Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kreu i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, ka dalë sot para Këshillit të Lartë të Porkurorisë, si një kryetar kooperative në kohën e komunizmit.
Para se të ngrihej si institucion, thuhej se drejtësia ka shpresë, se po vjen SPAK-u.
U ngrit, u funksionalizua dhe u la në duar të një hetuesi të diktaturës komuniste dhe për pasojë prodhoj dështime.
SPAK e nisi punën me hetimet e hapura nga ish Prokuroria për Krime të Rënda dhe me ato mbeti, pa bërë asnjë hap para.
Sot Arben Kraja del para KLP dhe shokon të madh e të vogël me ato çfarë thotë.
Ku janë hetimet, ku janë zyrtarët e lartë, për çfarë u krijua SPAK-u , apo për të marrë rroga e të majme dhe të mbyllen në serat e ish-Krimeve të Rënda?
Opinioni publik priste që Arben Kraja sot të fliste me emra, me fakte për krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta, dhe çfarë kanë bërë për t?i hetuar dhe jo me deklarata mediokre dhe pa nivel.
E nisi raportimin para KLP, duke u ankuar për pandeminë Covid 19, si dhe me shqetësimin e lëvizjes së arkivës.
Kjo është arritja e SPAK, sipas asaj që tha Kraja, se ka arritur së paku të lëvizë arkivën.
Ka folur më tej për marrëdhënie me institucionet me një dashuri të madhe njësoj sikur po fliste për marrëdhëniet bashkëshortore. Duke harruar se institucionet janë ligjore dhe janë të detyruar të bashkëpunojnë dhe s’ka pse të trumbetohet.
Kjo është arritja e dytë e SPAK, nën drejtimin e Krajës se shkon mirë me Policinë.
Perlat mediokre të Krajës nuk përfundojnë këtu, vijojnë dhe më tej.
Ai tha se ka kontribuar në hapjen e negociatave. Në fakt, Shqipërisë ende nuk i janë hapur negociatat.
?Kemi kontribuar për hapjen e negociatave, me një rast, me kryenegociatorit kam marrë pjesë në një delegacion në Gjermani për sfidat që kemi?, ka thënë Kraja.
Nuk dihet se në cilën Shqipëri jeton Kraja, por në këtë tonën ku jetojmë ne, ende s?janë hapur negociatat.
Ndër të tjera tha, se duan edhe më shumë prokurorë. Por harroi se çfarë ka thënë më herët, në kohën kur kërkuan rritjen e pagave.
Kujtojmë se kur kërkuan rritjen e pagave me 80% e arsyetuan se nuk ishin shumë prokurorë.
Por, tani që duan më shumë prokurorë, a duhet t?ju ulen pagat?
Më poshtë po sjellim pjesë nga deklarata e tij në KLP.
Deklarata e Arben Krajës para KLP
Ka qenë një sfidë pandemia për të gjithë. Por, problematika e arkivës që duhet lëvizur, ruajtur, problematika e projektit, e cila kishte shumë mangësi.
Të gjitha këto u kaluan dhe u arrit që në fund të vitit 2020 të mbaronte rikonstruksioni, tani jemi në kushte të rinovimit.
Kemi marrë buxhetin të miratuar të gjithën. Kuptohet, ishte miratuar nga ministria e financës.
Në këto kushte kemi pasur buxhet të mjaftueshëm.
Kemi pasur problematikë në fondin e pagave, sepse nuk kishim Byronë Kombëtare të Hetimit, e në këto kushte fondi i pagave ka mbetur i pa likuiduar.
BKH dhe SPAK akses në të dhënat personale, kemi arritur aq sa mund të bëjmë deri tani. Për ne është eksperiencë e re dhe kemi miratuar sipas kërkesave tona.
Problemi parë që ndeshëm është që nuk ishte planifikuar një zyrë për këtë fakt.
Një veprimtari tjetër që kemi ushtruar, kemi vendosur si prioritet ngritjen e një laboratori kriminalizim për ekspertizën digjitale. Në këtë sens kemi punuar në tre drejtime, e para në drejtim të krimit, përzgjedhjes së stafit dhe gjetjes së stafit për të bërë blerje të nevojshme.
Stafi, kemi hapur garën dhe kemi marrë dy nga ekspertët më të mirë në këtë fushë, me eksperiencë disavjeçare në Polici dhe jemi në fazën e fundit të marrjes së programeve.
Një drejtim tjetër që duhet të them në raport me punën që kemi bërë ka qenë bashkëpunimi, ngritja e një bashkëpunimi me struktura të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
Në cilësinë e drejtuesit, por edhe Prokurorët kemi një raport të shkëlqyer me policinë e Shtetit, sa herë kemi pasur nevojë ka qenë tepër rezultateve.
Kemi bashkëpunuar ngushtë me Ministrinë e Brendshme, me Shërbimet e Inteligjencës, me strukturat administrative të brendshme. Një aspekt tjetër i punës është bashkëpunimi ndërkombëtar.
Ligji e parashikon këtë. Shërbimi në vitin 2020 ka funksionuar me një Prokuror e ndihmës. Kemi kontakt me përfaqësuesit e policisë së huaj.
Kam pasur kontakt me anti-mafian italiane dhe kemi marrëdhënie shumë pozitive për hetimet e përbashkëta dhe bashkëpunimeve të tjera. Kemi raporte shumë korrekte me ?Eurojust?.
Kemi bërë marrëveshje me Kroacinë, me idenë që është një strukturë e ngjashme dhe kemi çfarë të shkëmbejmë me njëri tjetrin.
Kemi bërë bashkëpunim me Prokurorinë Federale Belge. Një moment tjetër që lidhet me bashkëpunimet ndërkombëtare. Që nga momenti që jemi formuar, kemi pasur eksperiencën të mirë me disa organizata ndërkombëtare.
Bashkëpunimi ka qenë i frytshëm, kishim nevojë për këshilla, por edhe ndihma financiare, e përkthyer në pajisje dhe mjete.
Kemi marrë 20 milionë lekë të reja pajisje. Kështu që e vlerësojmë shumë këtë dhe ju falenderoj që jam prezent këtu dhe do të nisim të funksionojmë.
Prokuroria e Posaçme ka qenë e përfshirë në disa operacione të tjera, ku përfshihen sekuestrimet e pronave, hetimet për pastrimet e parave. Kemi arritur të çojmë 7 persona në gjyq vitin e kaluar dhe kemi dërguar edhe një rast, të suksesshëm ku persona të tjerë dënohen për pastrim parash. Kemi marrë dhe vendim konfiskimi ditët e fundit. Kemi dhe kontribute konkrete.
Kemi kontribuar për hapjen e negociatave, me një rast, me kryenegociatorit kam marrë pjesë në një delegacion në Gjermani për sfidat që kemi.
SPAK ka dorëzuar 117 kërkesa për sekuestro të 657 pasurive të luajtshme të paluajtshme dhe biznese. 62 kërkesa për konfiskim janë dhënë 27 vendime, vetëm 2 nuk u pranuan./CNA.al
Një fabrikë tullash në Maminas është përfshirë nga flakët. T...
Kreu i SPAK Arben Kraja ka paraqitur në KLP, raportin e SPAK...
Të etur për të shmangur humbjet edhe të një vere tjetër me t...
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 500 mijë dollarë pasuri,...
Drejtori rajonal i tatimeve në Shkodër, Agron Hasanaj është ...
Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, deklaroi se kur të zbardhet ...
Prokuroria e Tiranës ka rihapur hetimet për çështjen e “21 j...
Psikiatri Neli Demi shpjegoi në studion e “Ilva Now” se çfar...
Shpallja “non grata” e Sali Berishës ka tronditur politikën ...
Ministri gjerman për Shtetin dhe Europën Michael Roth është ...
Prej kohësh e kemi parë Prokurorin e Përgjithshëm të shfaqet...
Policia ka reaguar lidhur me plagosjen e 19-vjeçarit Regina...
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duket se ...
Komisioni i BE e ka paditur prodhuesin e vaksinave për uljen...
Gjykata e Apelit në Vlorë ka caktuar masën e detyrimit me pa...
Prokuroria ka kërkuar arrestimin e Genc Tafilit, që u lirua ...
Aktori Astrit Çerma ka komentuar reagimet në lidhje me ngjar...
74 vjeçari, Gazi Çibuku ka rrëfyer se si e masakroi punonjës...
Kryekomisioneri i KQZ Ilirjan Celibashi ka gjobitur sot me 2...
Gjykata e Vlorës ka vendosur burg me afat 40 ditor për tre t...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...