Dështimi i Bashës në zgjedhje/ Çupi: Çdo lider i një partie normale do kishte dhënë dorëheqjen
Analisti Frrok Çupi ka folur për zgjedhjet e 25 prillit dhe ...
Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës përllogariti se nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria në emigracion rreth 499 mijë persona, në një raport të fundit për migracionin neto të Ballkanit Perëndimor.
Ekspertët i morën të dhënat nga Eurostat për vendet e BE-së dhe nga vende jo anëtare të BE-së. Numri i emigrantëve për Shqipërinë u përllogarit nëpërmjet autorizimeve për lejet e qëndrimit të lëshuara për herë të parë nga këto vende.
56% e lejeve janë dhënë pêr arsye familjare, 17.5% për punë dhe pjesa e mbetur raportohet për arsye të tjera, ose studimi.
Shqipëria rezultoi me numrin më të lartë të emigrantëve në krahasim me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjën, Maqedoninë dhe Kosovën (shih grafikun bashkëngjitur).
Si faktor themelor, ekspertët e Vjenës evidentojnë nivelin e lartë të varfërisë, fenomen që shpjegon flukset e larta të emigracionit sidomos në Shqipëri dhe Kosovë.
Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet me nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë në rajon dhe me nivelet më të larta të varfërisë sipas Bankës Botërore e për rrjedhojë, kanë edhe flukset më të larta emigratore.
Një faktor tjetër janë rrjetet e diasporës, të cilat ofrojnë informacion dhe burime që lehtësojnë emigrimin.
Skemat lehtësuese që vendet perëndimore si Gjermania kanë krijuar për thithjen e krahut të punës janë një faktor tjetër.
Në Malin e Zi emigracioni i dekadës së fundit është tipar i popullsisë së re në moshë. Për të rinjtë e Malit të Zi janë lëshuar rreth 20 mijë leje pune gjatë periudhës 2010-2019, shprehen ekspertët e Vjenës. Shumica e lejeve të punës janë të natyrës sezonale, për punë në ndërtim, turizëm dhe tregti.
Në Serbi, profili i emigracionit tregon për largim të personave mbi të 30-at, kryesisht për qëllime punësimi.
Në Shqipëri ndryshe nga vendet e tjera të rajonit ka emigrim te të gjitha moshave, por është shumë më i theksuar në mesin e grupeve më të reja. Shqipëria përjeton emigracion neto për të gjitha grupmoshat.
Edhe në Bosnjë, emigracioni ka përfshirë të gjithë grupmoshat e popullsisë, por është më i dukshëm tek të rinjtë.
Papunësia e lartë e të rinjve, ribashkimet me familjet dhe arsimi shpjegojnë arsyet për emigrimin në masë të të rinjve.
Shkalla e papunësisë në grupmoshat e reja (15-19 dhe 20-24 vjeç) në vendet e Ballkanit është shumë më e lartë se në ato më të vjetrat.
Llogaritjet tregojnë se në Bosnjë, Serbi, Shqipëri, Kosovë, të rinjtë kishin gjasa të ishin të papunë dy-tre herë më shumë se moshat më të vjetra./Monitor
Analisti Frrok Çupi ka folur për zgjedhjet e 25 prillit dhe ...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas thirrjes së Pr...
Ministria e Arsimit pranon propozimin e Komitetit të Ekspert...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar zhvillimet e...
Në 25 prill ishte dita kur njerëzit duhet të zgjidhnin dhe t...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi gjatë ...
Pasditen e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “...
Sistemi politik amerikan u mundëson qytetarëve pjesëmarrjen ...
Analisti Frrok Çupi ka komentuar deklaratat e dhunshme të pr...
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibas...
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka bërë një analizë të situatës...
Policia njofton se është arrestuar në flagrancë shtetësia M....
Kreu i FRPD Belind Këlliçi deri tani ka dalë kandidati më i ...
Situata e rënduar nga numri i lartë i rasteve në vendin tonë...
Departamenti Amerikan i Shtetit reagon për zgjedhjet e 25 pr...
OSHE ka njoftuar se pas përfundimit të investimit për rikons...
Një 55 vjeçar nga Korça ka humbur jetën menjëherë në një aks...
Një askident shumë i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-...
Një përplasje e ashpër që ka degraduar në konflikt fizik ka ...
Gjykata ka vendosur dënimin arrest me burg për Arben Memën, ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...