“Basha fushatë qesharake si i vetmi kandidat”/ Hoxha ironizon takimin e kreut të PD në Durrës
Ish nënkryetari i FRPD Lisandër Hoxha nëpërmjet një postimi ...
Nga Valbona Mezini
Po ti referohemi raportit të publikuar sot nga organziata e Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, panorama e zgjedhjeve dhe e ardhmja e vendit është vrastare për principet demokratike dhe të ardhmen e meritokracisë në Shqipëri e rajon.
Nëse i referohemi si të vërtetë këtij raporti ndërkombëtar, kushtet në të cilat hynë në garë elektorale partitë e reja opozitare, ishin vetë gijotina e tyre. Pa principe dhe pa garë, ky proçes zgjehdor mbetet thellësisht i kompromentuar.
Po të kiet parasysh se partitë e reja opozitare i qëndruan thelbësisht parimeve dhe programeve të tyre, bazuar tek vota e lirë dhe meritokracia, e patën të pamundur të triumfonin, në një kohë të qelbur ku leku i pistë tundoi nevojtarët dhe ngriti frymën e fituesit të paracaktuar.
Raporti ndërkombëtar i Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar vë në shënjestër Shqipërinë si vendin me paratë më të shumta të pista, që pastrohen në sektorët e ndërtimit dhe turizmit.
Sipas (Global Initiative against Transnational Organized Crime ? GI, fondet e siguruara kryesisht nga tregtia ndërkombëtare e drogës vijnë në Shqipëri për tu pastruar në sektorët e ndërtimit kryesisht duke e bërë sektorin një ndër më të lulëzuarit por edhe më të shtrenjtët për çmimet që ofron në metra katror shitje apartamente, dyqane e objekte të paluajtshme.
Studimi i institutit të Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar për rajonin e Ballkanit ?Analiza e flukseve të njerëzve, drogës dhe parave në Ballkanin Perëndimor?. https://globalinitiative.net/…/%C3%ABestern-balkans…/, referon se çmimet në kryeqytetin shqiptar pothuajse janë rritur mbi 50% në krahasim me vitin 2017. Në Podgoricë, p.sh., për të njëjtën periudhë çmimet ranë me 14%, duke zbritur poshtë 1 mijë euro. Në Beograd, çmimet u rritën me rreth 30%.
Ajo që të qartëson nga raporti është fati se ky raport paraqet një tablo të detajuar të çmimeve dhe rrugëve të trafikimit të drogës dhe emigrantëve përgjatë Ballkanit Perëndimor sikurse dëshmon fitimet që vijnë përmes rrugëve të trafikut të drogës deri se ku pastrohen paratë.
Në tre vite e fundit 2017- 2020, kryeqyteti shqiptar përjetoi një bum ndërtimesh dhe rritje të madhe të çmimeve të pronave. Çmimi i një metër katror në një apartament banimi mesatar në Tiranë ishte rreth 861 euro në vitin 2017. Por në vitin 2020, vetëm tre vite me vonë, çmimet pothuajse u dyfishuan duke arritur nivelin e 1400 ? 2 000 eurove për një metër katror.
Një tjetër qytet ku janë pastruar paratë në 3 vitet e fundit është qyteti bregdetar i Vlorës.
Sipas raportit pretendohet se në Vlorë, grupet kriminale, kanë investuar në sektorin e turizmit , duke përfshirë hotele luksoze në bregdet duke rritur çmimet për metër katror nga 600 në 700 euro për metër katror në vitin 2017, në bregun e detit në 1 000 euro në 1 200 euro në fillim të vitit 2021.
Krahasuar me vendet e tjera rajonale, Tirana është kryeqyteti me çmimet më të shtrenjta të apartamenteve që arrijnë deri në 4 mijë euro për metër kator për kullat e reja, ndërsa luhaten mes 1400-2000 euro në pjesën qendrore të qytetit.
Pas Tiranës, më të shtrenjta apartamentet janë në Beograd e Sarajevë, me rreth 2,500-2,700 euro për metër katror.
Sipas ekspertëve kjo rritje e lartë për metër katror nuk bazohet në kërkesën e ekonomisë reale ose rritjen e nivelit zyrtar të të ardhurave.
Sipas raportit në Tiranë, aktualisht janë planifikuar projekte shtesë luksoze në qendër të qytetit që nuk pasqyrojnë forcat normale të tregut.
Një agjent i pasurive të patundshme në Shqipëri ka shpjeguar se një përqindje e madhe e njerëzve që blejnë apartamente luksoze përdorin para të paligjshme dhe paguajnë me cash. Sidoqoftë, edhe kur pagesat nuk bëhen me para (por përmes sistemit financiar).
Ajo që mbetet shqetësim të cilin e evidenton ky raport është fakti që megjithëse kërkohet që transaksione prej më shumë se 10 000 euro të bëhen përmes transfertave bankare, kompanitë e ndërtimit bëjnë të mundur ndarjen e pagesave në këste të vogla me më pak se 10 000 euro secila dhe të deklarojnë një çmim fiktiv më të ulët se ai real, duke e bërë kështu të mundur që individët të fshehin origjinën e vërtetë të parave të tyre.
Por industria e ndërtimit vijoi të rritej edhe gjatë periudhës së pandemisë në vendin tonë edhe pse ekonomia reale pati tkurrje për shkak të kufizimeve. Instituti Shqiptar i Statistikave regjistroi nivel të lartë të sipërfaqeve të lejeve të ndërtimit në tremujorin e dytë të vitit 2020. Ndërsa në tremujorin e dytë 2020, ekonomia shqiptare u tkurr mesatarisht me 10.2%, aktiviteti i pasurive të patundshme vazhdoi të zgjerohej me 5.5%.
Një sasi më e vogël të ardhurash të paligjshme investohet edhe në hapjen e bareve e restoranteve. Sipas ekspertëve këto biznese janë veçanërisht të përshtatshme për të pastruar shuma më të vogla parash.
Kristina Amerhauser, një nga autoret e raportit ndërkombëtar të Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, specifikon se ?Paratë e pista, të gjeneruara dhe të pastruara në rajon, po mbajnë gjallë një ekosistem të krimit dhe korrupsionit?./ CNA.al
Ish nënkryetari i FRPD Lisandër Hoxha nëpërmjet një postimi ...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një...
Partia Demokratike paraqiti me 9 Maj zyrtarisht, kërkesën pë...
Kryetari i Komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit I...
Komisioni hetimor parlamentar ka zhvilluar mbledhjen për shk...
Përpara pak ditësh, në një portal që merr “lajme” nga PD, u ...
Kreu i PD Lulzim Basha, ka gjetur disa mënyra për të justifi...
Kreu i PD, Lulzim Basha pritet të zhvillojë në orën 11:00 të...
Ditën e sotme është mbledhur Komisioni Hetimor për hetimin e...
Edith Harxhi pjesë e “Grupimi për PD-në” ka folur për situa...
Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ed...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur sot ditën me një postim në ...
Ish deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka sqaruar se përse P...
Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume ka komentuar mbi kërkesën e ...
Kryeministri Edi Rama ka folur për vendet skeptike që nuk po...
Kreu i FRPD Belind Këlliçi ka folur mbi gabimet e Partisë ...
Të shumtë janë zërat që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës ng...
Kryeministri Edi Rama ka folur së fundmi për Euroneës rreth ...
Ish-Presidenti Bujar Nishani ka komentuar ankimimet e bëra ...
Kreu i FRPD Belind Këlliçi ka folur për zgjedhjet e 25 pril...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...