Senati amerikan sjell projektligjin e rishikuar për sanksionet ndaj Rusisë
Një grup senatorësh dypartiak në Shtetet e Bashkuara e par...
Një grup senatorësh dypartiak në Shtetet e Bashkuara e par...
Analisti dhe gazetari Lutfi Dervishi ka komentuar mbi deklaratën e Partisë Demokratike që nuk do ti njohë zgjedhjet, por që do të hyjë në Parlament.
Ai shprehet se PD do të marrë vendet që ka fituar nga përballja elektorale dhe do të vijojë me denoncime ndaj parregullsive të pretenduara.
Dervishi shton se kreu i PD Lulzim Basha gjatë fushatës i është shmangur pyetjes se çfarë vendimi do të marrë në rast humbjeje duke u shprehur shumë i sigurt për fitoren.
Ai lajmëroi se ditën e sotme në Sonte në emisionin Përballë do të jetë i ftuar ish Presidenti Bujar Nishani i cili do të flasë për leximin që ai ka për humbjen më 25 prill dhe idetë dhe planin për ringritjen e Partisë Demokratike.
Postimi i plotë:
?Duartrokitësit e humbjes? dhe ringritja e PD-së!
Partia Demokratike ka deklaruar se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, por ka përjashtuar mundësinë e bojkotit të Parlamentit të ri që do të konstituohet, pas 4 muajsh më 9 shtator.
E thënë troç, PD do të marrë vendet që ka fituar nga përballja elektorale dhe do të vijojë me denoncime ndaj parregullsive të pretenduara.
Politika e deritanishme e partisë më të madhe të opozitës duket të jetë një pranim i heshtur i zgjedhjeve dhe në të njëjtën kohë një kontestim i zhurmshëm i zgjedhjeve.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka paralajmëruar që javën tjetër do të nisë një tur ?faktmbledhës? në rrethe, ndërkohë që gjendet përballë kërkesës së kritikëve për të marrë përgjegjësinë për humbjen e radhës dhe për të dhënë dorëheqjen.
Z. Basha në fushatë i është shmangur pyetjes për vendimin që do të marrë në rast humbje. Ai është shprehur i bindur në fitoren e 25 prillit. Optimizmi për fitoren shoqëroi opozitën deri në momentin e mbylljes së kutive dhe entuziazmi arriti kulmin me daljen e disa exit polleve që paralajmëronin një fitore të opozitës, të paktën në kryeqytet.
48 orë më pas, pa u mbyllur numërimi i votave, por kur u bë qartë se rezultati nuk mund të ndryshohej, u artikulua kërkesa për dorëheqje të kryetarit të PD-së.
Ndërkohë që në grupin e kritikëve të zotit Basha dallohen qartë individë të zellshëm që ?duartrokasin humbjen?, apo dhe individë që nuk kanë më lidhje me PD-në, zëra autoritarë si Bujar Nishani kërkojnë hapjen e një procesi për ringritjen e PD-së!
Bujar Nishani, kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, dhe ish Presidenti i vendit, në deklaratën e parë pas zgjedhjeve foli për dy pengmarrës. ?Edi Rama, -tha ai,- po mban peng Shqipërinë dhe Lulzim Basha tenton të mbajë peng Partinë Demokratike?.
Zoti Nishani në mesazhet e tij publike gjatë kësaj jave ka theksuar se: ?PD duhet të lihet e lirë për t?u ringritur në madhështinë që i takon si Parti e Lirisë dhe Rinisë?.
Sonte në #Përballë ish Presidenti Bujar Nishani do të flasë për leximin që ai ka për humbjen më 25 prill dhe idetë dhe planin për ringritjen e Partisë Demokratike./CNA.al
Kreu i dorëhequr i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka sh...
Ditën e sotme KQZ zyrtarizoi rezultatin e zgjedhjeve të 25 p...
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibas...
Janë zbardhur detaje nga takimi i kreut të PD, Lulzim Basha ...
Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, kreu i PD-së Lulzim...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të mbledhë ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar mandatin e Zef ...
Ish presidenti Bujar Nishani vijon të jetë kritik nga vendim...
Petrit Vasili është rikthyer duke folur ashpër në lidhje me ...
“1,4 milion njerëz në Ballkanin Perëndimor janë regjistruar ...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një koment në rrjetet sociale, ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka komentuar mbi...
Eshtë e paprecedentë ajo që ka ndodhur në Vlorë me LSI-në, k...
Ish deputeti i Partisë Demokratike Eduart Selami ka reaguar ...
Ish-këshilltari i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takim me sh...
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali t...
Mbrëmjen e kaluar Grida Duma, e cila arriti të siguronte man...
Pasditen e sotme pritet që Partia Demokratike të zhvillojë n...
SPAK ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Moisi dhe Florian ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një grup senatorësh dypartiak në Shtetet e Bashkuara e par...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...