Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Tashmë në “garën” për kryetar të PD, janë rregjistruar 4 persona.
Fatbardh Kadilli ishte i pari që vendosi gurin në rradhën e kandidaturave, me nxitimin e njeriut që ka frikë mos mbaroheshin biletat.
Fatbardh Kadilli të paktën deri 12 orët e fundit nga shpallja e listave për kandidatë për Deputet, konsiderohej si njeri i afërt i Lulzim Bashës. I dërguar prej tij në disa degë PD-je.
Pa asnjë orientim mbi terrenin, organizimin e partisë dhe mënyrën e të bërit fushatë kundra kundërshtarit politik, papritur Fatbardh Kadilli, u gdhi një ditë si ëndërrues i postit të Kryetarit të PD!!
Sidoqoftë që prej atij momenti, Luli Basha ndihej i qetë. 1 “kandidat” e kishte siguruar. Çertifikimi i garës ishte i sigurtë, ndaj mund te vijohej me të tjerat. Platforma e Kadillit u lexua aq keq saqë të gjithë besuan se edhe atij dikush duhet tja kish vënë ta lexonte sekondën e fundit, pa të drejtë ndryshimesh.
Teza me ndryshime kushtetute e kodesh zgjedhore, që flisnin për halle të pazgjidhura të Lulit, por nuk flisnin për Fatbardhin.
Dalja me subjekte zgjedhore më vehte në zgjedhjet e 25 Prillit, kish bërë të pamundur kandidimin e Jozefina Topallit nga grupimi për shpëtimin e PD. Zëvendësuesja duhej femër ndaj Edit’h Harxhi mund të shtonte kortezhin e kandidaturave të nevojshme për plotësimin edhe të kuotës gjinore. Askush nuk e konsideron zonjën Harxhi si njeri që ka besuar ndonjëherë se dikush e ka pare si kryetare e ardhshme e PD. Edit’h Harxhi nuk ka në karrierën e saj asnjë përballje me përfaqësues të kundërshtarit politik, ku të ketë fituar Edit’hi. Të përfytyrosh pastaj që dikush që nuk mund dot në debat Elisa Spiropalin, të copëtojë Edi Ramën është humor zgjedhor.
Por partia ka vend edhe për nënkryetarët. Dhe kështu vendi i Jozefinës mund të plotësohej kollaj nga Edit’hi, pas rizgjedhjes së Lulit nga Edit’hi.
Platforma e kthimit të PD në ’91-shin pastaj, mund të justifikojë gjithshka në stilin e Edit’hit, por të besosh që PD duhet të fillojë të mendoje si në 1991- shin, kur jemi ne 2021, do të thotë të jetosh në nje realitet të ngecur diku mes kujtimeve të rinisë së humbur.
PD e 2021-shit duhet të ndjekë Shqipërinë e 2021, ndryshe fiton Rama qe po përfytyron Shqipërinë e 2025-ës.
Por nësë PD dikur ka pasur një grua nënkryetare, ka pasur efhe nënkryetar ndaj do të duhej edhe një burrë i “sprovuar”.
Edit’h Harxhi plotëson fuqishëm kriterin e Berishianes ndaj nënkryetari tjetër do të duhej Bashist.
Dhe si me magji, me stilin: “as Luli nuk e dinte”, “i ra si bombë”, “e mori vesh nga mediat” etj, si këto, që janë imitime të shëmtuara të skemave të Berishës, u shfaq Agron Shehaj.
Ortak me kunatin e Luli Bashës, ndaj edhe për këtë fakt i pabesueshëm si rezervues surprizash për Kunatin e Kunatit, Agron Shehaj, ish-deputeti i Bashës që në daljen e tij të parë në foktoren e Kuvendit gajasi gjithë dynjabë, papritur edhe ky njoftoi për ëndrrën që kish ca dit që e linte pa gjumë.
Dhe deklaroi kandidaturën për kryetar. Me një fjalor të varfër, që kultura e të ndjerit biznesmen i fuqishëm në një vend të varfër, ja ka tharë edhe më shumë si kartë paraje. Portalet pranë Bashës, nxituan të sqarojnë të vetët, që Goni nuk kandidonte vërtetë për kryetar. Por ishte çun yll për nënkryetar.
Dikur Edi Rama kishte rival Maqon. Luli ka zgjedhur 3 Maqo.
Ajo që bie në sy është se të gjithë po ja kërkojnë listat e anëtarësisë Lul Bashës. Kur posti që mbante deri 12 orë përpara shpalljes së listave për deputet, ja garantonte Kadillit, disponimin mbi listat.
Me detyra si sekretar në PD, minimumi ka përgjegjësinë e mungesës së databazës së anëtarësisë.
Të paktën për këtë pjesë mund të ndajë fajin me Lulin. Mbase për ta deturuar të ndreqë gabimin pas “garës” Luli si udhëheqës perëndimor që nuk mban inate ndaj Maqove, mund ta bëjë Sekretar të Përgjithshëm.
Dhe meqë “platformat” janë shkruar nga e njëjta dorë, Luli do i marrë gjith platformat e do i bëjë bashkë për tua shitir demokratëve si platformë bashkimi.
Pastaj anëtarësia do hedhë valle nëpër lista.
Sa për “kandidaturat”, as Maqot e Lulit dhe as Luli i Maqove, nuk është “Edi Rama” që i duhet PD-së.
Ndaj demokratët po ndjekin me indiferencë gjithë garën e konferencave të shtypit të Maqove.
Ndërkohë Rama po punon për Zgjedhjet lokale. Atij i duhet vetëm Luli./CNA.al
Kandidati për kreun e PD, Agron Shehaj i ftuar në emisionin ...
Kandidati për kreun e PD Agron Shehaj ka shpalosur platformë...
Aktivistja Evi Kokalari ka ngritur dyshime të forta pak më p...
KAS ka rrëzuar kërkesën ankimore të PD dhe LSI për pavlefshm...
Ibsen Elezi, kandidati që u përjashtua nga gara për kryetar ...
Ndërkohë që Partia Demokratike pritet të zhvilllojë zgjedhje...
Ministrja e Shëndetësisë ka inspektuar nga afër Pediatrinë e...
Largimet e njëpasnjëshme të Nasip Naços, Lefter Kokës dhe di...
Ditën e sotme, gazeta e përditshme “Panorama” ka publikuar n...
Zbardhen emrat e kandidatëve të Partisë Demokratike për qark...
Kryeministri Edi Rama është përplasur me ministrin Gjerman t...
KAS është mbledhur sërish për të shqyrtuar kërkesën për pavl...
A e meriton Lulzim Basha postin e kreut të PD-së?Pyetja do t...
Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Agron Shehaj ka...
Ish-sekretari i përgjithshëm, Arben Ristani ka dalë me një r...
Gjykata Kushtetuese ka marrë sot vendimin për përplasjen mes...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në rrjete...
Kandidati për kreun e PD, Agron Shehaj apo siç njihet ndrysh...
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, nga Përmeti ka deklaruar, s...
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha, duket se vuan së ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...