web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mashtruan dy qytetarë në Korçë dhe i morën paratë/ Arrestohet një burrë dhe një vajzë

11 Maj 2021, 10:02, Kronika CNA

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë të mundur ndalimin e shtetasit E. J., 36 vjeç, banues në Shkodër dhe shtetases M. T., 26 vjeçe, banuese në Trevllazër, Vlorë.

Shtetasi E. J. ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, iu ka marrë dy shtetasve në qytetin e Korçës, shumat 1800 euro dhe 800.000 lekë. Në momentin e ndalimit në rrugë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se ky shtetas ishte duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Pas verifikimeve, shtetasi E. J. ka rezultuar i shpallur në kërkim edhe nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, më datë 18.02.2021, për të njëjtën vepër penale.

Ndërsa ndalimi i shtetases M. T. u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet ka urdhëruar ndalimin e saj, për veprën penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se i ka marrë një shtetasi nga fshati Petran, Përmet, nëpërmjet mashtrimit, shumën 5000 euro.

Veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me këtë rast po kryhen nga Komisariati i Policisë Përmet.

 





Lajmet e fundit nga