web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rezultatet paraprake në rang vendi/ KQZ tregon kush parti kryeson

26 Prill 2021, 00:19, Aktualitet CNA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet paraprake në rang vendi të zgjedhjeve parlamentare.

Deri më tani janë numëruar 85 qendra votimi dhe në rezultate mbizotëron Partia Socialiste me 51.35% të votave.

Partia e dytë në renditje është Partia Demokratike me 38.16% të votave, ndërsa LSI-ja ka një rezultat më të dobët, pasi ka vetëm 7.47% të votave.

Sipas raportimeve, në qendrat e votimit nuk ka pasur incidente dhe procesi i numërimit po vijon me qetësi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga