Ambasadorja e re e Polonisë takon Metën/ I paraqet Letrat Kredenciale
Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në takim Ambasad...
Në Shqipëri është bërë standart, mosdhënia e dorëheqjes, jo vetëm kur dështon dhe humb, por kur edhe e premton.
Lista e politikanëve mashtrues dhe gënjeshtarë në vendin tonë sa vjen dhe shtohet.
Kulmi ka arritur në përgjatë fushatës zgjedhore të këtij viti, por një fenomen i tillë, është vërejtur edhe më herët.
Ka qenë ish deputeti i PD apo ish kreu u grupit parlamentarë i kësaj force politike, Edi Paloka, që vitin 2019, premtoi dorëheqjen.
Paloka me 14 Prill 2019, në rubrikën ?Opinion? në News 24 deklaroi se nëse kryeministri Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje pa opozitën, ai do të largohej përfundimisht nga skena politike.
?PD është rritur në sondazhe në pak kohë me 10 pikë. Ne po ecim si opozitë dhe rruga jonë është pa kthim. Vendimi politik nuk ka më ekstrem. Do të ecim me këtë formë, me revolta dhe me çdo mjet deri sa ta detyrojmë Ramën të realizojë zgjedhje të ndershme. Ne nuk do të lejojmë këtë. Nëse Rama zhvillon dot zgjedhje pa opozitën, unë do të dal nga politika dhe këtë po e them këtu?-deklaronte Paloka në atë kohë.
Zgjedhjet vendore të 30 Qershorit u zhvilluan, përfunduan dhe u legjitimuan, por Paloka, jo vetëm që nuk u largua nga politika, por ishte në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit.
Pra, tentoi të përforconte më shumë rolin e tij në politikë, duke synuar sërish karrigen e deputetit.
Kanë kaluar tre vjet nga kjo deklaratë, dhe Paloka del e flet ende si politikan. Mashtroi dhe gënjeu se do të largohej nga politika, nëse Rama do të zhvillonte zgjedhjet vendore dhe sot del e thotë se nuk do t?i ndalin betejat.
Një tjetër politikane po nga PD, që ka folur për dorëheqje dhe gënjeu është edhe Grida Duma.
Kjo e fundit ishte drejtuese politike në Bashkitë Kavajë dhe Rrogozhinë gjatë procesit zgjedhor të 25 Prillit.
Gjatë fushatës elektorale ajo deklaroi se do të dorëhiqej nga mandati i deputetes nëse humbte në këto Bashki.
?Erion Veliaj, të futet në listë, të konkurojë dhe të dalë përballë këtu me mua dhe nëse merr ai në Kavajë dhe Rrogozhinë 7 % të votave, ja këtu jemi brash dhe po iu them që une lë mandatin?, shprehej Duma.
Por, ajo humbi në të dyja bashkitë që konsiderohen bastion i PD-së, por dorëheqje nuk tha.
Njësoj si Paloka edhe Duma gënjeu dhe mashtroi demokratët, duke lënë të kuptohet se humbësit nuk njohin parime dhe nuk mbjanë dhe japin përgjegjësi për dështimin.
Politikanët gënjeshtarë nga PD tek LSI
Në kampin opozitar, pati dhe një tjetër zë që fillimisht përmendi dorëheqje nëse humbte.
Ajo ishte kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Gjatë një interviste në Syri TV, me 21 Prill 2021, pra një javë para zgjedhjeve parlamenetare, Kryemadhi u pyet nga drejtuesi i emisionit Çim Peka, nëse do të jepte dorëheqje në rast humbjeje.
?Me çfarë rezultati të LSI-së e konsideorn dështim Monika Kryemadhi dhe mund të jepte dorëheqje nga drejtimi i partisë? e pyeti Peka Kryemadhin.
?Me një mandat më pak se ata që dogji?, u përgjigj Kryemadhi.
Në qoftë se ju merrni 18 mandate e konsideroni dështim dhe jepni dorëheqjen? është pyetur sërish Kryemadhi nga gazetari Peka.
Dhe përgjigjja e Kryemadhit ka qenë e prerë, ?Po?.
Por, Kryemadhit , ndryshe nga Paloka dhe Duma, i ka zgjatur gënjeshtra më pak.
Pasi kur e ka kuptuar çfarë ka deklaruar, ka reaguar duke thënë, ?ka kohë për dorëheqjen time?.
?Jeni mësuar që gjithmonë njerëzit të japin dorëheqje kur humbasin, nuk jeni mësuar që njerëzit të japin dorëheqjen dhe kur fitojnë shumë?, është shprehur ajo.
Kujtojmë se LSI, mori vetëm 4 mandate, shumë e shumë pak nga çfarë pretendonte Kryemadhi. Kjo e fundit që jo vetëm që duhej të dorëhiqej, por të thirrte mediat dhe t?i vinte kyçin LSI ?së, publikisht.
Ilir Meta në radhën e gënjeshtarëve
Presidenti Ilir Meta, në fillim të fushatës deklarohej për dorëheqje nëse fitonte Edi Rama.
?Mori Edi Rama 71 mandate? Unë më 26 prill do të jap dorëheqjen. Kaq do ta bëj, siç bëri Ramiz Alia. Nëse ai merr 71 mandate, pa prekur votën e popullit, unë do të jap dorëheqjen dhe unë do të kaloj në opozitë, sepse unë respektoj demokracinë?, shprehej Meta në fillim të muajit Mars në një emision në News 24.
Por, pavarësisht këtij premtimi Meta nuk e dha dorëheqjen. Madje, tashmë ai del dhe thotë se do të qëndrojë deri në Korrik të vitit 2022, kohë kur i mbaron mandate.
Meta vlerësoi procesin zgjedhor dhe më pas u tërhoq nga ato çfarë kishte thënë, duke folur për shit-blerje votash, ndërkohë që gjatë fushatës, në polici përfunduan njerëz të LSI-së dhe u shpallën në kërkim zyrtarë dhe një kandidat për deputet i kësaj force politike.
Pra, Edi Paloka, Grida Duma, dhe Ilir Meta janë në një rang. Të dyshuar si mashtrues dhe gënjeshtarë. Janë veprimet dhe deklaratat e tyre që u japin të tilla epitete dhe i bëjnë të pabesueshëm jo vetëm në sytë e militantëve të tyre apo simpatizantëve të tyre por në sytë e mbarë opinionit publik./CNA.al
Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në takim Ambasad...
Partia Demokratike ka bërë kërkesën në KQZ për të shpallur t...
Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratës së kryemini...
Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit kanë filluar “rrjedhje...
Preisdenti Ilir Meta thotë se fenomeni i rrezikshëm është nj...
Ditën e sotme në një dalje për mediat Kryeministri Edi Rama ...
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me mediat ...
Kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste do të fillojë...
Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga ftesa për bashkëpunim...
Dy javë pas zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama ...
Ish-ministri i Brendshëm dhe ish-kreu i Komisionit të Posaçë...
Agron Shehaj, është një personazh i futur në politikë nga bo...
Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një vi...
Ish-kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka ironizuar kr...
Dje në CNA.al u raportua lajmi se dy sekretarë të PD, ai i b...
Kryeministri Edi Rama është bërën nistalgjik ndërsa është kt...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar në KQZ rezultati...
Humbja e thellë e Partisë Demokratike ka bërë që shumë demok...
Gazetari Blendi Fevziu është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Do...
Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka ironiz...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...