web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Letër publike ambasadores Kim/ Pse SPAK nuk e heton këtë “peshk të madh”?!

19 Maj 2021, 11:36, Aktualitet CNA

Dje në emisionin Opinion në TV Klan, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ishte mjaft e drejtpërdrejtë, e qeshur dhe goditëse në gjithçka që artikuloi. Qëndrime të forta për zgjedhjet, pra që nga njohja e tyre dhe hyrja e PD-së në parlament, deri tek problematikat e tyre. Çështjet që lidhen me presidentin e Republikës, duke theksuar se asgjë nuk ishte personale, por se gjithçka ishte qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për të shkuar më tej te SPAK, institucioni kryesor i Reformës në Drejtësi, nga kush shpresohet shumë të ketë një aksion të vërtetë për ?drejtësinë?.Plas arma në lokalin e Blushit/ Luftë pas mesnate

Pra, të hetohet korrupsioni, krimi i politikës, zyrtarëve të lartë, por edhe krimi i organizuar.

Në fakt ambasadorja e mbështeti hapur kreun e SPAK, Arben Kraja, dhe me shifra ajo dha shumë detaje dhe pretendoi se ky institucion kishte punuar mirë. Në një kohë shumë të shkurtër ishin qindra çështje, kishte shumë persona nën hetim dhe gjithashtu nuk nguroi të akuzonte edhe mediat të cilat kishin heshtur për një rast në vitin e shkuar, për një biznes droge, të lidhur me median.

Të gjitha këto qëndrime të ambasadores janë të pritshme, qytetarët reagojnë, sytë i kanë nga SHBA, shpresa është e madhe pasi vetë Reforma në Drejtësi është një investim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri dhe shpresat janë të mëdha.

Por në këtë letër publike po i bëjmë një pyetje zonjës ambasadore. Pse SPAK nuk e heton Ben Blushin? A është Ben Blushi një ?peshk i madh??

Le të sjellim detaje.

Ben Blushi është drejtor i një televizioni, është një ish-politikan i cili plotëson çdo kriter për t?u hetuar nga SPAK, por Arben Kraja nuk e merr në hetim. Për këtë bashkëngjitur po iu sjellim edhe një dokument për të treguar se Ben Blushi është kallëzuar në SPAK për disa vepra penale të publikuara në media. (Dokumentet në galerinë më poshtë).

Ne, pra CNA.al, kemi qënë publikues kryesor të disa të dhënave të cilat janë fakte konkrete, në lidhje me denoncimet e bëra nga ne, për abuzime apo shkelje të ligjit, gjatë kohës që ai ka qënë politikan. Nuk mund të ndodhë në Shqipëri që të paguhesh me rrogë si politikan për më shumë se 20 e kusur vite dhe pastaj një ditë të bukur ikën, bëhesh drejtor i një televizioni, kap një media dhe pretendon se je një qytetar i lirë. Dhe ka ndodhur ç?ka ndodhur, nuk mban asnjë përgjegjësi.

E kemi sjellë me dokumenta, me deklarimet e pasurisë të Zotit Ben Blushi, ku kemi provuar se një pronë me një vlerë 10 herë më të lartë është deklaruar për vetëm 30 mijë euro dhe kjo pronë është blerë në Korçë, në qendër të qytetit. (Lexo këtu). Mund ta shikoni siç deklaruat zonja ambasadore se do të shkonit pas pak ditësh apo javësh.

Është një pronë e deklaruar për vetëm 30 mijë euro, kur vlera e saj është gati 10-fish dhe këtë nuk e kemi provuar me ekspertë, por e kemi provuar me një transaksion në objektin ngjitur, apo karshi, e cila është në pronësi të ish-vjehrrit të ndjerë të Zotit Ben Blushi. (Lexo ketu) E cila është në një vlerë shumë herë më të lartë dhe kjo pronë në aktin e shitjes ka edhe një firmë false. Dhe në rast se më lart deklarimin Zoti Blushi e kishte bërë vetë dhe ne e kishim verifikuar tek deklarimi i pasurisë dhe vlerën tek transaksionet e tjera të kryera në të njëjtin objekt, në rastin konkret kemi nxjerrë edhe një fakt tjetër. Vajza e tij nuk ndodhej në Shqipëri. Prona është firmosur gjatë kohës që ajo ndodhej jashtë dhe firma e saj është hedhur në një dokument.

Zoti Blushi nga ana tjetër ka edhe të tjera fakte. Është një sasi e pretenduar karburanti, një sasi e madhe me vlerë mbi 60 milionë lekë, e cila është marrë nga shoferi i tij me firmë tek një pikë karburanti për mjetin e Zotit Blushi dhe kjo e padeklaruar, gjatë kohës që ai ka qënë deputet.

Të mos harrojmë se Zoti Blushi është paguar me mandatin e deputetit deri në vitin 2017, kur dhe ka lënë detyrën dhe më pas ka marrë edhe përfitimet, pagat dhe të ardhurat që i takojnë për detyrën që ka kryer dhe funksionet parlamentare.

Zoti Blushi ka qënë ministër gjatë kohës së qeverisë së Fatos Nanos, kryetar i grupit parlamentar të PS-së gjatë opozitës së parë të socialistëve.

Pra, nuk është një ?peshk i vogël?, nuk është as askushi, por është një ish-politikan që duhet të mbajë përgjegjësi.

Ne përmendëm dy fakte më sipër, por ka edhe të tjera, konflikte pasurish, pronash në qendër të Tiranës, në Dhërmi prona të tjera të përfituara gjatë kohës që ka qënë në detyrë apo edhe më vonë.

Por, SPAK në bazë të ligjit duhet të hetojë zyrtarët dhe ish-zyrtarët. Pra, edhe Zotin Ben Blushi, gjatë kohës që ai ka qënë deputet, ministër, e të tjera detyra të rëndësishme publike.

Prandaj është koha për t?iu thënë të vërtetën në sy. Pse SPAK nuk e heton Ben Blushin?

Cila është arsyeja që Arben Kraja nuk ka kurajon të hapë hetimet për këtë politikan dhe ish-zyrtar, ish-drejtues partie?

Nuk mund të jetë askush i paprekshëm. Faktet janë fakte dhe provat janë prova. E në rast se mediat në verën e një viti më parë nuk folën për një trafikant droge në media, sërish edhe në rastin e Blushit, shumica e mediave nuk floën as për pasuritë e tij, as për firmën e falsifikuar të vajzës së tij, as për pronat e siguruara të tij, as për bëmat dhe gjëmat e tij. As për pallatet e ndërtuara në Tiranë në emër të ish-vjehrrit të tij, as për çështjet e shumta që CNA.al ka publikuar. SPAK nuk hapi asnjë hetim.

Për më tepër, Ben Blushi u kallëzua dhe SPAK e çoi tek Prokuroria e Tiranës.

Kush janë emrat e mëdhenj që duhet të hetohen?

Patjetër që duhet të jenë me dhjetëra, por ata mund të jenë ministra, ish?-ministra, kryeministra, ish-kryeministra, deputetë apo ish-deputetë, etj. Ben Blushi është një prej tyre. Edhe pse sot nuk është në post duhet të qëndrojë tek dera e SPAK-ut, dhe të japë llogari për gjithçka është denoncuar publikisht për çdo shkelje të ligjit.

Për çdo abuzim dhe që SPAK të jetë i ndershëm me shqiptarët dhe që taksat që paguajnë qytetarët amerikanë për Reformën në Drejtësi në Shqipëri të mos jenë thjeshtë dhe vetëm një fjalë, duhet të hetohet e vërteta dhe të zbardhet çdo qindarkë, çdo pasuri, çdo abuzim, çdo shmangje ligjore e gjithçka tjetër, e Ben Blushit si politikan dhe ish-zyrtar i lartë i shtetit shqiptar.

Si ai ka edhe dhjetëra të tjerë, pa asnjë diskutim, por ne si media e kemi investiguar, e kemi treguar ashtu siç kemi treguar me emër edhe Xhemail Pasmaçiun allias Ylli Ndroqin, pronarin e Ora News, kur askush nuk i?a thoshte emrin.

E kemi denoncuar edhe Ben Blushin. Kur askush nuk i?a përmend emrin.

E me të parin shkuam në gjyq, u përplasëm, u kërcënuam, u intimiduam, u akuzuam, kur në fakt hetoi SPAK, doli e vërteta dhe tashmë gjithçka tashmë i përket ligjit.

Në të njëjtën situatë ndodhemi edhe me Ben Blushin, ndoshta edhe më keq.

Prandaj, ka ardhur koha zonja ambasadore që të vërtetën ta shikojmë në sy. Arben Kraja nuk mund të bëjë sehir. As SPAK nuk mund të bëjë sehir. Faktet skandaloze të Ben Blushit, pra pasurinë e deklaruar dhjetë herë më pak apo sasitë e karburanteve të përfituara dhe të papaguara, apo padeklaruara aspak tek pasuria. (Lexo ketu) Pa folur për pronat marramendëse të vendosura në emra të personave të tretë.

Është koha që SPAK të hetojë Ben Blushin zonja ambasadore. Me dokumentin dhe faktet që keni bashkëngjitur mund t?i kërkoni të vërtetën e gjithçkaje që ne shkruam në këtë letër publike ndaj jush, kjo është një pjesë e të vërtetës ndaj kreut të SPAK Arben Kraja që nuk heton Ben Blushin./ CNA.al

 

Dokumentet-Ben Blushi shet biznesin në Korçë/ Zbulohet skema, si përfitoi dhjetëra milionë lekë

Ekskluzive dokumenti- Ja si grabiti Ben Blushi 6 mijë m2 në Dhërmi

Dokumentet-Ben Blushi shet biznesin në Korçë/ Zbulohet skema, si përfitoi dhjetëra milionë lekë

Nga Korça, në Vlorë/ Ben Blushi ?hajdut? tokash, si u pasurua me ardhjen e Rilindjes

Publikohet dokumenti/ Ben Blushi grabit pronën në bregdet, me ndihmën e Ramës

Ekskluzive dokumenti- Ja si grabiti Ben Blushi 6 mijë m2 në Dhërmi

Dosje për SPAK për Blushin/ Nga pallati i vjehrrit, pronat me vlera qesharake tek tokat në bregdet e Dardhë

Nga audio-përgjimi tek vënia në shërbim të Ben Blushit/ Faktet, që SPAK ka për të hetuar Artan Lamen

Kreu i SPAK ?zbrazet? te Ben Blushi/ Malltezi i nxjerr të palarat

Denoncimet e CNA.al/ SPAK merr në hetim ortakët e Ben Blushit dhe Vjollca Hoxhës

Ekskluzive-Skandali me falsifikimin/ Zbulohet kallëzimi i plotë për noteren Violeta Sulkaj dhe vajzën e Ben Blushit

Skandali-/ Ben Blushi bëri vajzën pronare duke i falsifikuar firmën (fakte dhe dokumente)

Kreu i SPAK ?zbrazet? te Ben Blushi/ Malltezi i nxjerr të palarat

Skandali/ SPAK merr në ?mbrojtje? Ben Blushin

Katër skandale dhe akuza që Ben Blushi si fsheh dot

Skandali/ Fshehja e pasurisë, Ben Blushi nuk deklaroi 65 milionë lekë karburant

 

 





Lajmet e fundit nga