Varianti i koronavirusit i zbuluar në Indi mund të ketë nxitur valën vdekjeprurëse
India ka thënë se varianti i ri i koronavirusit, i raportuar...
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha të enjten se Bashkimi Evropian është i gatshëm të diskutojë një propozim për të hequr dorë nga të drejtat e pronës intelektuale për vaksinat COVID-19. Ajo i bëri komentet ndërkohë që kompanitë farmaceutike janë shprehur kundër.
Presidenti i SHBA Joe Biden shprehu mbështetje të mërkurën për heqjen dorë nga patentat dhe negociatorja e tij e lartë për tregtinë, Katherine Tai, miratoi me shpejtësi fillimin e negociatave për këtë qëllim në Organizatën Botërore të Tregtisë.
Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus e quajti vendimin e zotit Biden ?një moment monumental në luftën kundër COVID-19? dhe tha se kjo pasqyronte “mençurinë dhe udhëheqjen morale të Shteteve të Bashkuara”.
Von der Leyen, duke folur në Institutin e Universitetit Evropian në Firence, tha se BE-ja është e gatshme të diskutojë çdo propozim për trajtimin e krizës “në një mënyrë efektive dhe pragmatike”.
“Kjo është arsyeja pse ne jemi të gatshëm të diskutojmë se si propozimi i SHBA për heqjen dorë nga mbrojtja e pronës intelektuale për vaksinat mund të ndihmojë në arritjen e këtij objektivi,” tha ajo.
Por kompanitë farmaceutike, të cilat kanë prodhuar vaksina kundër koronavirusit në një kohë rekord, thanë se propozimi mund të sjellë efekt të kundërt, duke prishur zinxhirin e furnizimit që është mjaft i brishtë.
Në vend të kësaj, kompanitë u kërkuan vendeve të pasura që t?i ndajnë vaksinat më bujarisht me botën në zhvillim.
Gjermania, fuqia më e madhe ekonomike e BE-së dhe që zotëron një sektor të madh farmaceutik, e hodhi poshtë idenë, duke thënë se arsyet e mungesës së vaksinave janë kapacitetet e prodhimit dhe standardet e cilësisë.
Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn tha se ai është dakord me synimin e Presidentit Biden për të mbuluar të gjithë botën me vaksina, por një zëdhënëse e qeverisë tha në një deklaratë se “mbrojtja e pronës intelektuale është burim i novacioneve dhe duhet të mbetet e tillë në të ardhmen”.
Federata Ndërkombëtare e Prodhuesve dhe Shoqatave Farmaceutike tha se heqja dorë nga patentat do të inkurajojë prodhuesit e rinj, të cilëve u mungojnë njohuritë bazë dhe masat e mbikëqyrjes.
Një nga këto firma, Moderna, e cila kishte hequr dorë nga të drejtat e saj të patentës qysh në tetor, vuri në dukje të enjten mungesën e kompanive që janë në gjendje të prodhojnë me shpejtësi një vaksinë të ngjashme dhe të sigurojnë miratimin e saj./ VOA
India ka thënë se varianti i ri i koronavirusit, i raportuar...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka regjis...
Organizata e fuqishme kriminale është përballur me një seri ...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e vazhdon turneu...
Ministri i Jashtëm kroat Gordan Gërliq Radman ka njoftuar se...
Nivele të thella të urisë kanë prekur të paktën 155 milionë ...
Kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi të mërkurën rëndës...
Presidenti Joe Biden të mërkurën shprehu mbështetjen e tij p...
Kanadaja autorizoi përdorimin e vaksinës Pfizer kundër koron...
Kosova mbetet vendi i vetëm në Evropë që ende nuk ka mundur ...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi...
Bordi pothuajse i pavarur mbikëqyrës i kompanisë Facebook, p...
Kanë kaluar 18 muaj që nha shpërthimi pandemisë së Covid, nd...
Avokati mbrojtës i ish-oficerit të policisë së Mineapolisit,...
Ministrat e Jashtëm nga Grupi i Shtatë vendeve të industrial...
Presidenti Joe Biden po vendos një objektiv të ri për imuniz...
Ndërsa lë pas 100 ditët e para të presidencës së tij, Joe Bi...
Dialogu me Serbinë është një temë shumë e rëndësishme në rea...
India vazhdon të përballet me një situatë tejet të vështirë ...
Katër viktima dhe 75 raste të reja me koronavirus u raportua...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...