Donnarumma drejt Juventusit, Milani transferon portierin e ri
AC Milan ka arritur marrëveshje me portierin e Lilles, Mike ...
Akademiku Përparim Kabo insiston se gjykimi mbetet hallka më e dobët, por njëkohësisht edhe vendimmarrëse në futbollin shqiptar. Në fjalët e tij në ?Procesi Sportiv?, ai e cilësoi gjykimin e kampionatit si një problem të madh dhe kërkoi një veting e kontroll pasurie për gjyqtarët në futbollin shqiptar që bënin gabime të tillë si ai i Jorgjit.
?Javën që kaloi Jemini tha që më habit që në vend të dalin të gjykojnë më të mriët, dalin skalioni i dytë. Ndërsa Sinemati bëri profeci, tha prisni dy javët e fundit, atëherë do të shihni. Po kush është Jorgji? Ai është gjyqtari që para katër vitesh bëri skandal në Kukësi-Skënderbeu. Ai lojtari që ishte ikona e futbollit shqiptar e tani është zëvendëstrajner i kombëtares shqiptare, i grisi kartonin para fytyrës. Në atë kohë e kritikuam dhe dikush më shkroi nga Elbasani që është njeri i ndershëm dhe fillova të reflektoja e thashë mund të jetë gabim njerëzor. Po ky person gabon përsëri. Në transmetim Jupi tha që është penallti apo jo, nuk ka pse merr kaq kohë. Koha që mori ai ishte të konsultohej me VAR. Ai e pa vetë direkt e nuk e dha, e ka goditje këndi, bënë protestë lojtarët e Vllaznisë, bëri teatrin, sikur foli në kufje, foli me ata.
Cilët janë njerëzit që rekrutohen për t?u bërë gjyqtarë? A kontrollohen në edukimin shkollor, famijërinë, kualifikimin, lidhjen me sportin, atletikën? Apo mjafton të regjistrohen, paguajnë paratë, hyjnë në kurs e dalin gjyqtarë? A kontrollohen këta mendërisht? A kontrollohen rregullisht për shikimin? A i kanë këto parametra në rregull? Se po të marrim atë të Teuta-Partizani, aq i trashë ishte sa dorën e sulmuesit të Teutës e dha për dorë penalltie të Partizanit.
Nuk më intereson fare kush e fiton kampionatin, ta fitojë kush të dojë. Emocionet e sensibiliteti tejkalohen e është logjika që del në pah. Në fazën e parë Brdariç ka qenë kontestues, ka hyrë në fushë. Skënderbeun kur e mori ky trajner që mbajti në kategori tha nëse keni vendosur ta nxirrni nga kategoria ne nuk ju hapim rrugë. Trajneri i Apolonisë disa herë ka thënë që çfarë janë këto gjykime, ne e dimë forcën tonë. Presidenti i Bylisit, trajneri i Bylisit, kanë pasur kontestime. Vijmë te rasti Tirana-Kastrioti, skandal e ndëshkohet trajneri. Shkojmë në Durrës e atje e kanë shpallur hapur që nuk duam Jorgjin gjyqtar. Trajneri i Kukësit dhe presidenti hapur kanë thënë që na kanë dënuar gjyqtarët. Ndaj pothuajse të tërë ekipet nuk kanë mendim pozitiv për gjyqtarët. Atëherë çfarë gjyqtarësh janë?
Nëse do të kishim publik në stadium, unë mund të mirëkuptoja gjendjen emocionale të ngarkuar të gjyqtarit, por edhe nëse nuk ke as publik dhe nuk je në gjendje të gjykosh ndeshjen e jo këtë penallti, por ka plot të tjera që kur i shohim me moviolë themi që kanë gabuar pa fund, mua më shqetëson.
Unë publikisht kam një propozim. Gjyqtarëve t?u kontrollohet pasuria, të kalojnë veting sepse po ia them hapur Jorgjit, sepse nuk ke prishur një ndeshje, i ke shkatërruar biznesin dikujt. Është njëlloj si të kesh biznes e shkojnë tatimet t?i vënë gjobë kot. Ai thotë e mbyll ose ik nga Shqipëria. I ke shkatërruar biznesin dhe ka të drejtë të të ndjekë penalisht. Është si të vijnë të të vjedhin paratë në shtëpi në xhep. Do ankohesh në polici. Gjyqtarë të korruptuar janë dënuar në Gjermani e Angli, këta janë gjyqtarë të korruptuar. Më bëri përshtypje që kur u rrah gjyqtari në Kamëz e u dënua një ekip, iku Kamza dhe e mbrojtëm të gjithë. Kur e morën në intervistë, bashkëshortja e tij tha ne nuk kemi as pasuri pra. Këtë kemi, pra arsyetojnë që të jesh gjyqtar duhet të bësh pasuri. Këta nuk janë gjyqtarë, këta janë të komanduar nga tjetërkush, këtu paracaktohet kush do të dalë kampion.
Të katërta që janë e meritojnë titullin. Ajo që më shqetëson është realisht nëse është një kampionat i luftuar e ekipet janë afër apo ka makinacion që me gjyqtarë të mos lejohet të shkëputet një ekip. Unë nuk di ta them, por jam i pakënaqur me gjykimet, jo thjesht i fundit, por në përgjithësi të kampionatit?, tha Kabo.
AC Milan ka arritur marrëveshje me portierin e Lilles, Mike ...
Dilema në vlerësimin e Berat Gjimshitit nga mediat italiane....
Ish-lojtari i Skënderbeut, Fidan Aliti do ta mbyllë këtë ver...
Një darkë feste për titullin kampion me një tifoz VIP si pre...
Ermir Sahiti shkëlqeu këtë sezon me Sibenik. Sulmuesi kuqezi...
Prej më shumë se dy vitesh Albi Alla është transferuar në Ki...
Elseid Hysaj është një lojtar i lirë pas pak më shumë se një...
Ndryshon axhenda e finales së Kupës së Shqipërisë. Sfida ku ...
Ditën e sotme, Komisioni i Disiplinës mori vendimet për sa i...
Migen Memelli mund të quhet padyshim heroi i Skënderbeut kët...
Migen Memelli finalizoi zyrtarisht një punë të jashtëzakonsh...
Mario Mandzukic ka konfirmuar largimin nga Milani. Milani ar...
U zhvillua ditën e sotme mbledhja online e Komitetit Ekzekut...
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është renditur krah yjeve ...
Të jesh 90 minuta larg titullit, është e pashmangshme që të ...
E ardhmja e Xhanluixhi Bufonit është e gjitha për t’u vendos...
Luis Enrique ka bërë publike listën e lojtarëve të kombëtare...
Dinamo ia doli në këtë sezon të ngjitet në elitë dhe nga sez...
Shqipëria U-21 do të luajë kundër Andorrës U-21 në kualifiku...
PSG fitoi 0-2 në ndeshjen e djeshme ndaj Brest, edhe pse kjo...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...