web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Endira Bushati “kryqëzon” Bashën për aleancën me LSI/ “Dëmtoi PD-në, demokratët nuk e donin”

19 Maj 2021, 19:30, Politikë CNA

Rezultati i dobët i Partisë Demokratike dhe i opozitës së Lulzim Bashës, ka ardhur për disa shkaqe, sipas ish-anëtares së Kryesisë së PD-së, Endira Bushati. Ajo evidentoi për CNA.al disa prej tyre.

Bushati tha se ky dështim ka ardhur si pasojë e paaftësisë së Bashës, ndërsa përmendi edhe koalicionin me LSI-në, partinë e themeluar nga Ilir Meta dhe të drejtuar aktualisht nga Monika Kryemadhi. Sipas saj, aleanca me LSI-në e ka dëmtuar Partinë Demokratike.

?Koalicioni me LSI është koalicion i padëshiruar nga shumica e demokratëve, por i vendosur nga Basha pa konsultim e vendimmarrje forumesh të partisë. Ajo aleancë e dëmton PD siç u vërtetua dhe në këto zgjedhje!?, u shpreh ajo për CNA.al, ndërsa deklaroi se as PD nuk krijoi frymë bashkëpunimi.

?PD nuk krijoi frymë, nuk u shfaq si alternativë, ekip i dobët, pa ide dhe kryetar i pabesueshëm e pa personalitet- janë shkaqet e humbjes?, theksoi ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së./ CNA.al

Humbja e thellë e PD/ Endira Bushati: Ishte parashikuar, Basha i paaftë





Lajmet e fundit nga