web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD 'harron' të dërgojë numëruesit në Divjakë!

25 Prill 2021, 23:13, Politikë CNA

Zëvendëskryeministri dhe kandidati në qarkun e Fierit, Erion Braçe, ka dalë me një reagim pak minuta më parë, ku ngre shqetësimin për procesin e numërimit në Divjakë.

Braçe shkruan se numëruesit e Partisë Demokratike, nuk kanë shkuar ende dhe se kanë më shumë se një orë e 30 minuta që presin.

PS i kërkon KZAZ të vendosë me votë nisjen e procesit të numërimit.

“Kjo eshte cmenduri!

Ne Divjake kemi nje ore e tridhjete minuta qe presim Partine Demokratike te sjelle numeruesit per te numeruar votat!

Nje ore e tridhjete minuta!

Tani boll me;

PS i kerkon KZAZ te vendose me vote nisjen e procesit te numerimit menjhere!

Njerezit duan te lexohet e numerohet vota e tyre!

Numerimi eshte i monitoruar, live per kedo!”/CNA.al





Lajmet e fundit nga