web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Thoma Gëllçi përdor RTSH për qoka/ Me mandat të skaduar, por nuk del nga zyra

18 Maj 2021, 13:03, Aktualitet CNA

Radio Televizioni Shqiptar është një institucion publik, që mbahet me taksat e qytetarëve, ndërkohë nga ana tjetër ky institucion shihet si pronë private.

Mjafton të kesh lidhjet e duhura dhe nuk del më që andej, abuzon, shkel ligjin, nuk pyet për institucione dhe askënd.

Ky është rasti i Thoma Gëllçit, drejtorit me mandat të skaduar, që nuk del nga zyra e RTSH-së.

Që me 6 Maj 2021, Gëllçit i ka mbaruar mandati, Kuvendi ka njoftuar Bordin drejtues të RTK-së dhe ka shpallur vakancën. (Lexo këtu)

Sipas kësaj procedure Gëllçi duhej të ishte larguar nga zyra dhe më pas të futej në garë, nëse e do me çdo kusht atë post.

Në këto rrethana, ajo që po ndodh aktualisht në RTSH është qesharake. Pasi Gëllçi ka marrë ?peng? zyrën e RTSH-së, me justifikimin se po qëndron atje në zbatim të Ligjit.

Por se cilin Ligj po zbaton vetëm ai e di. Në pyetjen e CNA.al, një ditë më parë, Gëllçi nuk është përgjigjur.

Siç duket z. Gëllçi është qytetari amerikan që ka gjetur Amerikën në Shqipëri.

Por, me një ndryshim se në Amerikë, nëse të mbaron mandati dhe ti shkon në zyrë, të nxjerrin me shqelma përjashtë.

Ndërsa në Shqipëri mund të rrish sepse je miku i vëllait të kryeministrit.

Në Shqipëri mund të rrish se ke handikape ligjore, ndërsa një gazetar, qytetarë apo intelektualë do të dorëzonte çelësat e zyrës dhe do të dilte jashtë, për t?u futur sërish në garë dhe në rast se do të fitonte do të rimerrte çelësat e zyrës.

Pasi, ajo zyrë dhe ato çelësa nuk janë të drejtorit të RTSH-së, se është institucion publik.  Ato janë pronë e qytetarëve shqiptarë, nuk janë pronë private e Thoma Gëllçit që ka ardhur nga Amerika.

RTSH nuk është fishek në pajën e Gëllçit, por institucion publik në pronësi të qytetarëve, ku z. Gëllçi të paktën të tregonte se ishte aq qytetarë sa të dorëzonte çelësat dhe të largohej.

Pse nuk largohet?

Fakti që Thoma Gëllçi nuk le zyrën, tregon një detaj tjetër, se si një institucion publik po mbahet peng, për të kandiduar sërish.

Dhe për t?ia arritur qëllimin po qëndron në zyrë. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili humbet dhe nuk del nga zyra dhe po kërkon të rizgjidhet duke qenë kryetar në detyrë.

Ai mashtron duke thënë se s?ka kujt ia le mandatin se edhe nëndrejtorit i ka mbaruar mandati e të tjerat gënjeshtra si këto.(Lexo këtu)

Thoma Gëllçit edhe pse i ka mbaruar mandati, nga frika se mund të humbasë në garë, qëndron atje, që të bëjë qokën e tij, që të intimidojë anëtarët e bordit, sepse disa nga prej anëtarëve i ka zgjedhur vetë Gëllçi me mbështetjen e deputetit socialist Musa Ulqini.

Edhe ata anëtarë bordi me qëllim u zgjodhën pjesë e strukturës së RTSH-së nga Gëllçi dhe Ulqini që të ishin mbështetje për drejtorin në momentin që do të rizgjidhej.

Tashmë Gëllçi qëndron në zyrë thjesht dhe vetëm, për t?u rizgjedhur për asnjë arsye tjetër.

Ai kërkon të marrë detyrën e drejtorit nga zyra e drejtorit.

Pra kërkon një mandat tjetër pesë vjeçar, duke qenë  në pritje të mbledhjes së bordit dhe nga zyra e drejtorit për të bërë pazare dhe për të përdorur kleçka dhe instrumente si dhe duke shfrytëzuar postin që mban për të rimarrë edhe njëherë tjetër detyrën e drejtuesit të RTSH-së

Rasti i Gëllçit, i ngjashëm me atë të Bujar Leskajt

Rasti i Thoma Gëllçit është i njëjtë me atë të Bujar Leskajt, në kohën kur ishte në krye të KLSH-së dhe i mbaroi mandati.

Por ndryshe nga Gëllçi, Leskaj, dorëzoi çelësat, doli nga zyra dhe iku.

Pas disa muajsh me kërkesë të Presidentit  Ilir Meta, duke qenë se nuk po zgjidhej drejtuesi i ri, iu kërkua të kthehej në zyrë deri në zgjidhjen e Kryetarit.

Sepse zgjidhej nga Kuvendi dhe ky i fundit nuk kishte bërë shumicën e duhur për të zgjedhur drejtuesin e KLSH-së, i cili sot është në detyrë, Arben Shehu.

Edhe në rastin e RTSH-së, mund të ndiqej një praktikë e tillë, por Thoma Gëllçi nuk del nga zyra, s?pyet për institucione e ligje, por pret rizgjedhjen, duke përdorur të gjithë instrumentat që ia ofron posti i kreut të RTSH-së./CNA.al





Lajmet e fundit nga