Kadilli mesazh demokratëve/ “Të ofrojmë një qasje dhe opozitë të re”
I vetshpallur kandidat për kryetar të Partisë Demokratike Fa...
Gazetari Sokol Balla duket se është lodhur nga emisioni i tij ?Real Story? ndërsa ka reflektuar duke marrë një vendim.
Balla bën me dije se pas katër vjetësh, e sidomos në fund të këtij sezoni të rënduar edhe nga pandemia ka vendosur të bëjë emisionin një herë në javë, çdo të enjte në ora 21:00, dhe jo 4 herë në javë siç ka qenë deri më sot.
?Sa herë mbyllet një cikël politik, po ashtu mbyllet edhe një cikël mediatik. Mediat reflektojnë, pas një rezultati politik zgjedhor, pasi ai rezultat tregon sesi mediat pasqyruan një realitet në katër vjet, dhe sesa ky pasqyrim ishte i përpiktë, me atë që doli nga kutitë e votimit.
Mediat, sidomos televizionet, e kanë për detyrë ta bëjnë këtë, pasi valët e transmetimit janë pronë publike. Televizionet vetëm i marrin ato me qira, në bazë të licencës që ata marrin nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, i mbiquajtur AMA.
Në këto katër vite secili prej televizioneve, por edhe ne si gazetarë, i kemi qëndruar pozicioneve tona, nisur nga bindja mbi të vërteten, bindjet politike, apo interesat e biznesit. Në fakt pozicionet duhen mbajtur vetëm nga bindja mbi të vërtetën.
Nëse i qëndron kësaj bindjeje, edhe nëse ke qenë gabim, ti reflekton dhe kërkon një tjetër pozicion në hapësirën mediatike. Unë e kam bërë këtë në 2005, në 2009 dhe në 2017. Dhe pavarësisht reflektimit, unë shpesh kam hapur vend, në emër të bindjes sime, se e vërteta është një fenomen cilësor dhe jo sasior.
Edhe gjatë këtyre zgjedhjeve, unë i kam qëndruar të vërtetës siç e kam kuptuar unë dhe siç e kam lexuar këtë vend, i cili me gjithë problemet që ka, është një vend i mrekullueshëm, me energji pozitive dhe që po ndryshon çdo ditë.
Ajo që ndodhi në 25 prill, reflektoi bindjen time, se alternativa që iu ofrua vendit, edhe nëse nuk ishte e gabuar, ishte e pasaktë, e paplotë dhe deri diku e pasinqertë.
Ka shumë vetë që e mbështetën atë alternativë, nisur nga qëllime të gabuara ose personale, ose disa të tjerë, nisur nga qëllime të mira, por me mjetet e gabuara. 25 prilli i provoi gabim, shumë nga koleget e mi. Arsyet përse, le t?i gjejnë ata vetë, në ndërgjegjen e tyre apo në llogaritë e tyre bankare.
Sigurisht ka raste përjashtuese, siç është opozicioni parimor dhe i pakompromis i Fatos Lubonjës, me të cilin unë replikoj në emër të faktit dhe argumentit, edhe kur nuk jam dakord me të. Sepse shijoj përballje inteligjente të ideve, edhe kur ato përjashtojnë njëra-tjetrën.
Siç adhuroj logjiken e Artan Fugës, vizionin e tij të saktë, filozofik dhe të pa interes në opozicionin që ai i bën së keqes, si fenomen dhe jo si emër e mbiemër. Por të gjithë të tjerët sot, që përdorën lirinë e shprehjes për qëllime politike ndoshta jo të vetin po të tjetër kujt, sot u duhen së paku të reflektojnë dhe të heshtin.
Por a po ndodh kjo? Jo. përkundrazi. Vazhdojnë në rrugën pakrye të mohimit të realitetit. Dhe nuk mund të kërkosh të ndryshosh një realitet, që ti refuzon ta pranosh. Përndryshe përfundon të besosh vetë, gjërat që i thua për të bindur të tjerët.
Dhe unë sot po jap një shembull sesi mund të reflektosh, edhe kur bindjet e tua provohen të sakta dhe të drejta. Duke filluar nga shtatori i vitit 2017 e deri më sot, programi im ka qenë katër herë në javë. fFatkeqësisht kanë mbizotëruar temat politike.
Por unë mendoj se pas katër vjetësh, e sidomos në fund të këtij sezoni të rënduar edhe nga pandemia, të gjithë kemi nevojë të marrim frymë thellë, dhe të reflektojmë. Siç tha Ilir Meta, të reflektojmë deri në shtator. Unë, në marrëveshje dhe komunikim me drejtuesit e televizionit, kam vendosur të bëj emisionin tim ?Real Story? një herë në javë, çdo të enjte në ora 21, këtu në Neës24.
Kjo, duke filluar nga data 1 qershor, e deri në 8 korrik kur të mbyllet sezoni i kuvendit. Pra, transmetimi katër herë në javë përfundon sipas kalendarit në 27 maj dhe duke filluar nga java pasardhëse, do jemi ?live? çdo të enjte në ora 21, duke filluar nga tre qershori.
Pastaj fillon kampionati europian, në korrik fillon dhe olimpiada, fillojnë dhe pushimet dhe me këtë pauzë të vetëimponuar shpresoj të kontribuoj në qetësimin e shpirtrave njerëzor, për të rifilluar sërish në shtator. I vetmi eveniment në të cilin ?Real Story? do të mungoje, do jetë gara për kreun e PD, pas 22 korrikut, po këtu kam përshtypjen, që mungesa ime në ekranin e News 24, nuk do të vihet re”, thotë Balla./CNA.al
I vetshpallur kandidat për kryetar të Partisë Demokratike Fa...
Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ...
Ministrja Belinda Balluku ka inspektuar nga afër ecurinë e p...
Ish koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi është ...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka filluar një tur pas humbjes së zg...
Gjatë takimit të sotëm në Lezhë kreu i Partisë Demokratike ë...
Kodi Zgjedhor parashikon që pavlefshmëria e zgjedhjeve në qe...
Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike ka vijuar takimet m...
Kreu i Partisë socialiste Lulzim Basha ka vijuar ditën e sot...
PD ka paraqitur sot në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve...
Ish deputeti i PD, Ervin Salianji dështoi, në mënyrën më spe...
Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i KAS ku u diskutuan ...
Ish deputeti i PD Oerd Bylykbashi u shpreh se ai është një n...
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka...
Nga Esiona KonomiDisa skraparlinj i duartrokitën thirrjet e ...
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video në rrjetet soc...
Të lindur më: 21 Mars – 19 PrillFaza e Hënës ndikon tek ju d...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, është mosbesue...
Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ed...
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se kufijtë në bal...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...