Rama intervistë për CNN/ Përplaset me gazetaren për Zvërnecin: Duhet të më dëgjoni, sepse nuk ka projekt
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për CNN Inte...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për CNN Inte...
Kodi Zgjedhor parashikon që pavlefshmëria e zgjedhjeve në qendra të caktuara, mund të bëhet për shkaqe të shpjeguara dhe listuara në detaje.
Partia Demokratike ka qenë pjesë e draftimit të Kodit Zgjedhor dhe për pjesën që i takon rasteve të pavlefshmërisë nuk ka pasur asnjë pretendim.
Ajo që PD konsideron si prishje e marrëveshjes së 5 Majit, ka lidhje me ndryshime të dispozitave të Kushtetutës dhe Kodit, për sa i takon kushteve për koalicionet.
Nuk ka pasur lidhje me dispozitat për pavlefshmërinë.
Por me sa duket e vetmja gjë që kanë bërë drejtuesit e fushatave të PD në qarqe, ka qenë vëzhgimi i kundërshtarit dhe hartimi i kallëzimeve penale si kallëzimi i Fierit ku Gramoz Ruçi organizohej në një celulë kriminale me një roje shkolle.
Edhe për atë rast drejtuesit dhe kandidatët e Qarkut Fier nuk kanë aplikuar masat e parashikuara nga Kodi Zgjedhor për ndalimin e zhvillimit të aktiviteteve tek Komisioneri i Zgjedhjeve dhe as kanë kërkuar masë me gjobë për shkelësit (sipas PD) të dispozitave për zhvillimin e veprimtarive.
Në Fier dhe kudo gjetkë, kandidatët, thjesht kanë stisur kallëzime penale në funksion të prodhimit të statistikave.
Kallëzimet janë pa përmbajtje, pa prova, pa fakte, dhe me tekste fletërrufesh të vlefshme për retorikë politike por të pavlefshme si kallëzime penale.
Me shumë gjasë kandiatët nuk kanë bërë fare as fushatat respektive, aq të zënë duket të kenë qenë me fletërrufetë e depozituara ditë pas dite në Prokuroritë përkatëse!
Më pas, në ato që PD po i quan kërkesa ankimore në KQZ, rezulton që thjesht kanë listuar fletërrufetë dhe datat e depozitimeve të tyre në Prokurori.
Vetëm kaq!
Në tekstet e atyre që PD i quan ankimime gjenden tekste si ky më poshtë në dosjen e ankimimit për qarkun Gjirokastër:
“PS në qarkun e Gjirokastrës kishte drejtues politik Bledar Çuçin, i renditur i katërti në listën shumëemërore. Drejtori i Fushatës ishte shtetasi Arianit Arapi, ish-shefi i Policisë, i hetuar për lidhje me drogën dhe bandën famkeqe të Shullazit. Lidhja mes Çuçit dhe Arapit daton që nga viti 2017, kohë kur Çuçi kandidonte si deputet për qarkun e Gjirokastrës dhe Arapi mbante funksionin e drejtorit të Policisë së qarkut të Gjirokastrës duke u përfshirë drejtpërdrejtë në manipulimin e votave.
Sipas informacioneve zyrtare të SHISH dhe Policisë së Shtetit, ky shtetas në bashkëpunim me Andrea Çaushin, kushëri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Kalivaç të Tepelenës, madje kanë penguar forcat policore për të monitoruar këtë zonë. Ky shtetas së bashku me persona me rekorde të rënda kriminale nga Fushë-Kruja, të lidhur me bandën e Shullazit, si dhe me bashkëpunimin e drejtorit të Policisë Përmet Ermir Gërxhani kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike në Përmet?.
?Një tjetër person me rekorde kriminale është vëllai i kryetarit të PS Tepelenë, Dino Selimi, i cili ka shërbyer si transportues për narkotikët nga zonat malore të Tepelenës në qytetin bregdetar të Vlorës. Sokol Feruni është një tjetër person me rekorde të tmerrshme kriminale për kultivimin e narkotike që është përfshirë drejtpërdrejtë në fushatën e Bledar Çuçin. Ky shtetas në bashkëpunim me vëllain e tij dhe shtetasin Andi Shkurta janë të njohur për lidhjet e tyre kriminale.
Për shkak të lidhjeve të mësipërme këta shtetas kanë zbatuar një skemë kriminale të blerjes së votës. Sic jemi në dijeni në kohën kur Ministër i Brendshëm ishte Tahiri, prokurorët e Krimeve të Rënda dërguan në gjykatë një pjesë të anëtarëve të grupit, por shpëtuan Arianit Arapi dhe Ermir Grexhani, që ishin drejtues të policisë Gjirokastër dhe Përmet. Në shkurt të 2021 Arianit Arapi pasi ishte larguar nga Policia e Shtetit për shkak të lidhjeve me element kriminal, u emërua këshilltar i Ministrit të Brendshëm dhe drejtues i Fushatës së PS në Gjirokastër.?
PD ka harruar të lexojë Kodin Zgjedhor!
Nuk ka dispozita në Kod që paracaktojnë kriteret e dejtuesve të fushatave të kundërshtarit politik të PD!
Nuk ka dispozita në Kod që i japin kompetencën KQZ, që në funksion të kërkesave për pavlefshmëri, të zhbirilojë në historitë e jetës dhe karrierës së kundërshtarëve politik të PD.
Nuk ka asnjë dispozitë në KOD që të parashikojë si raste të pavlefshmërisë, karakteristika të lidhura me drejtuesit apo pjesëmarrësit në fushatat e kundërshtarit politik të PD. PD duket juridikisht shumë e lodhur në këto zgjedhje!/ CNA.al
Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike ka vijuar takimet m...
Kreu i Partisë socialiste Lulzim Basha ka vijuar ditën e sot...
PD ka paraqitur sot në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve...
Ish deputeti i PD, Ervin Salianji dështoi, në mënyrën më spe...
Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i KAS ku u diskutuan ...
Ish deputeti i PD Oerd Bylykbashi u shpreh se ai është një n...
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka...
Nga Esiona KonomiDisa skraparlinj i duartrokitën thirrjet e ...
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video në rrjetet soc...
Të lindur më: 21 Mars – 19 PrillFaza e Hënës ndikon tek ju d...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, është mosbesue...
Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ed...
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se kufijtë në bal...
Akademiku Artan Fuga ka komentuar mbi kërkesën e disa ish-pë...
Akademiku Artan Fuga ka komentuar për situatën post zgjedhor...
Nismës së kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës për shkarki...
Ekspertja e Komunikimit Erla Mëhilli ka kritikuar qëndrimin ...
Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka bërë një pa...
Partia Demokratike nuk duhet të kërkojë përsëritje të zgjedh...
Ish-presidenti Bamir Topi ka kritikuar dhe folur me tone të ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...