web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncon Erion Braçe/ “Kriminelë të PD po terrorizojnë drejtuesen e PS në Fier”

25 Prill 2021, 06:20, Politikë CNA

Zëvendës kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, ka denoncuar sot, se kryetarja e PS në fshatin Shen e Premte, është terrorizuar nga anëtarë të Partisë Demokratike.

Ai ka akuzuar për ngjarje, Enkeleid Alibeaj dhe Saimir Koreshin, duke i paralajmëruar se do të bëjë kallëzim penal.

Më tej, Braçe u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë, e të mos i japin mundësi kriminelëve të kthehen në Parlament.

?Një tufë kriminelesh si Enkeleid Alibeaj dhe Saimir Koreshit kanë terrorizuar të gjithë zonën, kanë terrorizuar familjen e një gruaje që është kryetare e fshatit Shen e Premte. Do të shkoj atje, do të bëj kallëzim penal. E kanë kërcënuar se është drejtuese e PS aty. Shqiptarët të votojnë, mos t?i japin mundësi kriminelëve të kthehen në Parlament?, u shpreh Braçe./CNA.al





Lajmet e fundit nga