah Fan Nolit, mikut të vjetër që nga koha e ?Vatrës? në Amerikë. Pas rikthimit të Zogut në pushtet, Dhimitri emigroi për në Greqi së bashku me shokët e tij Zenel Gjoleka, Haki Tatzati e Spiro Koleka, duke u vendosur në ishullin e Korfuzit e në Zante. Në këto ishuj Dhimitri së bashku me shokët e tij antizogistë, qëndruan deri në vitin 1939, kur Italia fashiste kreu agresionin ushtarak kundra Shqipërisë.
Në atë kohë ata i?u përgjigjën thirrjes: ?Atdheu në rrezik?, që Mbreti Zog i?u bëri të gjithë patriotëve si dhe kundërshtarëve të tij që qëndronin në emigracion jashtë Shqipërisë dhe pjesa më e madhe e tyre u kthyen në atdhe. Pas kësaj, në vitin 1940, Dhimitri u emërua si Prefekt në Korçë e në Durrës. Në vitin 1942, ai pranoi detyrën e Kuestorit të Vlorës. Lidhur me këtë veprim të tij, në një letër që ai i dërgonte asokohe familjes, ndër të tjera shkruante: ?E di se ju do të çuditeni nga emërimi im në këtë detyrë, por jam nisur që të bëj diçka për Shqipërinë??. Me mbarimin e Luftës në fundin e vitit 1944, ai u arrestua në Tiranë dhe pas disa muajsh hetuesie, u pushkatua natën e 26 qershorit të 1945-ës, së bashku me rusin e bardhë Mihael Krasenski. Viktor Dosti, njeri nga ata që ka qëndruar pranë Dhimitrit në qeli deri orët e fundit para pushkatimit të tij, midis të tjerash kujtonte: ?U afrova pranë tij dhe i dhashë disa fruta për t?i ngrënë. Ai më përqafoi dhe më tha: Eh mor bir unë nesër do të ha dhé??!
Nga Montpeljeja në Korçë dhe debati me Enver Hoxhën
Ndonëse ishte djali i Dhimitër Balës njërit prej kundërshtarëve politikë aktivë të monarkisë zogiste, Foto Bala mundi që të fitonte një bursë nga Mbreti Zog në vitin 1929 dhe të shkonte për studime në Francë. Ai u regjistrua në Universitetin e Montpeljesë për Filozofi e Letërsi dhe e mbaroi atë në vitin 1934, duke u diplomuar me rezultate të larta. Gjatë viteve që Foto ishte me studime në Francë, krahas shumë shokëve shqiptarë që studionin atje, ai kishte një miqësi të ngushtë edhe me Enver Hoxhën.
Kjo miqësi në mes tyre kishte nisur që nga koha kur ata të dy studionin së bashku në Liceun e Gjirokastrës, e më vonë pas mbylljes së tij, në atë të Korçës, ku flinin të dy në të njëjtën dhomë te shtëpia e Teto Poliksenit. Pas diplomimit në vitin 1934, Foto Bala u kthye në Shqipëri dhe Ministria e Arsimit e emëroi në qytetin e Korçës, si pedagog në atë shkollë ku dikur ai kishte qenë nxënës i saj dhe nga ku kishte mundur që të përfitonte bursën shtetërore për në Montpelje.
Gjatë gjithë asaj periudhe kohe që Foto shërbeu aty si pedagog, ai shquhej dhe bënte pjesë në ajkën e elitës intelektuale të qytetit, ku shumica e të cilëve kishin mbaruar shkollat e ishin diplomuar në universitetet më të njohura të Perëndimit, e kryesisht ato franceze. Lidhur me miqësinë e ngushtë që Foto Bala kishte me shokun e tij Enver Hoxhën, e cila kishte filluar që nga bankat e klasave të ulëta të Gjirokastrës, e bija e tij Drita, mes të tjerash kujtonte: ?Mbaj mend shpesh herë gjatë bisedave që bëja me babanë, binte fjala dhe për ish-shokun e tij që nga fëmijëria Enver Hoxhën. Babai kurrë nuk shante njeri, kjo gjë ndodhte dhe për Enverin, me të cilin ndonëse i kishin ndarë rrugët e jetës që nga fundi i viteve ?30-të e prej tij babai e kishte pësuar mjaft.
Kështu, ndonëse ata kishin një miqësi shumë të ngushtë me njëri-tjetrin, nga botëkuptimet e pikëpamjet filozofike e politike, kishin shumë gjëra që i ndanin. Babai kishte më shumë pikëpamjet social-demokrate të asaj kohe dhe ishte në rrethin shoqëror të Skënder Muços, Musine Kokalarit, Veli Frashërit etj. Nga këto pikëpamje, shpesh herë ata dhe ishin grindur. Kështu, aty nga fundi i vitit 1939, kur Enveri ishte afruar në rrethet komuniste të punëtorëve korçarë, që drejtoheshin nga Miha Lako, gjatë një bisede politike, në eufori i kishte thënë babait: ?Kur ta marrim pushtetin ne komunistët, ty Foto dhe gjithë sërës tënde, nuk do t?ju zënë këmbët dhé asgjëkundi??! Babai ishte nxehur nga kjo gjë dhe ja kishte kthyer shumë ashpër, duke e ofenduar rëndë?.
Pedagog në Liceun e Korçës dhe publicist në shtypin e kohës
Në qytetin e Korçës ose siç quhej ndryshe asokohe ?Parisi i vogël?, Foto Bala u caktua që të jepte lëndët e Filozofisë, Letërsisë dhe atë të frëngjishtes në atë Lice klasik që ishte hapur nga francezët dhe ishte një nga shkollat e mesme më cilësore në të gjithë Ballkanin. Krahas mësimdhënies në atë shkollë, profesori i ri Foto Bala i?u kushtua publicistikës, duke shkruar në disa gazeta që botoheshin në atë kohë siç ishin: ?Bota e Re? dhe ?Gazet e Korçës?. Në ato artikuj, ai trajtonte kryesisht gjendjen e femrës shqiptare dhe rolin që ajo kishte e duhet të luante në jetën sociale e shoqërore të vendit.
Pasi shërbeu për disa vjet si pedagog në qytetin e Korçës, aty nga fundi i vitit 1939, Foto Bala transferohet që andej dhe emërohet në gjimnazin e Tiranës, si pedagog i Filozofisë dhe Frengjishtes. Në atë gjimnaz ai qëndroi deri nga fundi i vitit 1941, kur do ta emëronin përsëri në qytetin e Korçës, ku do të punonte deri nga fundi i vitit 1944. Gjatë atyre dy viteve të qëndrimit në Tiranë, ai bënte pjesë në rrethet shoqërore më intelektuale të asaj kohe, duke pasur miqësi të ngushtë me Nonda Bulkën (njiheshin që nga koha kur studionin në Francë), Abaz Ermenjin, Hilmi Hysin, Isuf Hysenbegasin, Engjëll Çobën etj.
Dënimi me ?Grupin e deputetëve? dhe takimi me Enverin në kampin e Rinasit!
Pak ditë pas zgjedhjeve të 2 dhjetorit të vitit 1945, Profesor Foto Bala arrestohet së bashku me ?Grupin e deputetëve? që kryhesohej nga Shefqet Beja, Enver Zazani, Sheh Karbunara etj. Ky arrestim, si për Foton dhe shumë të tjerë që e kishin njohur atë, erdhi krejt i papritur. E para: se ai nuk ishte përzier asnjëherë në politikë në mënyrë aktive, ndonëse kishte përkrahur moralisht pa rezerva grupin me prirje social-demokrate të Musine Kokalarit e Skënder Muços. E dyta: ai kishte qenë në listat e internimit për në Itali si antifashist, dhe kishte mundur të shpëtonte falë ndërhyrjes së babait tij (Dhimitrit) te ministri i Brendshëm, Mark Gjonmarkaj.
E treta: dhe më e rëndësishmja që cilësohej prej shumë njerëzve, ishte fakti që profesor Bala kishte qenë shoku më i afërt i Enver Hoxhës që nga fëmijëria. Duke qenë se Enveri nuk mundi t?ja falte dot babanë, Dhimitrin që u pushkatua, mendohej se për të larë atë gjë, ai nuk do ta arrestonte Foton, mbi të cilin nuk rëndonin faje. ?Gjyqi i deputetëve?, me të cilin u gjykua dhe Foto, e dënoi atë në fillim me vdekje dhe më pas me 101 vjet burgim. Pas heqjes së dënimit me 101 vjet (dënimi maksimal u zbrit në 25 vjet) dhe disa amnistive, profesor Foto Bala vuajti plot 17 vjet kampeve e burgjeve të regjimit komunist që kishte në krye, ish-shokun e tij të fëmijrisë dhe studimeve.
Kështu ai provoi Maliqin, Bedenin e Kavajës, Zadrimën, Rinasin etj. Gjatë vuajtjes së dënimit në kampin e Rinasit ku po ndërtohej aerodromi, shkoi për të parë ecurinë e punimeve vetë Enver Hoxha. Atë ditë Enveri e kërkoi në takim ish-shokun e tij Foton dhe gjatë bisedës i tha: ?Foto, prano se ke bërë faj e kërko falje, se përndryshe do të kalbesh burgjeve e kampeve?. Pas këtyre fjalëve të Enverit, ai i?u përgjigj tepër gjakftohtë: ?Unë nuk kam bërë asnjë faj, dhe nuk kam pse të kërkoj falje?. Enveri, i cili nuk e priste këtë reagim kaq të ashpër të ish-shokut të tij, i?u kthye duke u larguar: ?E po mirë mor Foto, dije se këtu do të kalbesh?.
Përshëndet prishjen me sovjetikët në ?61-in
Aty nga fundi i vitit 1961, kur Foto Bala vuante ende dënimin në burgjet e regjimit komunist, vendosi dhe i bëri një letër Enver Hoxhës, ku përshëndeste vendimin e tij për prishjen me sovjetikët. Në mes të tjerash në atë letër ai shkruante: ??Shumë i dashur Enver. Erdhi koha që të drejtohem përsëri kështu. Ky veprim i joti (për prishjen me rusët), i dha të drejtë pikëpamjeve tona dhe vërtetoi ato të nacionalizmit shqiptar. Ne ishim armiq, por sot për hir të çështjes së Shqipërisë, ne duhet të sakrifikojmë, duke lënë mbrapa shumë gjëra, mjaft që të shpëtojë Shqipëria?!?.
Pas kësaj letre, e cila i vajti Enverit në dorë, atij ja internuan familjen nga Tirana (gruan dhe dy vajzat), duke ja dërguar në fshatin Gradishtë të Lushnjes. Profesor Foto Bala mundi të dalë nga burgjet e regjimit komunist më 21 prill të vitit 1963, pasi kishte vuajtur plot 17 vjet. (Disa vjet i kishte fituar me punë). Pasi nuk kishte se ku të rrinte në Tiranë, ai shkoi vullnetarisht pranë familjes në Gradishtë të Lushnjes, dhe më pas u vendosën në qytetin e Korçës, me banim të detyruar. Në qytetin ku kishte kaluar disa nga vitet më të bukura të jetës, atë e caktuan si punëtor në një fermë bujqësore, për të hapur toka të reja, pas direktivës: ?T?u qepemi kodrave e maleve, dhe t?i bëjmë ato pjellore si fushat?, që kishte hedhur ish-shoku i tij i fëmijërisë Enver Hoxha, që ishte në krye të shtetit.
Mbasi mundi që të siguronte një raport mjekësor, u largua nga ajo punë dhe u mbyll në shtëpinë e tij, duke ju kushtuar studimeve dhe përkthimeve. Ai vdiq në marsin e vitit 1991 në qytetin e Korçës, pikërisht ato ditë kur po binte ai pushtet, për të cilin i kishte folur ish-shoku i tij Enver Hoxha, që në vitin 1939 dhe i?a kishte bërë realitet atij dhe gjithë shqiptarëve!
Policia kufitare e Kapshticës ka goditur një rast të tentati...
Një person është gjetur mëngjesin e sotëm i pajetë në një au...
Policia e Korçës ka arrestuar katër persona dhe një tjetër e...
Është ndarë sot nga jeta eksperti i edukimit dhe promocionit...
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë paraditen e sotme...
Vrasja e 25 vjeçarit mbrëmjen e djeshme ka tronditur Shkodrë...
Në megaoperacion që po zhvillohet mëngjesin e sotëm në Krujë...
Saldatori 57 vjeçar Besnik Bojaku, ndërroi jetë mëngjesin e ...
Policia e Shtetit ka nisur një operacion në Krujë dhe në fsh...
Ka ndërruar jetë 57 vjeçari me iniciale B.B që mbeti i plago...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Durrës, ku një 38 vjeç...
Një shpërthim tritoli ka ndodhur në orët e para të mëngjesit...
Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë ndodhur dje në Shkodër, ...
Një atentat me armë zjarri ka tronditur sërish Shkodrën mbrë...
Ditën e sotme ka qarkulluar në media një video e ish kryemin...
Kryenegociatori i Shqipërisë në Bruksel, Zef Mazi, ishte i f...
Gazetari ikonik i Zërit të Amerikës Ilir Ikonomi kishte dalj...
Një fabrikë tullash në Maminas është përfshirë nga flakët. T...
Ish ministri i Brendshëm vijon betejën me drejtësinë.Dosja e...
Janë 338 kandidatë për hetues të BKH që kanë kaluar testin e...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...