Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Ka disa ditë që shumë tatimpagues individë, që futen në faqen e-Albania për të kërkuar shërbime si marrje dokumentash dhe bëjnë aplikime për nevoja të tyre, shohin që nga administrata tatimore ju ka mbërritur një “njoftim” lidhur me mungesën e plotësimit të deklaratave vjetore të të ardhurave.(!!!???)
Ajo që kuptohet si fillim është që portali e-Albania po konsiderohet nga Administrata tatimore si adresë tek e cila mund të dërgohen ato që ajo i quan “njoftime”!
Injoranca nuk ka brirë!
Portali e-Albania është portal në shërbim të shqiptarëve dhe secili prej shqiptarëve nuk ka asnjë detyrim dhe as ka marrë ndonjë angazhim që të kontrollojë e-Albanian si adresë poste elektronike.
Askund, askush nuk ka nënshkruar dhe nuk ka pranuar si adresë të pritjes së njoftimeve kryesisht, nga administrata tatimore apo zyra të tjera të Shtetit, portalin e-Albania.
Ndërkohë nga injorantët e tatimeve, “postimi” në një adresë që e ka zgjedhur vetë si të përshtatshme, po konsiderohet “njoftim”. Kushti i parë për çdo njoftim është siguria e mbërritjes së njoftimit dhe garantimi për marrjen e njoftimit nga subjekti të cilit i adresohet njoftimi.
Çështja bëhet e rëndë kur bëhet fjalë për njoftime nga tatimet, sepse ato përkthehen në, detyrime, taksa, gjoba, sanksione.
Kujtojmë që pas “njoftimeve” si këto, dhe kalimit të afateve të këtyre “njoftimeve” sistemi fillon kalkulon dhe gjeneron gjoba dhe sanksione të tjera administrative.
Por nuk mbaron këtu!
Nëse investigon edhe pak më shumë se për çfarë “njoftimesh” bëhet fjale, kupton që sistemi që ka gjeneruar “njoftimin virtual” ka identifikuar masivisht si shkelësa persona që nuk kanë fare detyrimin për deklarim të të ardhurave.
Masivisht persona që gjatë një muaji të vitit 2020, janë paguar nga dy institucione apo subjekte tatimore me NIPT-e të ndryshme, jo sepse kanë qenë të dypunësuar. Por sepse KANË NDËRRUAR PUNË.
Psh: nëse një shqiptar, gjatë muajit shkurt 2020, ka punuar vetëm 15 ditët e para të muajit në një punë dhe më pas ka lëvizur në nje punë tjetër, sistemi e identifikon si person të dypunësuar (!!!) Dhe automatikisht gjeneron detyrimin për deklarim të të ardhurave nga dypunësimi.
Për injorantët e sistemit, sqarojmë që dypunësimi nuk ka lidhje me ndryshimin e vendit të punës. Nëse gjatë vitit ke ndërruar vendin e punës, sistemi arrin të kuptojë vetëm faktin që gjatë vitit punëdhënësit kanë qenë dy të ndryshëm për shkak të nipteve të ndryshme.
Kaq shikon sistemi!
Dhe të këput njoftimin.
Pastaj mëse ti ske nevojë për e-Albanian, nuk e merr njoftimin. Pastaj sistemi të gjeneron gjobën për mos deklarim etj etj.
Dypunësimi ka lidhje me ushtrim të dy punëve në të njëjtën përiudhë tatimore. Dhe logjika e ligjit duhet reflektuar në sistem. Që sistemi të shkojë pas ligjit dhe ti shërbejë të gjitha palëve.
Secili prej individëve e di nëse ka qenë ose jo i dypunësuar. Nëse individi e di që gjatë muajit Shkurt, thjesht ka ndërruar vendin e punës, nuk e konsideron veten si të dypunësuar. Ndaj nuk plotëson deklaratë tatimorë. Ndaj edhe nuk pret që ta cilësojnë si shkelës.
Por nëse gjatë këtij muaji përsoni që gjatë shkurtit ka ndërruar vendin e punës, nuk ka as nevojë për shërbimet e ofruara nga e-Albania gjatë muajit Maj, me siguri 100% e ka të pamumdur që të vihet në dijeni të njoftimeve të gjeneruara për të si shkelës i ligjit.
Kjo mund të ndodhë vetëm nga administrata të paafta, për të kuptuar dy gjëra elementare:
1- Nuk ka njoftim në adresa që nuk janë pranuar paraprakisht si të tilla nga shtetasit.
2- Sistemet i bëjnë njerëzit, ndaj kur ato gabojnë kanë gabuar njerëzit.
Shqiptarët duhet të verifikojnë me urgjence sistemin se çfarë njoftimesh ka shpërndarë administrata tatimore për ta tek e-Albania.
Sa kohë që administrata tatimore nuk kupton, vështirë që më pas do të arrijnë që të fshijë gjoba të gjeneruara automatikisht. Megjithëse abuzive ato gjoba rrezikojnë të bëhen dhe të paankimueshme sepse nuk është çudi që më vonë administrata tatimore të pretendojë që derisa nuk ka ankesë, mbetet gjoba!
Por nëse vete administrata tatimore ka futur një letër në një adresë që e ka zgjedhur vetë si adresë për mbërritjen e njoftimeve, nuk ka lejuar dhe nuk ka krijuar mundësinë që nga e-Albania njerëzit të ankimojmë, të kërkojnë shpjegime ose të kundërshtojnë “njoftimin”.
Dmth e-Albania qenka adresë vetëm me një drejtim.
Pas kësaj “njoftimi: (nëse mund të quhet i tillë) të referon tek një numër telefoni ( 08000002) ku të përgjigjet një person që nuk kupton se për çfarë i duhet të flasë.
Nuk e dimë se sa persona kanë zbuluar deri tani “njoftimin”, por është e sigurtë që mund të jenë me mijëra rastet kur shqiptarë që thjesht kanë ndërruar punë gjatë një muaji, sot po rrezikojnë të marrin gjoba abuzive thjesht dhe vetem sepse sistemi i Tatimeve minimumi është formatuar nga injorantë të paguar shtrenjtë.
Pasi komunikon me personin që përgjigjet nga ana tjetër e telefonit, sugjerimi është: plotëso deklaratën që mos marrësh gjobë.
Për injorantët e administrayës tatimore:
Deklarata e të ardhurave nuk ka ndarje me periudha mujore!
Deklarata bëhet për të ardhurat vjetorë.
Me pak fjalë, nëse deklaron të ardhurat që ke marrë në institucionin X (që për ty i referohet përiudhës nga 1 Janari – 15 Shkurt) dhe pastaj të ardhurat që ke marrë në institucioni Y (që për ty i referohen periudhës nga 15 Shkurti në 31 Dhjetor), sistemi i shikon si të ardhura nga dypunësimi. Llogarit totalin e te ardhurave, klasifikon shumen për efekt të tatimit dhe nxjerr tatimin që duhet të ishte paguar.
Llogaritja e totalit dhe e tatimut në raste dypunësimi është e ndryshme nga llogaritja e tatimit të zakonshëm.
Individëve me siguri 100% pas rillogaritjes, ju mbërrin shuma e detyrimit plus që duhet të paguajnë.
Sepse ata nga sistemi tatohen si të dypunësuar, KUR NUK KANË QENË TË TILLË.
Sistemi nuk ka faj.
Sistemin e kanë hartuar injorantët./ CNA.al
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar nismën e Kuvendit, për t...
Kritikat që kryeministri Edi Rama ka drejtuar për ministrin ...
Ministrja e Transportit, Belinda Balluku ka deklaruar se në ...
Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth shkruan se tashmë...
Ka një qasje në opinionin publik, por edhe në atë të analist...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të qeverisë dhe...
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka dhënë një informacion m...
Kreu i Republikës së re, Lulzim Basha një ditë më parë, ka z...
Kandidati për kreun e PD Fatbardh Kadilli ka nisur turin e t...
Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka...
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar lehtësim të masave an...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të “kyç gojën” sa i takon ...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Indrit Hoxha, i ka drejt...
Petrit Vasili, i cili ka mbajtur dy poste ministrore, atë të...
Ish-ministri i Financave në qeverinë e socialistëve, Arben M...
Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim është takuar me t...
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka nisur rinumërimin e ...
Në një kohë kur mazhoranca ka nisur procedurat për shkarkimi...
Aktivisja shqiptare, Evi Kokalari ka hedhur sërish dyshime t...
Lulzim Basha nuk e ka ndalur turin e humbjes në rrethe, duke...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...