web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Numërohen 8 kutitë e para/ Kush e kryeson Tiranën

26 Prill 2021, 00:30, Politikë CNA

Ka përfunduar numërimi i votave në 8 kutitë e para në Tiranë.

Bëhet fjalë për 4 kuti votimi në Kombinat dhe 4 tek ?Shkolla e Kuqe?.

Në Kombinat në kutinë e parë PS  ka marrë 174, PD 124 dhe LSI 12 vota. Ndërkohë në kutinë e dytë, Partia Socialiste numëron 176 vota, Partia Demokratike 114 vota ndërsa LSI numëron 13 vota.

Nga kutia e tretë: PS 246 vota, PD 136 vota, LSI 33 vota. Ndërsa për sa i përket kutisë së katërt mësohet se votat janë ndarë: PS 216 vota, PD 118 vota dhe LSI 24 vota.

Ndërkohë tek ?Shkolla e Kuqe? në Tiranë janë numëruar 4 kuti: PS 570 vota, PD 522 vota, LSI 53 vota, PSD 33 vota, Boiken Abazi 21 vota, të tjera 34./CNA.al





Lajmet e fundit nga