Protestat në Tiranë/ Eksperti i sigurisë: Prapavijë e huaj që e shfrytëzon dhe shumicë radikale në rrjete
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...
Dokumentari Unpublished në Euronews Albania hedh dritë mbi grabitjet në rrugë, në banesa dhe në biznese duke ju sjellë profilin e grabitësve dhe mënyrat e veprimit të tyre.
Sipas të dhënave nga policia në 3 vitet e fundit 1642 biznese dhe lokale, janë grabitur. Pra, nëse statistikën e shtrijmë përgjatë një viti kalendarik, çdo ditë në vendin tonë vidhet më shumë se një biznes.
Personat që kryejnë grabitjet fillojnë që në moshë të vogël dhe zakonisht janë ata me familje problematike tregojnë ekspertët.
?Kishte të mitur që kryenin grabitje dhe ata vinin nga familje të divorcuara ose fëmijë që ishin braktisur nga prindërit. Në fillim një pjesë e tyre kanë ikur jashtë shtetit duke u bërë vjedhës të rëndomtë dhe pastaj bëheshin grup,?- thotë Feruz Pulaj, ish-punonjës policie dhe burgjesh.
Problemi më i madh që vërejnë ekspertët është fenomeni ripërsëritës. Një grabitës vazhdon këtë veprimtari ose bën dhe krime të tjera edhe pasi dënohet një herë, dy apo shumë herë.
?Një person që është i sprovuar thotë do të kthehem prapë atje, nuk ka çfarë të më ndodhë më mua. Kam pasur një rast që kishte 16 herë 17 herë që ishte përfshirë në një krim të vjedhjes së vogël me shokët dhe kur doli nga burgu, ai u fut në shpërndarjen e drogës,?- shprehet psikologu ligjor Anduel Boçi.
Format e grabitjes kanë ndryshuar me kalimin e viteve. Në fillim grabitësit gjurmonin emigrantët, të cilët vinin në Shqipëri me para cash me vete.
?Nga viti 1991-1996 filloi që të vinin shumë të ardhura nga emigracioni dhe këta hajdutë i shihnin që kur kalonin në Kakavijë emigrantët. Kishte raste që i gjuanin kur niseshin nga Athina dhe i shoqëronin deri në familje ku dhe kryenin aktin e vjedhjes,?- tregon për Unpublished në Euronews Albania, Feruz Pulaj, ish-punonjës policie dhe burgjesh.
Grabitësit me kalimin e kohës kanë kaluar nga paratë e emigrantëve në sendet me vlerë të personave që pikasen si viktima më të lehta.
?Autori synon një person në rrugë, në një garazhd parkimi, park publik ose pranë një stacioni transporti publik dhe i marrin para në dorë, çanta, kuleta, telefona celularë, bizhuteri, veshje dhe pajisje të tjera të vogla elektronike,?- thotë avokati Edvis Gorishti.
Ekspertët tregojnë se grabitësit zgjedhin personat që do grabisin dhe momentin në të cilin do veprojnë.
?Grabitësit zgjedhin si viktima të tyre njerëzit e moshuar, të rinjtë, të dehurit apo dhe njerëzit që janë të shpërqëndruar kur janë në rrugë. Shumica e plaçkitjeve në rrugë ndodhin në zonat urbane,?- shton ai.
Në grabitjet e banesave apo bizneseve autorët nuk godasin në mënyrë rastësore, por marrin informacione para se të realizojnë vjedhjen.
?Pa pasur një të dhënë më parë një hajdut nuk shkon të vjedhë në një bankë apo në familje. Ata shohin mirë çdo lëvizje dhe zgjedhin momentin e duhur për të kryer grabitjen,? ? thotë ish-punonjës i policisë dhe burgjeve Feruz Pulaj për Unpublished në Euronews Albania.
Gjakftohtësia është arma që duhet të përdorni për tu mbrojtur nëse mund të jeni ju viktima.
?Duhet të ruani gjakftohtësinë sepse në ato momente je i marrë peng rrezikon jetë dhe nuk përballesh dot me disa persona. Unë kam qenë viktimë e një grabitje dhe kam qëndruar gjakftohtë, pasi grabitësit ishin të armatosur dhe qëllimi i tyre ishte grabitja,?- rrëfen Feruz Pulaj për Unpublished në Euronews Albania, ish-punonjës policie dhe burgjesh./euronews
Qyteti i Librazhdit është përmbytur mbrëmjen e sotme nga shi...
Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën na...
Një aksident i shumfishtë është regjistruar pasditen e sotme...
Sot Gjykata e Lezhës ka dhënë “arrest me burg” për 5 persona...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar dënimin e GJKKO-së, për is...
Një konflikt mes dy të rinjsh, ku janë përdorur armë të ftoh...
Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “arrest ne burg” për A.K.,...
15 vjeçari i arrestuar për vrasjen eEndri Mustafës në Shkodë...
123.460 paund dhe 280 sterlina janë sekuestruar dje në një f...
Tetë persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale...
Ka ndërruar jetë në spital pas 1 jave lufte me vdekjen 24-vj...
Është vetëdorëzohet në drejtorinë e policisë së Vlores Skerd...
Rihapja e hetimeve nga SPAK ka risjell sërish në vëmendje vr...
Një banesë në lagjen nr.1 të Pogradecit është përfshirë nga ...
Shkodra është mbërthyer nga krimi. Pothuajse çdo ditë nga qy...
Një ngjarje e rëndë u raportua dje se ka ndodhur në Mirditë,...
Në muajin Prill 2021 numërohen 104 aksidente rrugore nga 51 ...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për ekzekutimin e Endri Mus...
Gazetari Elton Qyno ka zbuluar detaje të reja në lidhje me v...
Ish- drejtori i Policisë, Arben Hajdarmataj, është i ftuar m...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...