web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bie lehtë rezultati i PS-së/ Ende në avantazh ndaj PD dhe LSI

25 Prill 2021, 23:02, Politikë CNA

Në këto momente është ulur lehtë rezultati i PS-së për zgjedhjet parlamentare të ditës së sotme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e para për 23 qendra votimi, nga të cilat rezulton se kryeson PS me 52.84% të votave.

Pas PS-së vjen PD me 37.57% të votave dhe LSI që po ashtu ka ardhur në rënie me 7.91% të votave.

Në ndryshim nga rezultatet paraprake të rreth një ore më parë, PS ka rënie me 5%, LSI me 2%, ndërsa PD është rritur me 6%.

Ndërkohë, procesi i numërimit po vazhdon qetësisht dhe deri më tani fatmirësisht nuk raportohet për incidente./ CNA.al





Lajmet e fundit nga